Edhe pse hapja zyrtare u bë dje në mbrëmje, “Sheshi Skëndërbej” ka qenë edhe sot një nga pikat më të vizituara të Tiranës. Qindra qytetarë kanë shuar kureshtjen e tyre teksa kanë vizituar për herë të parë apo të dytë sheshin simbol të bashkimit të shqiptarëve.
Përveç sheshit i cili shërben tashmë vetëm si pedonale, interes për vizitorët e shumtë kanë qenë shatërvanët si edhe pjesa e gjelbëruara dhe pyllëzuar rreth sheshit. Natyrisht që nuk kanë munguar as grupe të shumta turistësh të huaj, duke e kthyer tashmë sheshin kryesor të shqiptarëve në një atraksion të mirëfilltë turistik.
Sheshi u hap dje në mbrëmje përmes një ceremonie madhështore, ku morri pjesë edhe kryeministri Rama, ndërsa grupe folklorike nga të gjitha trojet shqiptare mbajtën të mbërthyer deri në mesnatë mijëra qytetarë.
Ku eshte Skenderbeu!
Ne foton 4, Skenderbeu eshte ne sfond te çiftit me femije qe jane ne plan te pare
Na cate derrin me kete punen.e sheshit skenderbe!
Si saliu qe numeronte arritjet e bashes ne universitetet e evropes se e donte kryetar partie, ju doni te fryni erjon veliun per te zevendesuar ramen.
Jeni bere te gjithe si larot o me njerin o me tjetrin s’ka me dinjitet perpara lepirjes se kazaneve
Të duhen gjuslluke edhe ty si të gjithë ju “demokrateve” të vendit
Sheshi sheshi o popull leshi….
Politika u hodhi karamelen e rradhes per 4 vitet e ardheshme.
Tajaro,
Çfare brekësh ke veshur? Antiplumb? Se to duhej te ishe ftohur ne tajare me kohë, po kush e di ç’breke ke qe we nuk je ftohur dhe shkruan akoma. Mos i vesh nga koka mo?
Isha sot ne mengjes ne Sheshin Skenderbej. Per mua ishte bere dicka e shume e bukur dhe dinjitoze. Pashe edhe punonjesit e perkushtuar te pastrimit, te cilet jane dhe heronjte e heshtur te qytetit tone. Mendoj se cdo njeri qe kontribon ne permiresimin e standartit te jetes se qytetareve duket pergezuar duke filluar nga punonjesit, artikektet dhe inxhinieret deri tek stafi i bashkise me kryetarin Veliaj. Por ajo qe me beri pershtypje te keqe ishin bishtat e cigareve, facoletat dhe letrat te cilat ishin hedhur nga njerez te ndryshem qofte nga papergjegjshmeria apo injoranca e tyre. I lutem ketyre njerezve qe jo vetem ne kete shesh por ne te gjithe territorin e qytetit te bejne vetem ate qe nuk qe nuk bejne brenda shtepise se tyre, pra te mos hedhin vend e pa vend mbeturina.
Me vjen keq per ty ann se tani qe ka humb Skenderbeu per ty nuk mund te orientohesh