Shiko, se harron një gjë të vogël- po i thoshte një plak i mëhallës tim eti. Pavarësisht se çfarë thua zotrote, shëndetësia ishte falas. Një dhuratë e partisë, që nuk duhet ta mohosh. Nuk më thua dot se paguaje lekë dikur kur sëmureshe dhe në çdo fshat kishe një infermiere apo një qendër të vogël shëndetësore.
Po e dëgjoja grindjen midis dy pleqve që vinin prej kampeve të kundërta. Im atë, nga fusha e armikut të klasës dhe tjetri, besnik i idealeve të djeshme.
Mirë, mirë,- u përgjigj im atë me gojën plot, e kuptoj dhe e kam provuar që shëndetësia falas ishte, por nuk kuptoj një gjë të thjeshtë. Nga i gjente partia lekët për të na bërë këtë dhuratë…
Nuk ndërhyra në sherrin e pleqve, pasi nuk është e vështirë t’i përgjigjesh pyetjes. Pavarësisht se nuk thuhej gjëkundi, kuptohet lehtë se sekreti i thjeshtë ishte në sigurimin e detyrueshëm që sistemi i impononte popullatës. Natyrisht, si të gjitha taksat e tjera, ajo nuk shënohej gjëkundi në pagesë, apo thënë me gjuhën e vjetër, në borderonë që paguhej personi.
Sekreti i thjeshtë i sistemit shëndetësor të Enver Hoxhës ishte pra një siguracion i detyrueshëm, i cili, për shkak të asaj lloj qeverisjeje, merrej deri në një. Ai që e ka jetuar atë periudhë, e kujton se shëndetësia e atëhershme, apo në përgjithësi sistemi shëndetësor, ishte më i mirë se i sotmi dhe mund të justifikohet me të drejtë, se po të mos ishte kështu, nuk do të kishim një katërfishim të popullsisë dhe zgjatje të jetës mesatare të saj.
Një gjeneratë e shkëlqyer mjekësh të vjetër, emrat e të cilëve mbajnë edhe sot ambiente të ndryshme spitalore, që kishin studiuar më parë jashtë dhe kishin eksperiencë kolosale në sëmundjet e tipit epidemike, kishin lënë gjurmë në shëndetësi. Poliklinikat, me gjithë të metat, prapë kishin një epërsi të madhe në parandalimin e sëmundjeve etj., etj.
Nëse do të shihje më me kujdes, dukej se lloji i ilaçeve të përdorura ishte i nivelit të mirë. Për shkak të marrëdhënieve të kleringut me të cilat operonte ish-kampi socialist, Shqipëria merrte ilaçe normale prej Lindjes komuniste. Në realitet, edhe sot, shumë prej këtyre vendeve kanë ilaçe të mira dhe janë degë të industrisë farmaceutike gjermane.
Nuk ishte megjithatë e vështirë të konstatoje se aparaturat ishin shumë të vjetra dhe nuk ishte çudi që ende pak vite pas 90-s në Shqipëri të gjeje aparatura shëndetësore të kohës së Vladimir Iliç Leninit, apo Stalinit. Për aparatura moderne, natyrisht, nuk mund të bëhej fjalë, sepse edhe vetë vendet lindore të kampit duhej t’i blinin jashtë vendit, te kapitalisti. Kjo sepse këtu nuk pinte më ujë “sistemi i kleringut”, pra duhej paguar me para të thata në dorë.
Rënia e sistemit të kleringut, natyrisht, shpuri drejtpërdrejt edhe në një shpartallim të sistemit politik në Shqipëri. Dhe, po ashtu, edhe në një përkeqësim të të gjithë sistemit shëndetësor. Por si u zgjidh problemi këto njëzet e pesë vjet pas pluralizmit?
Logjika normale do të ishte që sistemi i ri të mbante epërsinë apo stabilitetin, duke mos u dorëzuar të paktën në një pikë, në sigurimin e detyruar shëndetësor që paguhej pavarësisht se çfarë thuhej në propagandë edhe në sistemin e Hoxhës. Por a mund të mbahej dot? Kjo ishte çështja!
Mbyllja thuajse tërësore e fabrikave dhe e kooperativave, vrapimi i një pjese të madhe të popullsisë drejt Tiranës apo emigracionit, e bënte të pamundur këtë lloj politike.
Por çdo treg duhet mbushur apo zëvëndësuar dhe kjo, natyrisht, do të ndodhte edhe këtu.
Një luzmë e madhe tregtarësh ambulantë filluan, krahas ndihmave, të binin pajisje disi më të reja dhe ilaçe gjithnjë e më të dobëta. U krijua një treg që dukej se siguronte miliona dhe besoj se siguroi për vite të tëra, por miliona për persona të caktuar, praktikisht edhe monopole të tyre mbi këtë treg…
Ndërkaq, në skenë çatisën edhe spitalet private vendëse dhe të huaja. Në vitet e para, por edhe tani, mund të shihje dhe të shohësh edhe mjekë shqiptarë që punojnë edhe në shtet, edhe te privati, duke e thelluar akoma më shumë krizën. Në pamje të parë, kjo duket sa normale, aq edhe evidente, apo e detyruar.
Po suksesi apo ky lloj zhvillimi ishte i përkohshëm dhe nuk donte shumë llogari për të kuptuar se ishte i falimentuar në bazë. Edhe për të huajt që operonin këtu mungonte sistemi i detyruar shëndetësor dhe pagesat e para, që ishin të mira për mjekët vendës, filluan të reduktoheshin. Të huajt, po ashtu, do të falimentonin në një masë të madhe me spitalet e tyre.
Mjekët shqiptarë flluan t’i drejtoheshin gradualisht prapë spitaleve të tyre, duke kuptuar se ishte më mirë të punonin në “bahçenë e tyre” ku ishin vetë zot e vetë shkop.
Shteti vazhdoi të bënte politikën e shëndetësisë falas dhe, natyrisht, ende kishte epërsi ndaj të huajve. Kjo jo vetëm për shkak të ambienteve falas që dispononte, por edhe për shkak të rrogave të ulëta për personelin. Por, natyrisht, edhe kjo lloj politike nuk mund të vazhdonte gjatë. Ambientet vjetëroheshin dhe më shumë dhe paga e ulët do të kompensohej në mënyrë të heshtur, apo të hapur…
E gjitha kjo çon, natyrisht, në një korrupsion galopant dhe në degradimin e plotë të sistemit shëndetësor me kalimin e viteve.
Berisha, që vinte nga sektori i shëndetësisë, i dobët në kalkulime apo në kuptimin e ekonomisë, natyrisht që vetëm e përkeqësoi sistemin. Nano, që vinte nga sektori i ekonomisë dhe mund ta kuptonte thelbin e problemit, as e vuri praktikisht ujin në zjarr për vogëlima të tilla…
Kjo ishte situata deri në vitin 2013, kur PS papritur filloi të propagandojë edhe një herë sistemin falas të shëndetësisë. A mund të kishte dhe të ketë sukses kjo lloj politike?
Natyrisht, për çdo logjikë normale sistemi do të hynte përsëri në kolaps për një arsye të thjeshtë. Nuk mund të ketë jetëgjatësi asnjë lloj sistemi shëndetësor i cili nuk ka në bazë siguracionin e detyruar shëndetësor.
Shumë shpejt, thuajse dy vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj politike të re, u kalua në një fazë që e quajmë dhënie me koncension te privati të një sërë shërbimesh. Është një kombinacion më i mirë në pamje se ai i njëzet e pesë vjetëve, sepse kombinon fuqitë e të dyja palëve, të privatit dhe të shtetit, por deri kur mund të vazhdojë një politikë e tillë?
Shumë shpejt do të shihet se privati do të vihet në vështirësi të njëjta me shtetin, ashtu siç u vunë spitalet e huaja pas një periudhë pune disavjeçare.
Deri ku do të mbajë kurrizi i privatit?
Në përfytyrimin tim naiv, megjithëse nuk jam kundër një politike të tillë, suksesi nuk mund të ketë jetëgjatësi.
Sistemi naiv që mund të propozohet këtu më poshtë, mund të ketë të shumë të meta, por bazohet në logjikën e thjeshtë të një siguracioni të detyruar, por ndoshta më të qartë në shifra se ajo që deri tanimë është në skenë.
