Ky është momenti kur një dre ka thyer xhamin dhe ka hyrë në një dyqan bojërash në Pensilvani, SHBA.
Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë, tregon momentin kur dreri hidhet brenda dyqanit, gati duke goditur një nga punonjësit, ndërsa copëza xhamash fluturojnë në të gjitha drejtimet.
Në pamjet më pas, ai shihet disi i hutuar brenda ambienteve të dyqanit, duke kërkuar daljen.