Tekniku i Drejtësisë nis hetimet pas akuzave të Ramës për hipotekat e drejtuara nga LSI

18 Qershor 2017, 17:37Politika TEMA

Teksa është ndezur debati mes PS-LSI për hipotekat, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar hetim.

Ministri teknik i PD Gazmend Bardhi urdhëron nisjen e hetimit pas akuzave dhe deklaratave të Ramës sot në Vorë në lidhje me hipotekat.

Sipas Ramës, qeveria ka legalizuar falas objektet pa leje të qytetarëve, por ata nuk e regjistrojnë dot pronën pasi hipoteka, e drejtuar nga një parti tjetër (LSI), siç tha ai, i mban peng.

Ky ishte dhe argumenti i kreut qeverisë pse PS duhet të qeverisë e vetme pas 25 qershorit, pa pasur nevojë për aleatë në bashkëqeverisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje