Ashtu si në 2013-n, shumë kundërshtarë të Edi Ramës, mendojnë se fajin për humbjen e PD-së, e ka populli, që është “mashtruar” dhe “gënjyer” nga Rama.
Për ta, populli është budalla që ka votuar për PS-në dhe Ramën.
Një prej personave që e ka artikuluar këtë tezë, është edhe Artan Hoxha (presidenti).
Por, ka dhe nga ata demokratë, që urojnë PS-në për fitoren, edhe pse nuk janë të shumtë.
Një prej tyre është aktori Julian Deda, që është njëkohësisht edhe koordinator në PD.
“Si fillim kundershtari urohet, si shenje civilizimi pas nje gare.
Shqiptaret menduan se shoferi me i pershtatshem per ti dhene timonin e kesaj makine me emrin Shqiperi, eshte Edi Rama, kete e treguan me vote.
Demokracia ka rregulla, shumica fiton.
Urime Partise Socialiste per fitoren. Pune te mbare”, shkruan ai.
Kjo sjellje te nderon Julian dhe jo ai reagim …me morra e pleshta…ishte nje turp !-Sidoqofte duket qe kupton dhe reagon shpejt …urime dhe juve te qeverisni bashke me Ramen nese ju fton ne qeveri ,e te punoni per kete popull qe meriton shume me teper se sa morrat e vertete Artan hoxherat shullaket e fevzinjte.
Jam dakort me ty per sjelljen e Julianit, por nuk do te doja qe Rama te ftonte njeri tjeter ne qeveri pervec njerezve te vete. Me ta korri fitoren ne fushate, me ta te kryej edhe punet ugjente qe kerkon vendi,
Julian je humorist dhe ku iron mind te meter si shaka por.Ti pavarsish asaj ti je po e them me sinqeritet personi dhe politikani me I mire qe I duhet shqiperise, bravo per sjelljen demokratike
Bravo. Ja nje Julian qe me ne fund meson nga Zefi.
Fituesi urohet, nderrohet trajneri dhe behet stervitje per ndeshjen tjeter.
epo spaska qene kungull fare djali i Zefit
Z. Hoxha, mbreme te Fevziu, si anal-ist qe je, ke bere mbi 20 here vetem nje pyetje: si ka mundesi qe PS u rrit? Analisti nuk ben pyetje por ben analize. Mqs nuk e paske kuptuar dot (ta tha dhe Sandri, paske ik per lesh) po te ndihmoj une qe nuk jam analist por jam realist.
Se pari, more guximin dhe ironizove nje popull te tere per votat qe i dha fituesit. Shume keq po te mendosh qe do ishe President i ketij populli qe ti talle trapin, po te mos kishe problemin qe tashme e dine te gjithe.
Se dyti, problemi eshte qe ketij populli nuk po i del e keqja me PD edhe pas 4 vitesh. Konkretisht me Sali Berishen. Populli qe ironizove ti mbreme nuk harron. Ai nuk harron Sali, Shkelzen, Argita Berishen se cfare i kane bere ketij vendi sikur te ishin Gedhafi dhe femijet e tij. Populli e kuptoi qe Lul Basha eshte vetem pinjoll i Sali Berishes dhe kete nuk ja fali. Populli i ka ende ne vesh ato te enjtet e 4 viteve kur Sali Berisha shkumezonte ne foltoren e Parlamentit duke u hequr si burri me i ndershem i ketij kombi kur ne fakt i kish bere gjemen. Me kete dileme populli zgjodhi: Rama po! Berisha & Basha jo!
Se treti, ky populli qe ti ke mllef, e do shtetin, e vleresoi sipermarrjen e Rames per te bere shtet, qofte duke futur ne burg per nje fature dritash, per 0.5 mg alkool ne makine, per nje ndertim pa leje, sepse i erdhi ne maje te hundes me shtetin rrumpalle Berishian te te forteve veriore qe pervec inteligjences te fyenin dhe personalitetin.
Se katerti, ty t’u duk çudi qe populli nuk e pati problem kanabisin?! Si analist qe je nuk duhet te çuditesh, madje fare! Perballe vuajtjes se madhe te mos pasjes se shtetit per 8 vite me rradhe nen PD, perballe nenshtrimit te nje kombi dhe pasurive kombetare nga klani Berisha, perballe injorances alla Flamur Noka & Albina Dede & co (e harrove vjershen me gabime drejtshkrimore qe ky poet beri per timonierin Berisha kur ky dha doreheqjen fiktive si kryetar i PD), perballe agresivitetit dhe arrogances alla Jozefina Topalli & Albana Vokshi, perballe dembelizmit proverbial, genjeshtres dhe premtimeve boshe per 4 vite nen Bashe te Bashkise Tirane, popullit nuk i plas fare per ate kanabisin qe gjoja ty te cudit dje te dhemb aq shume (e harrove Lazaratin qe u be international brand) prandaj dhe votoi per PS.
