Dështimi i “Republikës së Re” në mënyrë katastrofike, reagon për herë të parë Lulzim Basha

26 Qershor 2017, 13:55Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rezulltatit katastofik të PD-së në këto zgjedhje nga rezultatet e deritanishme të numërimit.

Basha i është drejtuar me një mesazh të gjithë numeruesve dhe komisionereve.

Ai u ka bërë thirrje që të mos lejojnë asnjë deformim apo tjetërsim të vullnetit të popullit.

Mesazhi i plotë

Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve.

Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit.

Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund.

Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha

4 komente në “Dështimi i “Republikës së Re” në mënyrë katastrofike, reagon për herë të parë Lulzim Basha”

  1. pordha neper brek says:

    pirdh pirdh se lerohesh,

  2. Adam says:

    Sot naten fillon lufta Rama nuk I kalon 69 mandate

  3. lili says:

    ah ah ah ,tash po i bje ne mend se cdo vote ka peshen e vete, kurse kur tradhtoj aléatet votat e tyre nuk kishin peshe!
    Urime Zotni Rames per kete fitore te thelle edhe bravo cdo qytetari qe voten e tij e ba bashkuar kunder Bashes.

  4. Besniku says:

    Po kunatin ku e ke o Lul? Po Berishovicin ku e ke o Lul? Po ku je more alias Kryeminister i shqiptarve? Po do te na marre malli more djale!
    Urime per humbjen!
    Sa te kesh ne stan antishqiptarin me te betuar, ate qe e quajne Sal Berisha, ti dhe te tjeret nuk do te fitoni kurre! Ky eshte ndeshkimi popullor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje