Tentojnë të rrëmbejnë një 60-vjeçar në Peqin: Jemi të policisë, ec me ne

22 Qershor 2017, 15:22Kronika TEMA

Një 60 vjeçar ka rënë pre e disa personave ende te paidentifikuar të cilët kane tentuar te rrembejne me forcë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur nje dite me pare rreth orës 22:30, në fshatin Bishqem, Njësia Administrative Pajovë.

Burimet e policise bejne me dije se persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç, banues në fshatin Bishqem, i cili po po lëviste nga një lokal për në banesën e tij.

Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S.

Shtetasi P.S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 246, 110 dhe 22 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje