Kritika, jo vetëm e Berishës, Bashës, por edhe një pjese të shtypit, është drejtuar përgjithësisht në mungesën e investimeve publike të Ramës këto katër vjet të qeverisjes së tij. Në një emision televiziv, drejtuesi i tij, i kundërvuri Ramës si argument edhe faktin se në vitin 2009, Berisha kishte një rritje të ekonomisë prej 9 për qind. Këtë shifër nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Për mendimin tim, pas vitit 2008-2009, ekonomia e Shqipërisë filloi tatëpjetën e plotë dhe aty nga viti 2011, kjo ekonomi ishte duke dhënë shpirt. Dhe kjo tatëpjetë, kishte fare pak të bënte me krizën botërore që shpesh përmendet nga ata që theksojnë rritjen e viteve të mandatit të parë të Berishës.
Këtë gjë nuk është e vështirë ta shpjegoj dhe shpesh e kam përdorur vetë si argument më shumë se një herë. Privatizimi i bankave më të mëdha të vendit në vitet 2002 -2004, që shpuri në ardhjen e Raiffeissen dhe BKT, lejoi që në ekonominë e vendit të hynte një sasi e madhe parash në formën e kredive, që nuk ishin marrë kurrë deri atëherë në Shqipëri. Dhe kjo sasi parash erdhi jo vetëm nga individi, por edhe nga shteti. I pari në vitet 2006 -2008 dhe shteti pak pas kësaj periudhe.
Arsyeja ishte e thjeshtë. Investimet e privatit rezultuan përgjithësisht të gabuara, pra në kafene pafund, pika karburanti, restorante, ndërtime etj., etj. Duke e vëzhguar këtë proces, bankat e ndërruan politikën dhe filluan t’i japin kredi shtetit. Po dhe kjo taktikë rezultoi joeficente dhe pas vitit 2011 shohim një tkurrje të tyre dhe orientim të kredive më tepër jashtë vendit.
Po le të hyjmë në temën e artikullit.
Ka një rregull të thjeshtë, i cili zbatohet në të gjitha fushat, e jo vetëm në atë të qeverisjes së vendit. Në pozicionet e vështira çlirohesh dalëngadalë. Tentativat për të marrë inisiativa në këto pozicione thellojnë akoma më shumë katastrofën. Shembulli në Shqipëri nuk mungonte për këtë. Pas vitit 1992 deri në ’96 të gjithë e panë këtë lloj çmendurie që gati shpuri vendin në luftë civile. Po duket se përsëri asnjë nuk zuri mend dhe e përsërit të njëjtën skemë edhe në 2006-2009. Po kësaj radhe duke infektuar jo vetëm paratë e ardhura të individëve, por edhe bankave. Për mendjen time, kjo dramë sa ka filluar dhe Shqipëria do ta ndiejë atë shumë më gjatë sesa e mendon. Grupet e mëdha të biznesit që u krijuan këtë periudhë po lëngojnë dhe do të lëngojnë, duke tërhequr zvarrë edhe vendin për shkak po të investimeve analoge si ato të viteve ’92-’96.
Në marrjen e qeverisë më 2013-n, Rama ishte i detyruar apo jo, këtë nuk e dimë saktë, të likuidonte një sasi të madhe borxhesh që i ishte marrë privatit. Flitet për një shumë prej 700 milionë eurosh.
Po çfarë ishin këto para borxh në thelbin e tyre? Punë të mbaruara dhe të papaguara. Mundet që Rama të gënjejë, por mund të thotë të vërtetën. Për atë që kërkon të bëjë një analizë minimale logjike, unë besoj se do të mjaftonin dy vëzhgime elementare, që të kuptonim se çështja është më e thellë.
Mjafton të shikosh dy akse rrugësh për të kuptuar se politika e investimeve publike në Shqipëri, jo vetëm ka qenë thjesht e gabuar, por do të vazhdojë për kohë të tëra të pengojë qeveritë e ardhshme.
