Zjarri në Londër/ May: Reagimi i qeverisë nuk ishte i mjaftueshëm

18 Qershor 2017, 17:03Bota TEMA
Zjarri në Londër/ May: Reagimi i qeverisë nuk ishte i

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka pranuar se përgjigjja e qeverisë pas zjarrit në një ndërtesë shumëkatëshe në Londër, ku humbën jetën 58 vetë, nuk ishte ashtu siç duhej.

May tha mbrëmë se “mbështetja në terren” nga zyrtarët qeveritarë ka munguar.

“Mbështetja në terren për familjet që kishin nevojë për ndihmë ose informacionet themelore në orët e para, pas kësaj katastrofe të tmerrshme, nuk ishte sa duhet e mirë”, tha May.

Ajo është takuar me 15 persona të mbijetuar dhe me liderët e komunitetit në zyrën e saj në Downing Street 10, që është selia zyrtare e kryeministres, për shkak të kritikave në rritje për mënyrën se si ishte sjellur qeveria para dhe pas zjarrit.

Pas takimit, Theresa May pranoi se komuniteti kishte “frustrime të mëdha”, pasi njerëzit përpiqeshin të kishin informacione për hetimet lidhur me këtë zjarr.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje