Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, dhe kryeministri Edi Rama replikuan ashpër pas mbarimit të seancës së jashtëzakonshme të parlamentit, ku u votuan emrat e juristëve për komisionet e vetting-ut.
Debati nisi pasi Rama dhe Patozi u shkëmbyen në dalje të Kuvendit, ndërkohë që deputetët po linin sallën dhe shumë gazetarë ishin të pranishëm.
Disa minuta me parë kryeministri Rama i kishte përmendur emrin Patozit gjatë një shkëmbimi akuzash me me deputeten e PD dhe ish-kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli.
Deputeti i Partisë Demokratike i kërkoi menjëherë fjalën për replikë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, por ky i fundit refuzoi t’ia jepte, ndonëse i kërkoi ndjesë atij.
Burimet thanë se zoti Rama e pyeti Patozin, ndërsa po dilnin nga godina e parlamentit se cfarë kishte ndërmend të thonte në replikë dhe kërkoi të bënte humor me debatin mes të dyve të disa javëve më parë në sallën e Kuvendit.
“Nuk besoj se do të merreshe prapë me veshjen dhe me bluzën time këtë radhë”, i tha atij Rama.
Por reagimi i Patozit nuk ka qenë aspak miqësor.
“Po ta them këtu, që ta mbash mend”, iu drejtua deputeti i PD kryeministrit.
“Meqë e dije pëpara se unë do ikja, tani po thua që e ditke edhe se kur do kthehem në parlament. është e vërtetë, se do të kthehem, por jo për llogaritë e tua dhe të dikujt tjetër.
Pa dyshim që do më kesh përballë, po për arsyet e mia.
Dhe rri i qetë se nuk ta prish deri më 25 qershor marrëdhënien me atë tjetrin, për të cilin the se ndjehesh i lumtur”, vijoi Patozi
Më herët Rama kishte deklaruar gjatë replikës me Topallin se kishte një marrëdhënie të vecantë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pa ia përmendur atij asnjëherë emrin.
cfar replike ben ky , me ke ben ,cfar e di veten ky ! ka qene nja pese legjislatura deputet cfar do me ky !mos do ta vere Rama Deputet ! Hajde Patoz hajde . deri ketu ishe tani ka radhe edhe per te tjeret .
Keta jane njelloj! Patozi,Meta,etj! Po bien nga kali apo i rezuan e tani inat shqiptari! Pune injoranetesh! Pashe Ilir Meten qe do te armatose popullin. Njelloj si Berisha! Kriminelet bashkohen ne nje pike!