Aksi Durrës –Rrogozhinë që ka rreth 35 km distancë, jo vetëm u la gjysmë disa herë, po u ndërtua me një ngadalësi të atillë që përfundoi ndryshe nga Rruga e Kombit gati për 10 vjet. Vetë Rruga e Kombit, që thithi një sasi kolosale parash, do ende edhe 130 milionë euro për të mbaruar disa ura. Vetë mendoja se do të kërkonte shumë më tepër, për shkak të cilësisë së keqe të rrugës në shumë vende. Në thelb, nëse e shikon si të tërë Rrugën Durrës-Kukës, ajo ka vetëm një segment të përfunduar atë Milot–Rrëshen, edhe ky i survejuar dhe financuar nga të huajt.
Mund t’i shtonim këtu edhe Rrugën Tiranë–Elbasan që do të kërkojë po ashtu 100 milionë të tjera. Nëse Rama i ka gjetur këto para si për të përfunduar rrugën e Kukësit dhe atë të Elbasanit, po edhe bypass-in e Fierit, shuma që ai ka hedhur për investime publike, është rreth 1 milardë euro.
Kjo llogari nuk ka asnjë vlerë nëse nuk marrim parasysh militantët apo analistët që nuk para llogaritin dot shifra me 6 apo 7 zero nga pas. Problemi është më i thellë dhe për mua ka qenë nga shkaqet e respektit për Ramën dhe mënyrën si operon ai.
Ç’do të thotë që Shqipëria në planet e saj ka turizmin si prioritet kryesor?
Nëse do të vesh në Pogradec dhe rruga mbaron në Qafë-Thanë dhe pastaj duhet të llogaritësh të hysh në xhungël, do të thotë që nuk ke ide për të shfrytëzuar Pogradecin, apo Korcën, si qendër turistike. I njëjti shembull mund të merret për Beratin. Nëse autostrada mbaron në Lushnjë dhe deri atje duhet të kalojë një xhungël nga Durrësi në Rogozhinë, kjo do të thotë se nuk ke punë me turizmin në Berat. E njëjta histori është edhe për të vajtur në Vlorë apo në Sarandë. Nëse të mungon Bypass-i i Fierit, atëherë nuk e kuptoj si mund të thuhet se kërkon të bësh turizëm në Vlorë. Në këtë të fundit, pa mbaruar edhe ajo që quhet Transbalkanike, ishte vërtet një shëtitje nëpër xhungël.
Në thelbin e tyre, këto sasi parash për të mbyllur vrimat e pafundme, që la qeveria e kaluar, duke llogaritur paratë borxh që theksuam në fillim, mund t’ia kalojnë investimeve publike që përmend Berisha.
Nëse do të bashkoheshim me kritikën e Ramës, se Berisha nuk ka çuar asnjë rrugë deri në fund, nuk do të thoshim ndonjë gjë të re. Shembujt e mësipërm janë të mjaftueshëm për të ilustruar këtë kritikë. Po kritika për mua zhvillohet në një plan tjetër. Ai që ka parë qytetet e mësipërme që u përmëndën si shembuj turizmi, nuk është tmerruar vetëm nga mungesa e rrugëve që të shpinin atje, por edhe nga vetë qendrat e këtyre qyteteve.
Berati i sotëm nga ai 7 viteve më parë, megjithëse nuk është mrekulli siç duan ta paraqisin disa, po mund të quhet mbas mbarimit të rrugës që të shpie atje dhe i qendrës së tij, një destinacion normal turistik. Mund të shkosh deri në Pogradec, megjithëse, për mendjen time, këtë qytet e ka hedhur përfundimisht përdhe qeverisja njëzet e pesë vjecare e tranzicionit.
Ajo që nuk vënë re kritikët e Ramës është se nuk është problemi në paratë e hedhura për investime, por në efektin që krijojnë ato dhe së dyti teknika e të ndërtuarit.
Në sasinë e parave të numëruara më sipër, duhet të shtosh edhe ato për sinjalistikën e rrugëve dhe këto besoj nuk janë pak.
Në një përcaktim dikur, kam shprehur habinë duke krahasuar Berishën me Ramën nisur nga profesionet e tyre. Më është dukur gjithnjë se Berisha është piktor dhe Rama kirurg. Kjo nisur nga operacionet e bëra për të ndërtuar diçka deri në preçizion.
Në tërësi, kur shoh mënyrën e të punuarit të tij, më duket si një muzhik i urtë dhe i fuqishëm që kërkon që një punë e bërë, kur shikohet në fund, të jetë e plotë. Shumica e kritikëve të tij talleshin kur në Tiranën që mori në dorëzim, filloi të mbillte pemë. Po tani, rreth pesëmbëdhjetë vjet pas asaj periudhe, sheh që Tirana thuajse në të gjitha rrugët e saj që janë zgjeruar thuajse dyfish, është mbuluar nga pemët.
Një traditë që ia ka futur në gjak pasardhësit të tij si një mësues i rreptë duke urdhëruar hyrjen në çdo cep të saj.
Natyrisht që në ndërtimin e saj, edhe Rama ka bërë gabime, por nuk është e vështirë të dallosh një leje të dhënë prej tij dhe cilësisë së saj nga paraardhësit. Duke përfituar nga ai lumë kredish që u morën në periudhën 2006-2008, vetëm ai detyroi ndërtuesit që t’i pajisnin pallatet me rrugica të vogla, apo me pemë. Duke inicuar kështu një edukatë të re ndërtimi.
Siç e theksova dhe në periudhën që flasim prej tij, janë bërë gabime. Po kritikët duhet të shohin përtej Tiranës për të kuptuar se çmenduria kombëtare në këtë fushë nuk është vepër e tij, por e atyre që qeverisën këto njëzet e pesë vjet. Hidhini një sy Farkës apo më tej për të kuptuar këtë çmenduri. Në historinë tonë, pas Ahmet Zogut, vetëm Rama është më i qarti në një punë që bën dhe që e shton vlerën e një vepre publike.
Vlera e një investimi publik, nuk matet vetëm nga sasia e parave të përdorura në të, por edhe nga qëllimi të cilit i shërben dhe nga teknikaliteti i përdorur. A ka krahasim me ata që e kanë bashkëshoqëruar këto njëzet e pesë vjet? Për mua, jo vetëm Berisha, Basha apo Meta e Nano, që nuk krahasohet dot gjëkundi me të, por asnjë.
Ku e tejkalon Rama këtë xhungël politike!
SHUME E VERTETE , RAMA ESHTE I VETMI QE PO I KFHEN SHQIPERISE ,DINJITETIN E SAJ , TE GJITHA QYTETET TONA TE VOGLA , PO KTHEHEN TE VIZITUESHME , SI PER TURISTET E HUAJ ASHTU DHE PER TE RENDESHEM .
RAMA ESHTE PLOTESISHT I ESUAR PER TA MODERNIZUAR KETE SHTET .
PS. RAMA DUHET TE TREGOJE NE KETE 4 VJECAR NJE KUJDES PER FSHATRAT , ATA KANE SHUME NEVOJE QE TI NDIHMOJE QEVERIA .
Shpetim shume dakort me analizen. Por ki parasysh nje gje, qe edhe pallatet ne Tirane (flas per ato te dendurat dhe te shemtuarat) nuk i ka ndertuar Rama. Fevziu ne intervisten me Erjon Veliaj ju rikthye per te 20 here mashtrimit qe kur erdhi Rama ne Bashki ne 2001, rruga Komuna e Parisit ishte fushe me lulkuqe, nderkohe qe ne 2001 Komuna e Parisit ishte nje fushe e tmerrshme me karabinara dhe pallate ne shitje.
kjo eshte e vertete Shpetim . Berisha i mbushte mendjen Shqiptareve se kishte shtruar 10 000 km rruge nderkohe qe ne qytete si Pogradeci, Vlora , Berati, Permet apo Saranda nuk kishe rruge te shkoje lere pastaj te flisje per turizem ,, edhe ato rruge qe u shtruan ne ato kohe cilesia linte shume per te deshiruar,, duhet te mendojme te ndertojme rruge me standarte
Bravo Nazarko. Kjo eshte e verteta qe me Ramen nuk krahasohet askush.
BRAVO
Artikull analitik dhe real. Rama po e kalon vendin nga rremuja ne rregull, nga shemtite ne vepra arti. Tani mund te udhetosh ne kembe nga Kinostudios ne Kombinat app unazes se Tiranes nen hijen e pemeve ky njeri eshte punetor, korrekt dhe me shine., eshte ndryshe,.
E sakte Shpetim.
Per mua,Edi Rama e sfidoi, ne thelb dhe forme,mender-klasen politike te kaosit te organizuar te tranzicionit kriminal qyshse mori ,ne vitin 2000 dhe drejtoi ne menyre te shkelqyer (me nje mije shkopinj djathtas-majtas nen rrota ) Bashkine e Tiranes.
Me mandatin qeverises te 2013-2017 (pa e ndare nga mendja kasavetin e gjyles se topit lesh-e-list neper kembe) ai i mbylli pothuaj te gjitha plaget e krim-qeverisjeve para-ardhese dhe hodhi themelet e shendosha te normalizimit te Shqiperise;ne rend,energjitike,ekonomi dhe me rezultate historike ne politiken e jashtme.
Sot e me tej,jane Edi Rama dhe PS garantet me te besueshem te procesit te pandalshem te reformimit qilizme ne drejtesi ,implementimin serioz te Vetting-ut,mbylljen perfundimtare te tranzicionit dhe antaresimin me te drejta te plota te Shqiperise sone ne EU.
Nje analize e mençur nga Nazarko qe kushdo qe e shikon me syrin e njeriut dhe jo te djallit, do te thote: Sikur te vazhdonte keshtu Edi Rama, Europen do ta ndertojme ketu, pavaresisht se na duhet se s’ben te jemi pjese e saj.
Hahahaha Nazarko po shtrydh lecken e dyshemese qe ka ne vend te trurit te “mbroje” bemat e Rame Kokeboshit..humor i zi
Kukulla “te iluminuara” quhen sot nazarkot dhe raca e tyre.
Per ta ditur, “Illuminati” është një turme qensh, e vetequajtur qeveri- hije që “kontrollon” pothuajse çdo gjë nga politika !!!!!. Nazarko, Nano, Minxhozi, Balla (kyci i dores), Naim Cili etj
Një kukull “e Iluminuar” është një gjinkalle / grup / apo lloj tjetër insekti (vegjetojne ne zorren e trashe) që bën pikërisht atë për të cilën ai (ose ajo) i eshte thene te beje. Kjo mund të jetë për të promovuar debila te lindur si Rama, Tualet Balla, Shalesi, ose terhequr vemendjen ne debate pa lidhje etj. Pse ” Illuminati” Nazarko dëshiron që të nxise debatin shterpe dhe mbase “delet” të këndojnë këngët injorante te tij?
Sepse e genjen lecka e qelbur qe ka ne vend te trurit se ndikon drejtpërdrejt tek njerëzit. Psh si tek Lora qe i shikon kukullat e ‘iluminuara” si idhujt e saj kur masturbon dhe kur jashteqit.
Iluminati Nazarko, dëshiron që të gjithë të mos mendojnë për politikën, as ekonomi, as per edukim por droge dhe seks me orientim te ndryshem. Pse ? Se Edvin Narcisti paska tejkaluar xhunglen politike ?!?! Kjo është mënyra e tyre për të humbur mendjen e njerëzve larg nga ajo që duhet të jenë,… kështu që Edvinia dhe haremi i tij te munden te plotesojne epsh- planet e tyre në ofshore pa asnjë shqetësim.
O Nazarko ke kontrolluar prostatin kohet e fundit? Merr ca bar edhe ti per tu qetesuar, po jo nga ai i Shpetim Idrizit. Eshte cam ai dhe ta fut
Ndyresire e pusht, gjak i helmuar qe ne bark te nenes: ja, çfare pershtypje krijon ti zoteri qe merr emmrin e tjetrit dhe e perdor per sarkastiken tende qe bie ere gjiriz. Jazek te qofte! Thuaj ç’te duash, por me nje gjuhe se paku ne kufijte e normes, anonim i vrerosur! Autori i shkrimit ka dhene argumentet e tij, ti me ç’argumente e vesh gjuhen tende te felliqur! Mblidh mendjen e ndreqe kete shqipe te dale nga nje fyt i zagarepsur…