Vëlla e motër janë kërcënuar me armë nga tre persona në fshatin Gjadër të Njësisë Administrative Dajç të Lezhës. Kallëzimi është bërë në polici nga M.N, 33 vjeçe, banuese në Gjadër.
Ajo ka deklaruar përpara uniformave blu se një ditë më parë rreth orës 14:30, ajo ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain E.N,, janë ndaluar nga një mjet fuoristradë nga ku kanë zbritur tre persona.
Sipas denoncimit të saj, njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.
Policia bën të ditur se ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje, S.N. 19 vjeç, G.M. 21 vjeç dhe A.M 24 vjeç, trë tre banues në Lezhë.
Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.
Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.
Perdorimi i armeve dhe kercenimeve te njerezve,pamvaresisht se kujt force politike i takojne apo ke parti do votojne eshte e denueshme dhe policia me prokurorine duhet te zbardhin ngjarjen dhe te veproje ligji.Por nga ana tjeter dhe keto debilet e Leshelise kane filluar aksionin me thes ne dore e me para te blejne vota per like floririn?Ku i con mushka?Keshtu do behen zgjedhjet e lira e te ndershme?Kjo eshte nderrshmeria e likes dhe e leshelise?Do marre armet per keto dy langaraqet Like floriri i krrabes?Le ta provoje e te shohim se kush do i shkoje mbrapa e ku do te perfundoje.Like!Mos ia shto zullumet vetes se boll zullume ke mbi supe e mos mendo se nuk t’i di njeri e nuk te njohin.Edhe sa dhemballe ke ne goje t’i dine njerezit dhe do vije nje dite,te jesh i sigurt se do te ti numerojne me qetesi e dashuri.