Le ta zëmë në një moment se Shqipëria do të operonte me një skemë të tillë. Do të ndërtonte dy spitale të mëdha të rendit 100 milionë euro, në Tiranë, dhe 6 spitale rajonale të rendit 50 milionë euro, për secilin, në qendrat e qyteteve më të mëdha. Do të duheshin pra rreth 500 milionë euro. Kjo për të pasur spitale që ngriheshin deri në detajin më të fundit. Nëse do t’i drejtoheshim firmave të mëdha, ta zëmë Siemensit gjerman dhe t’i luteshim t’i ndërtonin ato, mund të jenë dakord, po ku t’i gjejmë këto para?
Nëse bankave do t’u kërkohej kjo shumë për 20 vjet, do të duhej të paguanim mbrapsht ndoshta 1 miliardë euro. Por të ndara në 20 vjet, ndoshta çdo qytetari që do të ishte brenda kësaj karte do t’i duhej të paguante 1 euro në muaj. Dhe kjo duke pasur tanimë spitalet më të mira nga pikëpamja e ndërtimit. Ndoshta e kombinuar me kasat gjermane të siguracioneve, këto para mund të gjendeshin edhe pa ndihmën e bankave.
Në një manovër të ngjashme, një histori e tillë mund të bëhej edhe për ilaçet apo për pagat. Thënë shkurt, ndoshta me një kartë shëndeti me 5 euro për person në muaj mund të siguronim një rregullim të plotë të të gjithë sistemit. Kjo kartë shërben për të paguar atë sasi parash që duhet marrë fillimisht për spitalin, ilaçet dhe mjekët.
Realizimi i një ideje të tIllë mund të jetë i mundur, por është e qartë se ajo nuk lejon më histori me tendera për të siguruar, siç është bërë deri tani, apo për t’ia dhënë mjekësinë partiçkave të vogla që hyjnë e dalin në skenën politike. Pra skema e re duhet të çojë në shpartallimin e plotë të monopoleve mbi ilaçet etj., etj.
Natyrisht, skema e propozuar më lart mund të ketë defektet e saja, por një gjë është e sigurt: Skema e re e propozuar nga Rama, shumë më e mirë se ajo e Berishës, ka nevojë për korrigjime konceptuale, por të rëndësishme.
Një sasi e madhe aparaturash moderne të marra jashtë nuk mund të funksionojë për shumë kohë pa servisin dhe pa lëndët e para. Dhe këto duan para më të madhe sesa mendohet.
Një organizim i një lloji tjetër është domosdoshmëri. Kjo duket ende me sy të parë nëse i afrohesh, ta zëmë, Urgjencës së Tiranës. Të duket sikur je në një situatë lufte. Me qindra qytetarë rrinë shtrirë diku dhe në korridor. Vijnë edhe nga rrethet. Dhe kjo është normale e nuk mund të jetë produkt vetëm i mungesës së mjekëve, por edhe aparaturave që megjithëse mund të jenë edhe në rrethe të tjera, duhen ushqyer me lëndë të para. Një organizim po rrënjësor ndoshta duhet të shikohet në shpërndarjen e qëndrave të urgjencave. Nëse Tirana, nga vijnë prej gjithë Shqipërisë, do të kishte katër të tilla, gjithçka do të ishte më e thjeshtë.
Natyrisht, të gjitha këto janë mendime naive, që kërkojnë mendje të holla për të hyrë në thellësi të gjësë. Por një gjë është për mua e sigurt: Nëse Hoxha e mbante sekretin e shëndetësisë te siguacioni dhe Berisha e Nano e shkatërruan plotësisht këtë sektor, Rama duhet të mendojë formula më të thella e më jetëgjata se paraardhësit.(Konica.al)
Sekreti i Hoxhës për shëndetësinë dhe shkatërrimi nga pasardhësit
Zoti Nazarko jam dakord në ide por mund të mos i ndërtosh vetë spitalet. Janë spitalet private gati. Hygea i falimentuar dhe Continentali. I vlen me pak lekë dhe zëvendëson shtetërorin. Kështu bën dhe në rrethe. Investime më pak dhe shëndetësi e siguruar
Sekreti i Enver Hoxhes per SHENDEESINE FALAS,per ARSIMIN FALAS,per punesimin falas,per bujqesine moderne dhge ushqimet BIO,per industrine moderne,per mungesen e papunesise,droges,prostitucionit,te ndarjes se pushtetit si placke lufte midis partive fituese ne zgjedhje,te caktimit te deputeteve jo nga populli,por vetem nga kryetari i partise,te korrupsionit,te drejtesise te barabarte per te gjithe para ligjit etj,etj,ishte LAVDIA E SOCIALIZMIT SI SISTEMI ME NJEREZOR ne historine e botes!
Fakti qe edhe sot pas 27 vjet kapitalizem,askush nuk guxon te organizoje ndonje konference shkencore ku te krahasohen arritjet midis dy sistemeve ne te gjitha fushat ve jetes,verteton se SOCIALIZMI ishte per popullin e thjeshte,ndersa kapitalizmi vetem per politikanet,kriminelet,hajdutet etj!
o nostalgjik: po per çfare shendetesie ben fjale. Po nuk kete kushe asgje ne ate shendetesi falas, te vizitoheshe ne nje spital ne Tirane duheshen dite te tera. Sa per Ramen vazhdo n eate vime bjeri.
Se pari nuk qe sekreti i Hoxhes por keshtu fuksiononte metodologjia socialiste. Se dyti Rama nuk ka perse te mendohet shume pasi ne ditet tona fuksionon metodologjia gjermane e integruar ne privat dhe shtet. Kete metodologji e mori dhe e ligjeroi ne SHBA dhe Obama,por me keqardhje presidenti i ardhur me qellim te mbaje me cdo kushte kapitalizmin e falimentuar,e hoqi me nje te firmosur. Pa tjeter qe ne Shqiperi do te kete veshtersi per shkak te punesimit dhe kundershtimit nga e djathta , por vendosmeria e Rames dhe perkrahja e Europes jane vendimtare. Bota sot eshte ne udhekryq vetem se disa vende nuk pranojne metodologjine gjermane dhe hapur perkrahin sistemin e oazeve fiskale. Po sa munden akoma. A mendon Tramp se do ti shpetoje kesaj krize financiare qe vetem thellohet dita dites. Perse reket aq shume ai nga vitaliteti i ekonomise gjermane.
Jam dakort me siguracionin e detyruar. Siguracioni sigurisht nuk mund te funksionoje sipas rregullave te markates por duhet te kete gjithmone shtetin per mbeshtetje. Qe do te thote gjithesecili paguan sipas te ardhurave vjetore: kush fiton pak paguan pak dhe kush fiton shume paguan shume. Sigurazioni duhet te drejtohet nga privati per te evituar abuzimet por te kontrollohet nga shteti per te bere te mundur qe askujt te mos i mungoje sherbimi shendetesor.
PS: nuk e kuptova kete “kleringun” e Nazarkos. Mos e kishte fjalen valle per KNER-in apo eshte donje gje tjeter qe nuk e kam njohur.
Ne se duhet nji kandidat per president do rekomandonja Shpetim Nazarkon! Vecse i qarte eshte edhe mbipartiak! Respekt!
O Ilia Shpetimi eshte idiot qe i ka ngelur ora ne kohen e Napolonit
Ah more shpetim babai jot i persekutuar punonte ne bonifikim dhe punonte skllavatorist dhe ishte nga me te zotet dhe besoj qe merrte rroge tre here me te madhe se drejtori (me djers e kishte )babai jot i respektuar me fal qe ja kam harruar emrin
edhe simpatik….
Po ca siguracioni flet ky i rrjedhuri ne jo 5 por po paguajme 50 euro n muaj dhe prap leshte. Ky sdi nga ekonomia na ben llogarite e nje teformeme nje shkaravine artikull. Po te qene aq te thjeshta gjerat kishim vajt n hene. Siguracion po paguajm dhe tanio i rrjechuri Nazarko ca shpikjeke bere ti. Shendetesia e Enverit vdiq kur iken kin3zet qe na mbanin me mdihma kur iken ata e pate se ku vajtem.
shiko nese dhifren xeni salistic per siguracionet mesoje. Ajo eshte 10 milione euro per vitin 2016 pra per gjithe Shqierine. Dhe po ashtu mesoje se kjo shifer eshte produkt edhe i informalitetit. Pra mos i jep gojes pa ditur gje,
Me te vertet nje gjenerat e tere mjekesh qe punonin mire por sa ra sistemi u kthyen ne nje bande rjepsish e kriminelesh duke filluar nga kryeservili gungac salikomunisti qe u be kryekriminel. Mund te kesh nje sikuracion te mire por kur mjeket me politikanet jane te korruptuar nuk zgjidhet asgje. Keta lloj njerezish do gjejne gjithmon nje sebep per te te sjell verdall dhe te xhvasin xhepat.
E di o Nazarko cili ishte sekreti i Enverit?! Te priste koken po te flisje per gjera qe nuk te takonin ose nuk ishe kompetent.
Dhe aq mire e kishte saaaaa!!!!
Rasti tipik sipas definicionit “Lubonja”:
“Nuk jam ekspert i fushes por po shpreh dhe une mendimin tim”.
Edhe nje nga shoferet e lagjes qe ka punuar me maune para ’90 kishte pikerisht kete mendim.
Mendimi yt Nazarko per shendetesine vlen po aq sa i atij shoferit i cili te pakten e bente nje pune…
Me pelqen argumentimi qe i ben prefesor SH. Nazarko problemit te Shendetesise ku theksi duhet ven tek kontributet shendetesore per te gjithe Popullsin me nje menaxhim nga privati te kontrolluar me Ligj ose me sakt ne kushtetut te vendosur me Referendum
Hahaha kellira
Je i madh ma i madh se nazarko i “persekutuari” qe shkruan perralla
Ne kohen e Enverit kooperativisti 30 leke te vjetra per dite Pune merrte.
Ca do i jepte doktorrit.
Keta qe è Kane dhjere Tani Jane bijte e atyre krimineleve qe iken qe skisha dhe skane pike meshire.
Dhe ky i” persekutuari “qe vazhdon tju sherbeje.
o firak…na paska dale i persekutum nazarko…po ku kishte bythe i persekutumi te punonte me eskavator…apo shpetimi vete te bente shkollen e larte…o shpetim mlidh ment se tu kane shpernda…s’ke faj mosha ben te veten
Falenderime z.Nazarko ! Si ju duhet të shqetësohen edhe studjues të tjerë dhe të bëjnë krahasime për të përmisuar punën e shëndetësisë.
Sipas vjetarit statistikor (Drejtoria e Statistikës RPSSH. v.1975 ) f. 257 thotë: Në Republikën e Shqipë ris institucionet shëndetësor ishin gjithsejt viti 1938 -gjithsej 51 ,viti 1950 -gjithsej 431 ,viti 1960 -gjithsej 763,viti 1970 -gjithsej 1658,viti -1974 gjithsej 3557 .
***Nga numri i institucioneve shëndetësore raporti qytet -Fshat :
-viti 1938 gjithsejt në qytet -37 institucine spitalore,në fshat -gjithsejt 14 .
-Në v.-1974 gjithsejt Qytet 581 ,kurse në fshat -2974 .
Nga kjo shifër duket qartë e saktë argumenta brilant të z. Nazarko se sa me kujdes i kushtohej shëndetit të popullit në kohën e E.Hoxhës.
Pa folur për veprimtarinë mbresëlënse e spitaleve dhe shtëpive të lindjes dhe numrin e të vizituarve nga institucionet shëndetësore .Ajo periudhë u shkatrrua e u minua plotësisht nga Doktor S.Berisha dhe F.Nano ,për përfitime personale ku sot e kan katandisur në mjerim ,me gjithë përmisimet jemi shumë larg ëndrrës shëndetësisë falas.
Shqiptari budalla. Ende mendon se mjekesia ne kohen e Enver Hoxhes ishte e vjeteruar.
Ai sherbim ku ne cdo qender shendetesore mjetet te vinin te stetilizuara dhe te mbeshtjella me nape sterile.
Tani shkoni shikoni ne perendim ku ka qendra dhe doktore qe operojne me me instrumente te vjeyra dhe te ndotura. Leqe te lene dhe te vdedesh po nuk ke siguracion.
Ti vini anes asaj kohes se Enver Hoxhes, se jua priste kojen vertet atyre qe benin pazare. Po doktori ishte vertet doktor, kompetent dhe i afte. Mbajeni fort ate qe ju la Hoxha se do vdisni si krimba qe jeni
… kjo po… më pëlqeve… ata që bëjnë analiza tani e që nuk e kanë jetuar atë kohë, janë si ata që i bëjnë analiza Atlantidës… me hamëndje…. pa u mbështetur në dokumenta vetëm në fillozofira debili…
shiko ti xeni salistic a ku e di une si e ke emrin. Ne vitin 2016 e gjithe Shqiperia paguajti 10 milione euro per siguracionet. Dhe kjoeshte edhe produkt i informalitetit … Pra mos i ep gojes pa ditur ndonje gje te vogel.
..për çfarë sekreti flet ky mangalli?!?!… ku kishte sekrete në kohën e xhaxhit për zhvillimin ekonomik, shëndetsor, arsimor, bujqësor, industrial, mor bubzhela… ato shkruheshin në kongreset dhe ndiqeshin me korrektesë realizimet, në mes dy kongreseve.. sekrete kishte vetëm në sistemet e mbrojtjes së atdheut… Varja.. (kam lënë një shkrim këtu për këtë artikull dhe nuk e gjej.. si duket… varja)
Zoti Nazarko, me pelqen menura se si I trajton problemet e rendesishme per vendin.
Gjermanet do te na japing nje dore kur te jene te sigurte qe ne do te ndryshojme si komb, dmth qe do te behemi pak gjermane ne ndergjegje duke u shkeputur nga mendesia primitive e bajraktarizmit dhe orjentalizmit.
Duke patur ne mendje ndergjegjen dhe karakterin gjerman dikush pati thene qe nacional socializmi nuk nmund te ndertohet askund ne bote pervecse ne gjermani. dhe kjo eshte vertetuar deri me sot.
Gjermania eshte nje vend modern capitalist ku shteti eshte gardian I pa diskutueshem kundrejt spekullimeve dhe ruajtjes se ballancave
Sikur te mos mjaftonte kjo punedhenesit dhe te punesuarit ne gjermani kane nje ndersjellje si askund ne bote, mbrojne interesat e njeri tjetrit.
Shikoj Ilir meten, kandidatin per president dhe kaloj ne depression.
Kush na ka mallkuar? Shkenca duhet te gjeje mjetet per te riparuar Genin.
Ne kemi nje shprehje te cuditeshme qe nuk e gjen kund: Te dhjefsha xhinsin. ( jo per pantalloat Xhins por per Genin)
“Aq te mir ishin spitalet dhe doktoret ne shqiperi ne Kohen e Enver Krimonelit saqe Vet Enver Krimineli,familja e tij dhe Hysni kapo apo Shehu kishin doktore private Franceze (Pol Miliezi)” A ju kujtohet op Nazarko se kush e vizitonte Ebver Kriminelin? a kupton edhe sot se ai Enver Krimineli nuk besonte vet tek mjeksia shqiptare? Ore ose ju jeni Budallenj ose ju ka kapur semundja e Alzajmerit ne tru.Ku ka pasur shqiperia 700 spitale? Ne cplanet? Ke quani ju spitale nje infermejere me 10 vjet shkolle ne Fashat? Lereni te kaluaren se ishte e zeze dhe kriminale,kurse sot neve kemi problem Mafien ne qeveri prandaj nuk ka shendesti,nuk ka shtet,qeveri dhe institucione shteterore etj,por ka vjedhje massive te Buxhetit te shtetit shqiptar.Nuk behet mjeksia me Bandite si Edi Rama me Doshat e kodoshat dhe me Beqot qe si minister shwt supen e thartuarte biznesit te tij neper spitalet e shqiperise dhe Edi Rama e lavderon ate si me I miri minister.Kjo eshte semundja e shqiperise Vjedhje massive dhe korrupsion nga Bandat Mafioze ne qeveri dhe kjo duhet ndrequr se po ndreqe keto semundje e ke ndrequr Mjeksine shqiptare.
Kete kerkuam. Ne te semes. Kur te gjykon Fshatari ….
14.9% deri 16,4% te Rroges Bruto qe merr cdo i punesuar ne Gjermani merret automatikisht nga Kassa Shendetesore ku i punesuari eshte regjistruar.
Punedhenesi paguan gjysmen e shumes se te punesuarit . Aritmetike e thjeshte :
Rroga : 2000,- Euro Brutto
Sig.Shendetesore / te marrim mesataren/ 15,6 % = 312 Euro nga i Punesuari minus 312,-
dhe gjysmen e 312,- euro = 156,- Euro nga Punedhenesi ,
——-
468,- Euro
eshte shuma , qe Kassa e Shendetesise merr cdo muaj nga nje i Punesuar + Punedhenes, me rroge Bruto 2000,- Euro. Sipas Rroges ashtu edhe procentualisht Pagesa solidare ne Kassen Shendetesore. p.sh. ” AOK PLUS” e shume, e shume te tjera qe ekzistojne ketu.
Gjithashtu procentualisht behet Minus nga Rroga Bruto (Tabela siper djathtas) , Siguracioni i kujdesit te invaliditetit 2,55 %, Takse mbi te Ardhurat 14 deri 45 % (varet nga te ardhurat / Rroga ) , Taksa e Kishes n.q.f se je Anetar i rregjistruar ne Kishe 8-9 % , Siguracioni i papunesis (n.q.f. se mbetesh pa pune ) 1,5 % , Pensionioni 9,35 % dhe Solidariteti shtese 5,5 % ( per punemarres me nje Rroge me shume se 1300,- Euro Bruto ). Pra po ti mbledhesh afersisht te gjitha TAKSAT dhe SIGURACIONET se bashku nga Rroga 2000, – Euro Bruto ne numrin tend te Llogarise ne Banke shkojne 1400 deri 1600, – Euro Neto. Kjo luhatje eshte per shkak te Grupimi i Taksimit ( 1= Pagesa me e larte e me rradhe …..eshte pak e komlikuar per te gjitha Tarifat nga 1 deri tek 6 )
Per Shqiperine nuk ma ha mendja se eshte per tu perkthyer nje me nje , por ndoshta eshte Musike e se ardhmes qe edhe mund te implikohet ne Sistemin Manaxherues te terheqjes se menjehershme nga Paga / Rroga e te punesuarve , sepse sipermarresit kane nje Skeme komplet tjeter .
Pune te mbare te gjitheve. I.T.
Suksesi i Enverit ? Ishte sukses i Kines,e tha dikush me lart,z.Nazarko(Perzenia e Kines nga E.Hoxha ne fund te viteve 70-te eshte ceshtje me vete).Suksesi i Enverit ishin ata komunistet te organizates baze, qe duke qene brenda problemit, kontrollonin te gjithe kuadrot e mjeksise,madje i nxirrnin edhe para kolektivit te institucionit per te dhene llogari dhe ne se nje mjek bente keto qe ben mjeku sot, ata i thoshin “Shko tek shtate penxherete”.Enveri rrinte ne Tirane,por organizata,ku militonin mjaft komuniste idealiste(natyrisht kishte dhe komuniste te perlyer por ata kontrolloheshin nga rrethi dhe qendra,dhe u dilte shpejt kallaji),ishin ata qe nuk te linin.Ajo kohe perendoi dhe nuk vjen me,por nje gje eshte e vertete Nazarko!Prinderit e tu dhe te mijte,puntoret dhe koperativistet i mbanin me rroga mjeket e ata u sherbenin atyre.Per ta rregulluar sistemin shendetsor ka sot modele te gateshme sa te duash,por a kemi ne njerez t’i zbatojne keto modele? Ky eshte problemi !
sekreti i hoxhes per shendetin ;;;ha ha ha ha ha jeni komike ;;;;kur nje shqiptar merrte 4000 mije 5000 mije leke ne muaj qe s te dilnin as per buke me kos ;; bota nje francez merrte 6 mije franka dhe i dilnin per pushume ne plazhe per te shkuar ne ski ;; per te mbushur frigot dhe per te blere vetura ;;;; ndersa ne ne shqiperi sna dilnin as per ;;;;;;; e shikoni ku i gjente kursimet e lira ;; dhe per vete diktaori e kishte rrogen 60 mije dollare ne muaj ;;; vilat gratuite veturat gratuite ;; dhe me 5 sherbetore ;;; e shikoni ku i gjente leket per ;;