Politika qe nuk po i le te rinjte te rriten!

14 Qershor 2017, 13:44Blog TEMA
Politika qe nuk po i le te rinjte te rriten!

Brizida Gjikondi

Rinia është përherë anti-sistem, anti-pushtet, rinia është simbol i rebelizmit, i reagimit kundër pushtetit. Në reagimin e saj rinia është e pavarur, është kurajoze, është vendimtare. Rinia kurrë dhe prapë kurrë nuk mund të jetë hyzmeqare e pushtetit, aq më pak e një pushteti të korruptuar. Në momentin që ajo shndërrohet në hyzmeqare e pushtetit, nuk është më rini, por thjesht një hallkë shërbimi, një hallkë fasade, një hallkë përdorimi, një hallkë analfabetësh, që vihen nën këmbët e pushtetit, duke vrarë të ardhmen e tyre dinjitoze si qytetarë të pavarur dhe me integritet.

Të jesh hyzmeqar i një klase politike që ka moshën e të riut që i shërben, tregon që nuk është politika në funksion të të riut por e kundërta, dhe kjo është kriminale, kriminale jo vetëm për jetën e të riut në fjalë, por për modelin që mbart dhe mbarë rininë, që të nesërmen do të jetë e tashmja e atij kombi. Sa herë shikoj të rinj, të përdorur, të shpërdorur, të hedhur në luftëra mafioze pushtetesh, që ulërijnë, brohorasin, shajnë e mallkojnë për pleqtë e politikës që kanë mbi krye dhe për luftëra e pasuri që s’janë hiç të tyret, më kujtohet kontesha Elizabeth Bathory, kontesha gjakatare që namin në historinë e njerëzimit ia ka dhënë pasioni për të pirë gjakun e virgjëreshave që të zgjaste rininë e saj.

Të rinjtë në të gjithë botën përparimtare tërheqin zvarrë dhe e flakin politikën e vjetër dhe kurrsesi e anasjella. Klasa politike shqiptare po përpiqet që Shqipëria të banohet nga qenie të përkohshme, pa të shkuar, pa të ardhme, të banohet nga vdekatarë pa moshë, nga qenie pa rini. Nga qenie që kult kanë pasurinë e lehtë, injorancën “mirënjohëse” bindjen e verbër, dhe unë personalisht këtë e konsideroj krim kombëtar, krim historik ndaj shqiptarisë. Injoranca është ulëritëse në Shqipëri, është epidemi tashmë e ligjëruar. Shqipëria është një shtet që Akademinë e Shkencave e ka veç godinë prej muri. Është një shtet ku nuk studiohet asgjë. Nuk ka laboratorë, nuk ka eksperimente, nuk ka analiza, shpikje, patenta, kritika arti, kritika letrare, analiza historike, nuk ka revista letrare dhe shkencore, ka vetëm intriga politike, thashetheme dhe prostitucion vlerash kombëtare. Dhe në këtë terr kombëtar, kokat e krimit që janë dhe kokat e injorancës, po përpiqen që të shtojnë farën e tyre, me skllevër njomëzakë, duke vrarë të ardhmen e një kombi që nuk po ngre dot kokë. Jo vetëm listat për deputetë, por edhe programet zgjedhore janë tragjike këto zgjedhje; mjafton të shikosh këta dy elementë dhe do kuptosh sa e trishtë është situata. Listat janë të mbushura me hyzmeqarë të bindur, ndërsa programet zgjedhore janë inekzistente. Ka qenë shqetësim i kahershëm i imi përdorimi i rinisë për shërbim politik, por tashmë është kthyer në një tragjedi kombëtare, ku ndërveprojnë prindër injorantë dhe pronarë partish (e të mendosh që këta pronarë partish fëmijët e tyre i kanë gjetiu në harbim, larg shërbimit dhe poshtërimit), dhe shtimi i kësaj race është ogurzi për një komb. Nuk mund të konvertohet shpirti rebel, i bukur dhe pa pranga i një të riu me një ‘shkuma party’, një palë xhinse, as me një rrogë mediokre shteti; rinia s’ka çmim, dhe po u dogj ajo, ndodh çka filozofët e moçëm paralajmërojnë, që, çdo orë e humbur përgjatë rinisë është një mundësi palumturie për të ardhmen…

Ky shkrim, edhe pse mund të ndihet si emocional, për mua është një britmë shpirti për shpërbërjen e ardhmërisë që po na ndodh; rinia ambicioze po largohet pa rezistencë nga Shqipëria, ajo përtace dhe parazitare anëtarësohet në partitë e pronarëve të vjetër të politikës, ndërsa rinia rebele dergjet në Varrezat e Dëshmorëve.

11 komente në “Politika qe nuk po i le te rinjte te rriten!”

  1. shushica says:

    Gjikondi ..ke bere nje shkrim te shkelqyer ,ke zberthyer me pak fjale esencen e politikes shqiptare..Dua te bej nje paranteze ,jo per krahasim midis koheve…Te rinjte e kapercimit te viteve 60…70…edhe pse ishin nen nje sistem nje partiak ,pa mundesi zgjedhjeje …ishin absolutisht dinjitoze ….kishin ide ,kulture dhe deshire te jashtzakoneshme per te ecur perpara…Natyrisht kishte edhe servile ,por ne pergjithesi ata injoroheshin …Ndoshta ishte edhe merite e nje shtrese mesuesish dhe profesoresh qe vinin nga shkolla te famsheme perendimore por edhe lindore….Kur dikush merrte nje vleresim te pamerituar …shumica e shikonin me percmim…Edhe ata te rinj qe vinin nga grupe shoqerore te perndjekura ne komunitetin e te rinjve nuk perjashtoheshin ..ndaj tyre ne ambientin e lire nuk ndodhte qe te perjashtoheshin….
    Praktikisht sot lufta e klasave ka ndrruar vetem forme …punesohen sipas perkatesise partiake ,bejne karrire profesionale sipas perkatesise pariake,pushohen sepse i perkasin nje partie tjeter….dhe keshtu ,edhe pse nuk ka denime poltike,ka denime ekonomike morale ,sociale dhe psikologjike …Ky esht thelbi i berishizmit i cili nuk manifestohet vetem tek PD…ky eahte thelbi i shoqerise shqiptaree cila kaloi nga diktatura jo ne demokraci po ne anarkofashizem tribal …Per fat te keq do te duhen mbi 30 ..40 vite per zhdukjen e ketij fenomeni vdekjeprures…Rama po ben diçka ,por eshte vetem dhe utopisto liberal…

  2. Veli Stafa says:

    Shkrim i bukur ndergjegjesues !
    Bravo !

  3. Vesi says:

    Mire ben po per ke bertet dhe kush shpreson te te degjoje. Te rinjte e shohin politiken si zgjidhje. Zyrat e partive Jane plot te rinj qe propagandojne politiken dhe presin punesim pas zgjedhjeve. Nje dite pash Dash Shehin te shoqeruar nga 10 student qe ecte neper lagje. AI I perdor ata per tu futur ne parlament. Po studentet perse ecnin pas tij? C’ lidhje ka Dashi me ta? Eshte krimbi te te rinjte, qe besojne me teper te politika sesa te fuqia e moshes. A nuk u be Meta I fuqishem permes politikes? Prandaj i fton te rinjte ne partine e tij, qe te behen si ai: hajdut dhe te pasur.

  4. mirel says:

    Mire e ke Brizi. Qe te rritet nje brez me shprese per te ardhmen duhet karakter dhe integritet. Vlera qe rinia e sotme nuk i njeh.
    Sepse mori modelin e maskarait, tip i ri, qe u krijua pas 90’s kur turmat vandale shkaterroni. Shqiperine, dhe laviret qe kemi tani ne pushtet ferkonin duart dhe formonin aleanca te reja.
    Ja shiko dhe Sadikun qe ben gola dhe ja kushton jo kombit, por partise.
    Mund te jete djale i mire, po nje lavirllek i tille bythelepires eshte vdekjeprures per rinine. Dhe eshte shume normak ne kete shoqeri qe prodhon vetem zuzare. Model si Spiropapi psh. Nuk rri dot oa kakarisur sa here qe i del ne shteg ndonje anti Ramist.
    Dhe ky idioti futbollist i ngre lavde kesaj qeverie ne nje kohe kur futbolli dhe sportet ne Shqiperi jane aq te korruptuar saqe pazaret e felliqura te Dukez, te pagesave nen dore behen aq hapur dhe brutalisht sa nuk duket me te kete shenja sherimi si fenomen.
    Vetem perulje para maskarenjve.
    Brezi i ri. Nje brez i mendjes shkume.

  5. dhembeli says:

    Analize perfekte.
    Rinia pertace dhe parazitare antaresohet ne partine e LESH E LISE,pronari i te ciles eshte pasuruar me vjedhje.

  6. optimizem per vendin says:

    Mos e nxini kaq shume gjendjen. LSI po ve kandidat per deputet e sidpmos femra 18 e 19 vjeçare. Si thoni ju , ku e kane mendjen keto te perfaqesojne populli dhe te bejne ligje per te apo per vete? Qendroni me kembe ne toke dhe koke mbi shpatulla se kete s’e kam vendosur une por dikush tjeter qe s’ka force ta ndryshoje.

  7. Everteta says:

    Cdo fjal e sakte dhe e dhimshme per rinin tone duhet lexuar nga te gjithe ju lutem vereni ne face book well done ?

  8. shaqo says:

    LSI do qe te rinjte te behen direkt kryeministra, te pa shkolluar, si ai vet, sepse ata te pas 90-s nuk i perfunduan shkollat, hyne vetem ne greva per te rrezuar sistemin e rrezuar komunist.Sot, pa mbaruar gjimnazin marrin nje rroge 2 milioneshe, dhe fol ti pastaj, i qajne hallin popullit keto vocerrake, qe kur u thone ngrini doren, jane pronto, kur thone uleni, perseri pronto, se u mungon llogjika, qe nga i pari i tyre, se filloi pune direkt kryeminister, nuk u ngjit shkalle-shkalle ne politike, dhe tani si shalqin i papjekur, behet pishman qe ka votuar reformat, nuk i duken te mira, mbasi i ka votuar. Turp per te dhe ata qe e pasojne, por akoma me turp per ata qe e votojne.

  9. Ilir says:

    Nje reagim i drejte dhe qe godet sistemin e vendosur ne Shqiperi pas v.1990. Uroj t’ju lexojne sa me shume te rrinj !
    Ju faleminderit !

  10. Don says:

    Brizida ke bere shkrim brilant. Te falenderoj.

  11. eno says:

    Shum ndergjegjesues si shkrim per ate qe e kupton.
    Shum i bukur per ate qe e lexon…
    dhe shum i gjat per ate qe e shikon..
    I am lucky to read that.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje