Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

15 Qershor 2017, 20:07Blog TEMA
Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 Lorenc Vangjeli

Tre foto burrash me burra kanë “tronditur” këto ditë Tiranën, njëlloj siç drithërohej Tirana e dikurshme komuniste nga fotot pornografike. Nga fundi i viteve 80-të, shoferë të Eksport-Importit sillnin kontrabandë letra bixhozi me figurina seksi, të cilat përpiheshin nga tregu i zi me epsh demi në pranverë.

Basha me Trump, Blushi me një ish-të dënuar në Durrës dhe Rama me një të ri të arrestuar për vjedhje, kanë parë që emrat e tyre janë përpirë me epsh nga lexuesit e sotëm dhe votuesit e nesërm.

Basha vajti në SHBA dhe u kthye me fotografinë në çift me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kryetari i PD-së dhe opozitës ngjan me mendje të mbushur se fiksimi i atij çasti “dixhital”, njëlloj si të kishte vajtur në një vend të mirë, do t’i sillte më shumë fat, në politikë në përgjithësi dhe në zgjedhje në veçanti. Përkrahësit e tij u sulën me makina për ta pritur në Rinas a thua se po sillte me vete recetën e ilaçit që shëron në të njëjtën kohë tumoret, korrupsionin, Cannabis-in, variçet, mungesën e shpresës, kollën e mirë, analfabetizmin, shtatzaninë e parakohshme të burrave dhe naivitetin që është përherë shtatzanë.

Kritikët e Bashës thanë se ajo ishte një foto e paguar me rreth 20 mijë dollarë – çmimi neto pa taksë lobimi e bilete – në një takim për mbledhje fondesh. Pavarësisht se çfarë thotë një palë që duartroket e meket nga gëzimi dhe pala tjetër që përqesh dhe tallet, fotoja e dy burrave me gisht përpjetë, do të jetë një aktor më shumë në fushatë.

Mjafton dhe vetëm ky detaj, që e parë nga Uashingtoni dhe me sytë e Brukselit, Tirana politike të duket siç duan ta trajtojnë: një provincë e mjerë e groteske, njëlloj siç ishin dje tragjikë  indianët e Amerikës  përballë pasqyrave të evropianëve. Atëherë nuk kishte telefonë për të bërë “selfie”.

“Jo vetëm që është grabitës, por ky Ed Rama është edhe mik i ngushtë me hajdutë”! Me bindje të thellë e kanë thënë një gjë të tillë të gjithë kritikët e kryeministrit, të cilit ju botua një fotografi “e dyshimtë”: ka dalë me një ish-punonjës të kryeministrisë, arrestuar së fundmi nën dyshimin për vjedhje. Tek ajo foto kritikët kanë parë metaforën direkte të një pushteti hajdut. Bashkëpunëtorët e kryeministrit nxituan të botojnë dokumentin zyrtar të largimit nga puna kohë më parë të të arrestuarit. A thua se po të kishte qenë ende në punë ditën dhe vidhte dyqane natën, kjo do të ishte prova fatale për të gjithë se edhe kryeministri numëron natën ato që vjedh gjatë ditës.

Kaq sipërfaqësore është kjo histori propagande sa është pothuaj e pamundur edhe të shpjegohet se në fotografinë e Ramës dhe të dyshuarit për vjedhës nuk është as një i mirë që e ka skedinën penale të pastër dhe asnjë i keq sepse mund ta ketë “të pistë” nesër skedinën e tij penale. Janë vetëm dy burra që pozojnë pavarësisht fateve të ndryshme të njëri-tjetrit në një botë që po bëhet gjithmonë e më e rrafshët. Në një botë që po bëhet njëlloj si letrat fotografike ku stampohen me gjasë foto si ajo e tyrja. Në fakt, po të kishte fis të madh, po të kishte vjedhur shumë më shumë dhe po të ishte tip garipi me të shkuar në emigracion dhe katër-pesë emra, i arrestuari i djeshëm, katër vjet më parë do të kishte shanse të mira për të qenë ligjvënës.

Ben Blushi papritur e sheh veten të fotografuar me një ish-personazh të njohur të botës së krimit në Durrës. Blushi ja ka përmendur disa herë emrin në fjalimet e tij në parlament duke denoncuar se lirimi i tij ishte një akt korruptiv për qëllime politike. Në një përmbysje lerash, nga letra e fjalimit në realitet, Blushi shihet i buzëqeshur përpara kamerës fotografike. “Çfarë turpi! Ja fytyra e vërtetë e hipokritit Blush që ka dalë me banditin në foto!”. Kundërshtarët e Blushit nuk e lanë të binte përdhe fotoja për të treguar se kjo ishte prova e pakundërshtueshme që krimi dhe kryetari i LIBRA-s janë më shumë se dy kushërinj të parë ose miq të ngushtë. Ose në fund të fundit, së paku janë bashkëpunëtorë në zgjedhje.

Foto të këtij lloji sot prodhojnë histeri. Njëlloj si ato letrat pornografike të bixhozit që dje prodhonin epsh dhe një mundësi për të shtrydhur epshin e ndrydhur nën fanellatën e trashë të moralit komunist.

