Gjykata e Lartë ka dënuar sot me 4 vjet burg gjyqtaren Majlinda Andrea.
Ajo akuzohej për korrupsion pasiv lidhur me marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, lidhur me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në zonën e Butrint.
Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion, por pezullohet vuajtja e dënimit në burg dhe iu caktua shërbim prove për 3 vjet.
Ndërsa për Odise Andrean bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea, gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg.
Për të dy gjykata dha edhe një dënim plotësues, atë të heqjes së të drejtës së ushtrimit të detyrës për 5 vjet.
Gjykata vendosi edhe konfiskimin e 50 mijë eurove që janë sekuestruar burrit të gjyqtares.
Kapso dënime! Të dhëna nga të korruptuar ndaj të korruptuarve. Turp për të ashtuquajturën drejtësi.