Një luzmë mediash që rendin pas Ramës e kanë radhitur Lapsi.al, mua personalisht dhe bashkëthemeluesin e kësaj faqeje, Armand Shkullakun mes shokëve të Blushit që e mbrojnë atë edhe në një “ditë të zeze” si ajo e fotos me Lul Berishën (faksimilet poshte).
Fatëkeqësia e këtij lajmi që njësoj si ajo foto “scoop” u shpërnda nga zyra e shtypit të kryeministrit, është se ai përkon me të njëjtën mendësi që predikoi një ditë më parë Lulzim Basha. Pra edhe kryeministri edhe shefi i opozitës tani e kanë gjetur targetin që duan të godasin: Blushin dhe “shokët” e tij.
Vetëm ky përkim epitetesh dhe konceptesh që paralajmëron errësirën ku po na shpie koalicioni i madh, ku Rama do të vazhdojë me drogën, me koncesionet, me lejet e ndërtimit dhe me kriminelët e tij dhe Basha do të bëjë fresk me broçkullat e “Republikës së re”, flet qartë për vërtetësinë e përrallës së mbrojtjes së kreut të Libras për hir të miqësisë.
Por, për të qenë i vërtetë personalisht, unë dua të pranoj publikisht se: po, e kam mik Blushin. Kam ndarë me të një pjesë të madhe të arsimimit tim që në vitet e para të shkollës e deri në universitet. Kemi qenë së bashku në të njëjtën anije, tek gazeta Koha Jonë e viteve më të vështira dhe të errëta të regjimit të Berishës.
E kemi ruajtur miqësinë edhe më pas, megjithëse rrugët tona u ndanë dhe ai e braktisi gazetarinë për t’iu dorëzuar politikës, pas vitit të tmerrshëm ’97.
Por, kjo miqësi gjithmonë e pandryshuar nuk na ka ndaluar asnjëherë të kemi shpesh divergjenca të thella dhe kundërshtime të paepura. Kemi qenë në llogore të ndryshme në vitet 2004-2005 kur ai ende militonte në qeverinë Nano që unë e konsideroja një fatkeqësi kombëtare. Jemi gjendur antagonistë kur ai punonte me mish e me shpirt për të zgjedhur Ramën në krye të PS-së. Ashtu siç i kemi ndejtur njëri tjetrit përballë (ende janë në arkiva emisionet “Opinion”) kur ai mbronte koalicionin e 1 prillit me LSI-në që unë e përjetoja më “zemërthyer” se i ndjeri DR Flori.
Po ashtu nuk kam asnjë kompleks të thëm se e kam mbështetur publikisht, me shkrime dhe qëndrime divorcin e tij të pakthyeshëm me pushtetin arrogant, kleptokarat dhe bandit të Rilindjes. Kam ndarë pak a shumë të njëjtat qëndrime për kritikat e paepura ndaj Ramës dhe si një besimtar i palodhur i shembjes së partive të vjetra, kam qenë edhe pro krijimit të Libras.
Por, asgjë nga këto, absolutisht asgjë, nuk më ka yshtur asnjëherë për të shtrembëruar faktet, për të bërë pazar me të vërtetën, ashtu siç më akuzojnë mediat e kontrolluara nga Rama: pra se në “scoopin” e fotos me Lulëzim Berishën, ne tek Lapsi.al, qenkemi sjellë si miq të Blushit dhe jo si gazetarë.
Dhe meqë mediat që Rama nuk i quan të kazanit e cekën këtë temë, dua t’i rikthehem edhe unë.
Jo si shok i Blushit, as vetëm si gazetar, por si qytetar i këtij vendi, unë e quaj një skandal atë që pushteti i ka organizuar dje në fushatë kreut të Libras. Sepse ai qe një kurth sipas modelit kur “hajduti thërret kapeni hajdutin”. Sepse ai qe një kopje e shëmtuar shqiptare e spin doctors-ave që e kanë mësuar zanatin përmes serialit “House of cards”.
Çfarë ndodhi dje në Durrës?
Ben Blushi kishte dalë në bulevardin kryesor të qytetit për fushatë. Ai qe aty për t’u përshëndetur me njerëzit pse jo dhe për t’u filmuar dhe fotografuar me ta. Kur në një moment, i’u afrua një njeri që mbante veshur një kostum sportiv të Italisë, njësoj si Edi Rama dhe i kërkoi një fotografi. Pasi pozuan i panjohuri e pyeti edhe se ku do t’a marrë foton. “Tek faqja e Libras në internet” i’u përgjigj Blushi (lexo shkrimin poshte).
Në fakt njeriu me syze të mëdha dhe me kostumin blu të azzurrëve, nuk kishte nevojë për të pritur që fotoja të dalë në faqen e Libras. Siç u pa në filmimet e publikuara më pas, ai nuk do të priste shfaqen zyrtare të saj. Sepse pak më poshtë ishin marrë masat që të ‘gjendet” një fotograf tjetër që tashmë e ka shkrepur aparatin. E njëjta foto brenda disa minutave u dërgua në Tiranë. Ajo menjëherë gjeti botimin në mediat që financohen nga zyra e shtypit të kryeministrit. Disa drejtues portalesh pohuan më vonë se, po nga kjo zyrë, janë kontaktuar dhe i kanë çuar linkun që duhej përhapur me shpejtësi.
Por megjithëatë, problem nuk është përhapja, po organizimi i gjithë këtij “scoopi”.
Le ta zëmë se personi me rroba sporti, Lul Berisha pra, i njëjti që Blushi me anë të disa fjalimeve e kishte akuzuar se ishte liruar nga burgu me ndihmën e Ramës dhe Vangjush Dakos, shkoi të fotografohet “rastësisht” tek akuzuesi i tij. Le ta zëmë po të doni se kjo nuk paskësh qenë edhe kaq e rastësishme, dhe se ai ka planifikuar t’i ngrejë një kurth të vogël politikanit që e kishte përgojuar në parlament.
Megjithëse kjo nuk është e besueshme, megjithëse të fortët tanë nuk janë kaq të rafinuar, le të besojmë për një çast tek ky version.
Po si u lidh në pak çaste ish i dënuari për pesë vrasje me zyrën e Ramës në Tiranë? Pse ajo u vu në punë për të shpërndarë “scoop-in”? Pse ende pa u kthyer Blushi në Tiranë, mediat e financuara nga kryeministri e publikuan atë?
Ata që “harrojnë” t’i bëjnë këto pyetje, sipas meje themelore, duan të fshehin kompleksin e tyre duke i’u vërsulur miqve të Blushit. Ata përpiqen t’i këkojnë kreut të Libras llogari duke pretenduar se ai duhet ta njihte patjetër atë që akuzon. Ata e marrin për të mirqenë që politikanët duhet të jenë të afërt me të fortët, edhe kur i përdorin edhe kur bëjnë teatër duke u shtirur sikur i sulmojnë.
Kjo lojë perverse ka një qëllim të qartë. Ajo kërkon t’i bëjë pis të gjithë njësoj, si ata që denoncojnë kriminelët, si ata që bashkëpunojnë me ta.
Por, në dritshkurtësinë e tyre, organizatorët e kësaj farse, nuk llogaritën një gjë. Duke dashur që ta kthejnë Blushin në viktimë, ata e bënë dëshmitar të lidhjes së tyre okulte. Ata e shndërruan foton që u bë për të denoncuar, në një fakt që tregon se kush është në komunikim të vazhdueshëm me Lul Berishën.
Në këtë kuptim, ngjarja që ndodhi dje në Durrës është një boomerang që ra mbi kokën e atyre që e organizuan. Ajo është dëshmia më e qartë se kush bashkëpunon me basifondet e botës së errët. Ajo jep alarmin se këta që janë në pushtet kanë degraduar deri në atë pikë, sa mos t’i përdorin më të fortët për “punë të nderuara” si kërcënimi i kundërshtarëve dhe vjedhja e votave, por edhe për interesat perfide të propagandës së tyre malinje.
Prandaj “scoop-e” si ky, sado të pisët qofshin, shërbejnë për të qartësuar më mirë këdo që do t’i drejtohet kutive të votimit në 25 qershor.
Prandaj ngjarje si kjo, janë dëshmi të gjalla për sejcilin që do të rreshtohet me krahun e kriminelëve, apo për kë do të jetë përkrah denoncuesve të tyre.
Ndodhi të tilla, ndikojnë tek çdokush që të bëjë një zgjedhje. Ato janë pika e tepërt që derdhin gotën.
Një efekt të tillë pati kjo ndodhi edhe tek unë, duke u bërë shtysa e fundit që do të më çojë të dielën e fundit të qershorit (pas plot 17 viteve) drejt kutisë së votimit. Jo thjeshtë si “shok” i Blushit, po si dikush që kërkon t’a luftojë me sa mundet pushtetin e banditëve.(Lapsi.al)
O Andi! Po kujt po i rru*et per Blushin, qe i jepni kaq shume rendesi…. BLUSHI ESHTE KARTE E DJEGUR , SIKUR TI ME SHKULLAKUN…CDO KOHE PERENDON DHE KOHA JUAJ KA PERENDUAR…..
Po te isha i majte,edhe une do t’ia jepja voten Ben Blushit.
Coroditja e thelle qe ka perfshire Partine Socialiste dhe LSI-ne,si dy partite kryesore perfaqesuese te se majtes shqiptare,per shkak te deformimit te madh si pasoje e uzurpimit te ketyre partive nga oligarket,biznesmenet, eshte arsye e forte per cdo socialist dhe te majte ne pergjithesi,t’i bojkotojne dhe t’i japen voten LIBRA-s se Blushit.
Megjithe mekatet e Blushit,si pjese e deridjeshme e kesaj te majte te coroditur nga oligarket,megjithate ai nuk ka mekatin e ndonje afere korruptive,si shume ish-kolege te tij,sidomos si Rama dhe Meta.
Edhe programi i LIBRA-s se Blushit eshte ai i nje te majte autentike.
Ne kete rrethane,kush eshte socialist i vertete kush eshte i majte ne bindjet e tija, te vetmen alternative ka LIBRA-n e Blushit.
Te votosh PS-n apo LSI-ne qe jane kthyer ne ndermarrje oligarkesh,biznesmenesh,pasanikesh do te ishte budallalleku me i madh qe mund te bente nje socialist,nje i majte.
Megjithese jam i majte,i shoh te arsyeshme thirrjet e Lubonjes dhe Bushatit,per te votuar Blushin.
Aq me teper,qe te dy jane analistet me me integritet te botes se majte mediatike ne Shqiperi.
Megjithese,si i djathte,jam totalisht kunder pikepamjeve te Blushit dhe vizionit qe ka ai ,sidomos,per ekonomine,prapeseprape,oferta e tij eshte ku e ku me fisnike se oferta qe kane dy partite e degraduara tradicionale te se majtes shqiptare,PS dhe LSI.
Te pakten ,eshte i ndershem ne bindjet e tija.
Blushi eshte socialist i vertete.Sepse,eshte i tille si shkrimtar,si intelektual.
Skypion…jo Lylzimi…
Skypion , mesa duket nuk je i azhurnuar me rrjedhën e ngjarjeve në LIBRA.
Akoma pa bërë disa centimetra në rrugën e politikës, Libra-n e braktisën një numër i konsiderueshëm nga firmëtarë e parë.
Arsyet kanë dal në pazar.
Me Lubonjën e Bushatin , I ke rënë pikës.Analistë më kot nuk gjënden në dynja.
Skypion…?,tani që do votojë Bushati dhe ndonjë ” socialistë” që do lexojë komentin tënd dhe do “bindet” ,Libra ka mundësi të dalë e para në 25 Qershor.
Per Mero Baxen e ke Andi?
Ai nuk eshte ne foto me Lul Berishen. Po me Sali Berishen.
Tani kane futur ne mes dhe Edi Ramutin.
Fhe po shkojne te votojne
Ish gazetaret e “Koha Jone”, me ne krye Lesin, jane njerzit me pa karakter qe ekzistojne ne Shqiperi,e shiten “bythen” te gjithe tek Berisha !!!!!
Tek ai qe ju ka shkerdhyer mbare e prape !
Bushat nuk je gazetar i besushem,je nje monster e “vogel” e Lubonjes.
Boll Andi se na i veshtirose. Person shume i rendesishem Blushi qe duhet te harxhosh kohe, apo qe i kane ngritur kurth. Rri aman te keqen mos na rrokanis mendjen. Blushi Blush. iK NE eLBASAN DHE MESO PER TE, LERE SE çTHOTE VETE AI, PO TE TJERET çFAR THONE PER TE. nA HAPE BARKUN.
Po,tani Blushi e ka te sigurt nje fitore,po ke do thoni ju,po crendesi ka ,nje nga te tre,po.
O Mero pse mor burr na i prish oreksin me pallavrat e ketij kalamani te vetkenaqur ??
C’a te kemi bere qe na i sjell cdo mengjes si leng groshi …?
Lere te livadhis andej nga lapsi , qe i hyfte atje ku s’thuhet
O Bushat :Po ti e mban veten sikur je KOKA e gazetaris shqiptare.Po jo or bur ti je vetem nje koqe gomari qe te duket vetja sikur kush je.Nje MUT MUTI dhe kaq. Voto jo per ben blushin por edhe matan blushit te shkosh ti prap je nje KOQE KANDARI .TRAP.
Ç’ne qe mediat dhe fotografet e kazanit e nxorren dhe komentuan foton, ende pa e publikuar ate vete Blushi ???
Nje keshille per Skypionin.
Me mire jepi bythen o Skypjon Berisha. Kete do ta pelqeje me shume se nje vote!
O Andi te fala Vitos
Po pse more njerez pa tru se kuptoni qe per 25 vjet keni te njejtat fytyra qe nuk ben asgje per kete popull po vetem per veten e tyre Si ato nenat rrugace qe vishen e pispillosen pervete dhe femijet i len tu varen qurrat keshtu jan keta. Sa per Andin cdo gje qe thot esht me vend
O Mero,po c’na e nxjerr cdo dite kete qurrash,o Burre i Dheut!!! ?
Dhe cfare thote???
Gjepura…
O fshatar po i marsh te keqen fshatarit se esht me i edukuar se ty mor pis njeriu i edukuar lufton me llogjik jo me pislliqe nga goja po helbete si ne shpi dhe qe eri ato degjoni dhe kaq jeni mir
Sigurisht Bushati ne te gjitha plehrat ne nje kosh i hudhim, duan apo nuk duan ata.Ti mire bere qe pranove te jesh ne kosh.hahaha
Tenxherja e gjeti me ne fund kapakun e vet. NJeri M.. e tjetri Sh…
hahahah e turpshme….po pse o Bushat Blushi kaq i trashe eshte sipas teje qe se paska njohur Lul Berishen qe ka rreth dy muaj qe i thote miku i Gjush Dakos … hahahah
Blushi dhe Gj. Bojaxhiu, sigurisht qe jane shume me te paster se te gjithe padrinot e bandave politike ne Shqiperi.
Dikur ishte edhe Dashamir Shehi, por sic duket do kete ngrene edhe ai “ndonje luge corbe te prishur”. Sidoqofte, ata nuk kane fuqi per te ndryshuar situaten katastrofike ku jemi futur. Mafia e madhe ka uzurpuar cdo gje. Te pakten, ata qe jane te paperlyer, te ndergjegjesojne popullin qe zgjidhja nuk ka per te ardhur as nga Rama dhe aq me pak nga Berisha, Meta, Basha, Idrizi, Mediu e te tjere me radhe. Mos degjoni “Skypion-at” dhe dhe ata qe i kane punesuar neper mediat e paguara nga mafia. Jane te gjitha mashtrime. Vetem te huajt do ta sjellin ne normalitet Albanistanin.
sa akt heroik …. menyra si e ka trajtuar jep idene se po ben nje akt heroizmi, vetmohimi … bravo te njejten gje bej dhe kur te dali ne foto neser blushi me suden
Ashtu jam dhe un dakort me Blushin dhe Gjergjin te trjeret jan karta te djegura. Shqiperia ka nevoj per experienca te reja Uji kur rri ne nje vend qelbet I lutem popullit tim Ju lutem mos votoni per ata te tre ???