Propaganda për pesë qindarka sot është fiks në shtëpinë e saj. Kjo propagandë është një lumë i ndyrë që rrjedh njëlloj si gjithmonë. Në këtë rast ajo nuk bën pis Blushin, por me siguri duhet të bëjë të ndjehet keq intelektualisht çdo Ben, Ed e Lul në Tiranë. Edhe Lirin që deri më tani ka shpëtuar nga këto histori me histeri. Me të gjitha gjasat, edhe kritikët, edhe mbështetësit e tyre duhet të ndjehen keq për “derexhenë” ku është katandisur kjo punë. Madje edhe ata që janë të dashuruar me fotografitë, njëlloj si Kim Kardashian me fundshpinën e saj. Keq duhet të ndjehen padyshim më së pari ata që mendojnë se në shumicë, politika lokale është “fundshpinë”, ndaj dhe produkti i saj bën pis çdo tryezë shqiptari.

11 komente në “Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës”

  1. SHKODRANI says:

    HAHAHHA EDHE TI TE TEPSIA E METES METE VETEM HADUTI E FLORINIT E HAJDUTI ME PRESH NE DORE ILIR HAJNI TEKA I NERSHEM PO KU PASKE PA RA DHE TI MOR VAJMEDET PO MOS U MERZIT SE TI ME HAJDUTIN E FLORINIT DO TI MERRSH KOSURET SE TI SI KSHILLTARE E TIJ E PASKE MSU ME VJELL TYRPPPPPPPPPPP

  2. Anal-ist muti says:

    Ik ore topee ! Analist I Ilir mutit.

  3. Don says:

    Rama paska dale ne foto me nje vjedhes?! Dakord po si i behet kur Alibabai i LSI Ilir Meta eshte vete hajdut me ze dhe me figure dhe na del perdite ne fotografi si i behet. Meta del perdite ne televizor dhe permend fjalen “stabilitet” qe per popullin eshte ca e pakuptimte sepse populli i stabilizuar eshte. Populli shkrete shikon rrotull se ku e ka mangut stabilitetin. Por jo! Meta e ka fjalen per stabilitetin e taves qe ketij hajdutit te LSI te mos i prishet ekuilibri me nje dore ne bakllava dhe doren tjeter ne revani. Me kete rast z.keshilltar une di qe dinjiteti dhe morali vlejne me shume se nje sherbim vendi pune. Per ty ky paska qene cmimi qe i ke vene vetes? Fare i lire! Me kete i ke dhene dhe vleren vetes tende. Dhe kjo eshte zgjedhje jote. Ulu ne vend ke noten 4.

  4. Samiu says:

    Kur shet bythen hapur per 5 leke tek hajduti me ze dhe me figure mos u merzit kur te shajne ” O bythshpuar”. Me kete shkrim e fute veten ne nje pozicion fare te qarte politik. Mos dil me te besh rolin e analistit.

  5. Albi_I says:

    Ja qe nuk mendon keshtu Mero se i cili vetem fotot e Blushit dhe te Bashes kritikon, por eshte gati te mbroje Ramen edhe per shume me keq se kaq.

  6. Treviso says:

    Zoti Gazetare, sikur une te kiisha te drejte te vlersoja hartimin tend do te vlersoja me noten 4 e gjysem. Ti si gazetare o ben rrolin e injorantit ose je 10% i korruptuari i LSI-se

  7. Escobar Balili says:

    LIKE FLORIRI I VIRGJER…

    I kapur ne preshin 700 000 euro ne nje dore. Me ze e me figure !
    As nga policia e as nga SHISH-i… As nga Prokuroria e as nga kundershtaret politike…
    I kapur ne flagrance nga zevendesi i tij numri 2 ne LSI dhe numri 2 ne qeveri !
    E ne te pakten 32 video te tjera prej 87 gjithsejt nga Ana e tij, te ngjallura nga FBI Amerikane.
    I kapur ne flagrance nga bashkeshortja e vet Monika kur deklaroi me gojen e vet banjot luksoze per macen e vet ne Vilat milioneshe ne Gjirin e Lalezit , ne Tirane… palmat e sjella nga Arabia Saudite perreth sarajeve te saj…. milionat ne In e Ofshoret e Mafias nderkombetare.
    Il Capo dei Capi, Kapoja e kapove te Ngradetes dhe Coza Nostras shqiptare eshte i paster si kristali… I virgjer !

  8. artan says:

    Neqoftese te ka premtuar keshilltarin edhe ne presidence o Vangjel, do te keshilloja te mos e pranosh sepse Likja tashme e ka dhene doreheqjen me populizmin e tij ekstrem. Nuk e beson njeri se ky fshatar i pagdhendur do te beje partiakun grotesk deri me 23 korrik 24.00, ndersa ne oren 00.01 te dates 24 korrik, do te shndrrohet si me magji ne garant te unitetit kombetar.

  9. Shpiragu says:

    Nje gje eshte e sigurt per gjithe shqipetaret: RAMA ESHTE I VETMI POST KOMUNIST LEADER qe e mbron prapanicen tija dhe te gjithe sqipetareve me nje llamarine ku shkruahet: VETEM EXIT!

  10. Gjush Gjeli says:

    O vangjel qe hyn e del,
    Likes deren mos ja m shel
    Eshte gjel e permbi gjel,
    E ka lafshen lidhur me tel.

  11. korcari says:

    Doli edhe ky!neperkembesi i metes,ajde sihtir[sic thone edhe turqit]shejtan budalla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje