I paftuari i Uashingtonit

15 Qershor 2017, 10:28Blog TEMA
I paftuari i Uashingtonit

Basha me lobin grek

Nga Drini Kuqo

Ndërprerja e fushatës, 10 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, për një foto me Trump flet shumë për strategjinë e komunikimit të zgjedhur nga Lulzim Basha. i braktisur nga të gjithë ndërkombëtarët me radhë gjatë tre muajve të ngujimit në çadër, fotoja i shërben propagandës së Bashës, duke krijuar iluzionin e një marrëdhënie të privilegjuar midis tij dhe Presidentit Trump.

Megjithatë, që në pamje të parë, ka diçka që nuk shkon. Përtej buzëqeshjes protokollare të të dyve, një sy i vëmendshëm sheh që pas tyre, shfaqet një sfond i zymtë, një perde e rëndomtë blu, në të cilën nuk qëndron asnjë simbol kombëtar, asnjë shenjë që të tregojë për rëndësinë e këtij takimi.

Nëse Presidenti Trump do të donte të takonte Bashën për “qëllimet strategjike” që lideri i PD-së do të përpiqet të bëjë të besojë, a nuk do ta ftonte ai Bashën në Shtëpinë e Bardhë? Përse do të duhej që presidenti Trump të takonte Bashën në analet e një takimi me disa biznesmenë, ku në këmbim të një bilete 20 mijë dollarëshe, të gjithë mund të pozonin me Presidentin?

E vërteta është se Basha takoi Trump si biznesmen dhe sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, ai nuk ka qenë as i informuar se kush ishte interlokutori i tij.

Basha do të përpiqet të ilustrojë këtë takim si një shfaqje të mbështetjes së administratës së re amerikane për Partinë Demokratike, por le të ndalemi pak tek ky fakt. Me mënyrat e tij, Trump ka treguar se është gjithçka, përveçse një diplomat i sofistikuar dhe i pajisur me taktin që karakterizon këtë zanat.

Nëse do të ishim duke dëshmuar një ndryshim të politikës amerikane në Shqipëri, Trump me shumë gjasa do t’i ishte shmangur takimit miqësor me Ramën, pak javë më parë në NATO, e nëse do të donte të shihte një ndryshim qeverie në këtë vend, do të kishte ftuar zyrtarisht, e jo në analet e një forumi biznesi, Bashën në Uashington.

E gjithë kjo histori, ka edhe një tjetër element, të nisur që me vizitën e Bashës në Uashington, në ditën e inagurimit të Presidentit Trump, ku përsëri ai siguroi një pjesëmarrje mes turmës falë blerjes së një bilete të zakonshme. Edhe atëherë, Basha tentoi të siguronte një foto përkrah Trump, duke dështuar në misionin e tij.

Kanë kaluar gjashtë muaj, në të cilat makina e propagandës dhe lobistët e paguar në Uashington kanë punuar për të siguruar këtë foto. Më në fund, u sajua një motiv për të realizuar këtë shkrepje, por pavarësisht kësaj, mbetet i pandryshuar fakti se Basha, pavarësisht vizitave të tij, asnjëherë nuk ka shkuar në Uashington si i ftuar nga dikush.

3 komente në “I paftuari i Uashingtonit”

  1. alban says:

    Mentalitet shqiptar, i njerezve me aftesi te kufizuar. Basha, ashtu si shume te tjere, mendojne se duke pasur miqesi me njereze te medhenje, te rendesishem, me influence….do influencoj zgjedhjen sepse “miqte” mund ta ndihmoj Bashen ne se fiton zgjedhjet. Mentaliteti i “miqesise” eshte mentatilitet anadollak, ballkanik ku shume pune zgjidhen me miqesi. Trumpi eshte nje k*qe gomari e tarallak, si edhe Basha, Sali etj. Ne vendet Europiane (Gjermani, France…) e te tjera, shoqerimi me njereze si Trumpin shihet si dicka negative.

  2. spartaku says:

    Basha,po perpiqet te laj mutin me shurre..Ai e ka prishur mardhenjet me te gjithe nderkombetaret (europe e Amerike),dhe tani kerkon qe te shes pordhe duke bere perpjekje prej nje te vdekuri te rregulloi ate qe e ka prishur vete.Per çdo reforme qe eshte bere ne vendin ton,deri te reforma ne drejtesi,ai u ka then nderkombetareve,se nuk i njoh dhe une do beje punen time ata te bejne punen e tyre.Pra e dhjeu dhe kerkon t’a haj.Turp per Bashen dhe partin qe e mban ne krye kete karafil qe lyen floket me xhel.Per kete eshte ai,per te tjerat,te puthe halla ne te dy faqet.Eshte çun mamaje.

  3. Pervecse nje aktivitet bamiresie dhe nje nderhyrje e forte nga tre Senatore Republikan dhe kreret e Lobit Grek ne Amerike, shto dhe mbi 45-mije Dollare pagesa seksereve e zyrave te Senatoreve dhe Lobit Grek ne Amerike; fotoja e Lulezim Bashes me Presidentin Trump nuk ka asnje vlere protokollare dhe le pastaj politike. Levizja e Lulezim Bashes per 36-ore Vajtje-Ardhje per nje Foto me Presidentin US ne nje aktivitet rutine qe organizohet cdo vit ne US per bamiresi nga persona VIP ne US dhe jashte saj, per donacione ne Dollare, eshte per te trullosur ate perqindje qe nuk e don Lulezim Bashen dhe stafin e tij feminor e pa asnje vlere per PD e vertete. Shikoni me vemendje Foton dhe simbolin e bere nga te dy personazhet (me Regjisor super per SHOW, sic ka dashur Lulushi te behet Fotoja me shenjen gisht: OK…) dhe kupton nga sfondi, se takimi ka qene vertete i stisur thjeshte per nje Foto me cmim 45-mije Dollar (se si jane shperndare keto 45-mije Dollare, le te pyesi Media dhe Prokuroria, Fatmir Mediun, sekserin e pagesave per VIP_at ne US qe prej 18-vitesh…). Era do i dali jo vetem kesaj Fotoje, cmimit te paguar, por dhe emrave te seksereve dhe perfituesve. Edhe pak muaj, jo me shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje