Të dhënat deri në orën 1:15 në qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste vijon të thellojë rezultatet.
Rezultati tregon se 69.633 persona ose 46,54% kanë votuar pro PS-së ndërkohë vetëm 47.688 ose 31,87% kanë votuar Partinë Demokratike.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të fitojë 19.796 ose 13,23%.
Deri më tani janë numëruar 441 nga 1.198 kuti votimi.