FOTOT/ Portugali, zjarre masive përfshijnë vendin, 45 të vdekur

18 Qershor 2017, 11:33Bota TEMA
FOTOT/ Portugali, zjarre masive përfshijnë vendin, 45 të vdekur

Të paktën 45 persona kanë gjetur vdekjen nga zjarret në Portugalinë qendrore, shumë prej të cilëve u bllokuan në makina, ndërsa flakët përfshinë një rrugë në pyll.

Ministria e Brendshme tha se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonën e Pedrogao Grande, rreth 93 milje në verilindje të Lisbonës.

Rreth 600 zjarrfikës janë vënë në punë për shuarjen e zjarrit gjatë fundjavës. Ministria tha se 16 persona gjetën vdekjen në makinat e tyre në një rrugë midis qyteteve Figueiro dos Vinhos dhe Castanheira de Pera dhe tre të tjerë vdiqën nga tymi në Figueiro dos Vinhos.

Portugalia ka pësuar temperatura të larta që kanë arritur në 40 gradë ditët e fundit. Vendi jugor i Evropës është i prirur për zjarre në pyje në muajt e thatë të verës.

1 komente në “FOTOT/ Portugali, zjarre masive përfshijnë vendin, 45 të vdekur”

  1. Forecast says:

    54 numri i viktimave deri tani. Spanja ka derguar ne ndihme mjete ajrore per fikje te zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje