Pas suksesit në zgjedhjet elektorale të së dielës, me ç’rast Lëvizja Vetëvendosje (VV) dyfishoi numrin e votuesve, të mërkurën në mbrëmje një delegacion i VV i përbërë nga kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kryetari i VV, Visar Ymeri, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie.
Takimin e kanë konfirmuar për «dialogplus» disa pjesëmarrës si dhe burime ndërkombëtare.
«Në takim u lavdërua procesi zgjedhor, ndërsa delegacioni i VV e njoftoi ambasadorin se çfarë mendon Lëvizja Vetëvendosje të ndërmarrë në qeverisje me 40 pikat e programit të saj», tha njëri nga pjesëmarrësit në takim.
Ambasadori Delawie, sipas këtij burimi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës «do të bashkëpunojnë me atë qeveri që i siguron numrat, pra 61 deputetë».
Të martën Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri janë takuar me ambasadorët e Francës dhe Italisë, ndërsa të mërkurën janë zhvilluar takime me ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe me shefen e EULEX-it, Nataliya Apostolova.
Të hënën delegacioni i Vetëvendosjes ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së ambasadores së Gjermanisë (chargé d’affaires) në Kosovë.
Si rregull eshte e veshtire qe njerzit qe bejne luften te bejne edhe paqen. Ata jane shpirterisht kaq te magjepsur pas asaj qe kane bere ne kohe lufte, sa kjo behet pengese per menyren e ushtrimit te pushtetit ne kohe paqe. Perfshirja e tyre ne institucione te armatosura te nje shteti eshte zgjidhja me e mire dhe e arsyeshme e mundeshme. Tu lesh ne dore ndertimin e paqes, ata pa tjeter do te kerkojne qe kete ta arrijne nepermjet veprimeve te mbeshtetura ne nje deklarim te perhershem dhe konstant te forces. Dihet, paqja nuk ndertohet me muskujt e trupit, por me ato te mendjes.