Dako: Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, e vetmja rrugë për ndërtimin e shtetit që duam

14 Qershor 2017, 13:58Politika TEMA
Dako: Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, e vetmja rrugë për

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, z. Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, znj Klodjana Spahiu dhe z. Ledion Lako zhvilluan një takim me banorët e lagjes numër 3.

Gjatë takimit me banorët e kësaj lagjeje, z. Dako kërkoi votën e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste si e vetmja rrugë për të vijuar transformimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit që të gjithë duam.

“Jam këtu për tu kërkuar votën për Edi Ramën, votën për numrin 2, votën për kandidatët e Partisë Socialiste sepse mendojmë që është e vetmja rrugë për të vazhduar transformimin madh të Durrësit por edhe ndërtimin e shtetit shqiptar, ndërtimin e një shteti që të shkojë drejt Europës, drejt bashkimit Europian”, u shpreh z. Dako duke theksuar se “vetëm Edi Rama është njeriu i cili mund ta bëjë më mirë punën e kryeministrit. Dhe ky do të jetë principi i të gjithë prej nesh përpara se të shkojmë në votim”.

Nga ana e saj, kandidatja Spahiu u shpreh se “vota për Partinë Socialiste në datën 25 Qershor, vota për numrin 2, është vota për të ardhmen e familjeve tona, është vota për gjithë ata të rinj që kanë ambicie të jetojnë në Shqipëri, të punojnë në Shqipëri dhe të investojnë për vendin e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje