Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Komunikimi Javor” ka ftuar të gjithë shqiptarët pavarsisht bindjeve të tyre politike, që të votëbesojnë Partinë Socialiste më 25 qershor, e cila sipas tij është votë për një të ardhme më të sigurt.
Shefi i qeverisë, ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes në zgjedhjen e tyre pasi këtu nuk bëhet fjalë për “tepsinë” e ndarjes së pushteteve, por për të garantuar të nesërmen e Shqipërisë.
Rama renditi një sërë arsyesh se pse duhet votuar PS në garën e 25 qershorit.
Më tej, Rama foli edhe për partitë e tjera të cilat i konsideron si subjekte politike të “tepsisë” ku nënkupton pazaret për ndarje pushtetesh.
Numri një i socialistëve bëri me dije se subjekti që drejton është në luftë të vazhdueshme me partitë e tjera të cilat i bën përgjegjëse edhe për ngërçin institucional të krijuar.
FJALA E PLOTE
“Portën e drejtësisë po e hapim dhe do t’i hapim në katër vitet e ardhshme. Ju kërkoj të djathtëve të ndryshojnë, që të mos nëpërkëmben më nëpër zyrat e shtetit. Na jepni besimin që në 4 vite të ju rikthejmë dinjitetin.
Kemi bërë shumë në 44 muaj, por do të bëjmë më shumë në katër vitet e ardhshme. Shteti që ne duam duhet të ketë dy porta të hapura, portën e drejtësisë dhe portën e shërbimeve.
Këto dy porta që i janë përplasur njerëzve në fytyre prej 20 e kusur vitesh. Do t’i hapim katër vitet e ardhshme duke pastruar pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit.
Nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë, apo të ndryshojnë bindjen, por thjesht më ndihmoni për të mos u nëpërkëmbur më në zyrat e shtetit, na jepni mandatin të shkallmojmë derën e patentës, hipotekës, licencave, në emrin se cilit prej jush.
Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë më sistemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi. Sa prej jush kanë paguar nën dorë për patentën, kolaudimin e makinës? Nëse doni t’i jepni fund këtij zullumi, iu ka ardhur në dorë mundësia ta bëni me dorën tuaj.
Ne nuk duam më shumë pushtet për vete, por vetëm si mjet për të arritur qëllimin e madh, ta bëjmë Shqipërinë shtet. Këto parti dinë të mbijetojnë vetëm duke u ushqyer mbi kurrizin tuaj.
Na jepni mandatin ta bëjmë dhe ta fitojmë këtë betejë. Kam një bindje më të fortë se katër vite më parë se ky vend bëhet. Kemi shumë për të humbur nëse do t’i ndajmë votat si ushqim për gjelat e politikës shqiptare. Të bëhemi bashkë për të vazhduar rrugën që kemi nisur.
Nuk kam më asnjë motiv të rri në karrigen e kryeministrit si deri më sot, duke pranuar që administrata e shtetit të vazhdojë të rrijë peng i partive, duke pranuar që të marrë votat për një reformë për të bërë shtet të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionit për t’i lëshuar drejtoritë në këmbim të votës dhe deri tek pastrueset nëpër institucione. Votoni pa ngurrim numrin 2 këtë herë, sepse është momenti për të parë larg dhe për të shkuar sa më larg”, tha Kryeministri.
Shum qarte dhe paster, po a do ti therrasin endjes ky popull? Po ai injoranti atje ne Diber, qe nuk njihte njeri tjeter pervec berishes? edhe pse dukej qe ne surrat qe ishte teper i lodhur. Deri me sot se kemi degjuar ndonjehere berishen te flasi e te japi nje alternative per te bere shtet, por vec ka share e ofenduar koleget opozitar.
E per te pasur tepsine vetem per veti,nuk hezitoj me ba edhe marreveshje deshperuse edhe me horrin luli.Pfff…
besoj plotesisht ne sinqeritetin e qellimeve te tua zoti rama. jeni I motivuar fort nga deshira per te bere nje shqiperi qe hecen natyrshem dhe e pa sforcuar, me hapin europian.
jam I sigurte qe shumica e shqipetareve ju mbeshtesin ne rugen e nisur.
ju uroj suksese.