Veliaj: Vota për Edi Ramën dhe për PS, garanci që puna të vijojë në Tiranë

19 Qershor 2017, 13:06Politika TEMA
Veliaj: Vota për Edi Ramën dhe për PS, garanci që puna

Blloku “Misto Mame” në Kombinat, në të cilin nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të shndërrohet shumë shpejt në një nga lagjet më të mira të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Saimir Tahiri, inspektoi fillimin e punimeve në sipërfaqen prej 35 hektarësh.

Veliaj theksoi se pavarësisht fushatës zgjedhore apo stinës së verës, Bashkia e Tiranës vijon me të njëjtin ritëm punën e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve. “Ka qenë një kërkesë prej dy vitesh e Sajmirit që të përfundonim një projekt, i cili transformon 35 hektarë të një lagjeje që është ndërtuar me djersë gjatë gjithë viteve ‘90-2000. Do të punojmë gjatë gjithë verës, ka apo s’ka fushatë, ka apo s’ka pushime, në mënyrë që deri në fund të vitit të sigurohemi që, ashtu si lagja “Shushica” te Njësia 5 apo lagja “Besa” te Bregu i Lumit dhe shumë hapësira që ku ka vënë dorë bashkia, të kemi mundësi që të sjellim urbanizim edhe zonën e Kombinatit”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Sipas tij, procesi i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për urbanizimin e këtyre zonave, ka rritur disa herë vlerën e pronës së qytetarëve. “Duke filluar nga Pazari i Ri e deri te Bregu i Lumit dhe Bulevardi i Ri, urbanizimi ua ka rritur vlerën pronës deri në 2-3 herë. Ajo që presim është që kur ky investim të ketë mbaruar, edhe këtu vlera e pronës të rritet 2-3 herë dhe secili qytetar t’i shohë dukun investimit të djersës dhe gjithë punës së tij ndër vite”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për punimet që po kryhen me ritëm të shpejtë.

Kreu i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët që të mbështesin masivisht Edi Ramën për një mandat të dytë qeverisës, si një mundësi për të siguruar vijimin e investimeve në kryeqytet. Veliaj deklaroi se 25 qershori është edhe një “referendum” për punët që janë kryer nga ana e Bashkisë gjatë kësaj periudhe. “Dua t’i ftoj qytetarët të kuptojnë një gjë: në datën 25 qershor, tani që kemi mbushur dy vjet nga Bashkia e Tiranës, votohet edhe për Bashkinë e Tiranës. Presim që njerëzit të na japin një notë. Nëse duam që puna në Tiranë të vazhdojë, siç u bë sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Parku Olimpik, Bulevardi i Ri dhe siç po ndryshojnë 50 lagje të tilla në të gjithë Tiranën, duam që njerëzit të na japim një vlerësim. Nëse vlerësimi është pozitiv atëherë u kërkojmë të votojnë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, si garanci që puna të vlojë në Tiranë dhe siç kemi punuar këto dy vite të vazhdojmë edhe dy vitet e tjera”, tha ai.

Kryebashkiaku siguroi qytetarët se investimet që e presin Tiranën në dy vitet në vazhdim do të jenë shumë herë më të mëdha. “Po të kemi Sajmirin këtu në Kombinat, Edi Ramën në qeveri, kolegët e tjerë në të gjitha njësitë që përveshin mëngët dhe i shtrohen punës, ajo që kemi bërë në Tiranë nuk është asgjë me çfarë do të bëjmë në dy vitet e tjera. Ndaj mesazhi

është i qartë: kush do që Tirana të vazhdojë me punën, të vazhdojë me progresin dhe të vazhdojë me investimet ja ku e ka Sajmirin, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, theksoi ai.

1 komente në “Veliaj: Vota për Edi Ramën dhe për PS, garanci që puna të vijojë në Tiranë”

  1. lili says:

    A keni per qillim qe gjithe Shqiperia te banoje ne Tirane, apo mos duhet edhe nje zvillim i vendit jashte Tiranes?
    Koncentrimii gjithe aktivitetit ne Tirane eshte nje katastrof urbanistike me betonizimin extrem te tiranes nje katastrof sanitar me pollutionin extrem , edhe nje katastrof ekonomike me koston qe sjell rritja e cmimeve te banesave(kapital i vdekur), rritja e cmimeve neser te semundjeve pulmonare e allergjike qe po i shohim qysh tash tek femijet,(kapital i shpenzuar kot) rrijtja e çmimeve te kostes se jetes ne kryeqytet (kapital po ashtu i shpenzuar kot)
    Po duhet ‘qeveritare’ largpamese qe te kuptohet kjo, e jo tendergji te dites!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje