Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash ka bërë fushatë gjatë paradites së sotme në Kombinat dhe Unazën e Re, pjesë e njësisë administrative nr. 6 ku nga PSja kandidon Sajmir Tahiri.
Gjatë ecjes në këtë zonë, Basha është futur në disa dyqane dhe restorante dhe ka përshëndetur e takuar banorët e zonës.
Në një prej ambienteve një militant iu drejtua Bashës duke i thënë “hajde o komandant Luli hajde” dhe përgjigjja e liderit të opozitës ishte “erdha, erdha për fitore”.