Se pesti, ky popull qe ty te ngriti nervat, nuk e hengri karamelen Basha per Republiken e Re. Me ke? Republike e Re me: Fahri Balli & son, Fatmir Gerdec Mehdiu, Dash Raki Shehi, Tritan Presh Shehu??!!
Se gjashti, per sa kohe qe PD nuk do te dezintoksikohet nga helmi Berisha, kjo parti do te vazhdoje te habise analiste si puna jote dhe ky popull do te vazhdoje te t’i ngreje nervat.
Tung!
Sakte dhe bukur.
Shkrim brilant
Jam shume dakord me realistin ,por duhet te kishe shtuar se ne ate parti ka me shume komunista dhe sigurimsa se sa ne PS e megjithate populli i fali dhe i ndoqi me shpresen se ata do ndryshonin dhe do luftonin ashtu si premtuan ne mitingjet e qytetit studenti ne ato fillime.
Por ata jo qe nuk ndryshuan por u kthyen(ose me mire te themi nga komuniste me 10 cilesit) ne hajdute e kriminele(ali baba me 40 hajdute) qe te gjithe e pame se cfare demi i sollen ketij vendi edhe ketij populli.
Keshtu (ti biem shkurt) qe populli i percmoi dhe i braktisi dhe nuk ka per ti dale inati per shume kohe me keta zarbot e tipit sali apo deri edhe kaci i zi………E di qe edhe kete nuk do e botoni si shume te tjera qe mi censuroni
Bravo Julian Dedes. Sinqerisht bravo. PDja dhe cdo humbes tjeter, ka nevoje ta filloje nga vetja, dhe pikerisht nga nivelet baze….Qytetaria. Pastaj behen analizat dhe me tej konkluzionet dhe hapat qe duhen ndermarr per t’u rimekembur. Mendoj se edhe ketu PDja apo cdo opozitare tjeter duhet ta filloje nga autokritika. Edhe pse me nje FALJE e madhe nuk lahet PDja me kete popull, por te pakte do tregoje se ka ndryshuar vertete
O Julian kjo qe the e bere sot e rregulloi paksa ate menxyre qe te nxori goja dje…… me mire vone se kurre o djale, shyqyr qe e rregullove, ti paska terhequr veshet Lulushi me c’duket….
Artan hoxha ty te cuan deri ne burim dhe uje nuk te dhane sepse kishe nje klecke:I kishe sherbyer rregjimit te vjeter fshehurazi.Te duket vetja I mencem.Ti je si nje minister I mbrendeshe I frances qe balanconte forcat ne mendjen e tije dhe kalonte me shumicen.
ti nuk je askushi para popullit.populli ate ka ne dore voten dhe me ate gjykon tamam eshte I pagabueshem kur votohet pa vjedhje si ne kete rast.
Urime shoferit që mori timonin vetëm tash nuk ka kundërshtar politik ta shohim se deri ku qeveria e re do mbaj premtimet e 2oo13 e 20017 populli shqiptar nuk është as dele as nuk esht ipa ditur por ju dha munsin e fundit për të hekur një her e mir fjalen nga goja fain eka ky ose ai është një shans për të ardhmen e xhdo individ që punon për popullin e vet suksese ne përmbushjen e detyrimeve
…. Bravo kryeministri Z.RAMA … vertete je nder me te miret deri me SOT per SHQIPERINE …
…. Fitorja Z.RAMA eshte Fitorja “BALLKANIT” thone te gjithe Nderkombetaret …
…. Z.Rama eshte cilesuar si “KING MAKER” politikan surpeize per RAJONIN kane thene Nderkombetaret ….
…. Z.Rama do vazhdoje te NDEROJE dhe MBROJE Shqiperine ne mbare BOTEN …
Pershendetje Julian
Si aktor jeni ne majat me te larta por pa te ofenduar pasardhes i denje i te madhit ZEF DEDA.
Ne politik s’kam dashur te te shihja por deri me sot je i pari politikan qe ke bere dicka DEMOKRATIKE.
Te pershendes
Jam nga Kosova dhe jam i impresionuar me komentet e komentuesve. Me behet zemra mal kur lexoj komente te civilzuara, pa fyrje, pa sharje ndaj komentuesve tjere (praktike e perditshme ne portalet kosovare).Urime zgjedhjet, urime fituesit te zgjedhjeve.Urime e suksese ne qeverisjen e ardheshme.Urimi Shqiperi!
“…ata qe mendojne se fajin e ka populli i mashtruar dhe i genjyer nga Rama…. ” Kjo menyre te shprehuri, nuk ngarkon popullin me faj o Mero por mashtruesit e genjeshtaret. E para e punes “popullin” nuk e perfaqeson nje e katerta e tij dhe e dyta ka nga ky asisoj populli te varfer qe mashtrohet lehte me parate e pista te kanabisit. E qe kanabisi me qeverisjen e Rames plasi sheshit gjate vitit te kaluar, kete e kane pranuar te gjithe vec Rames. Je shume larg profesor Artan Hoxhes. Ai arsyeton mbi fakte e jo mbi fantazira e thashetheme. Dha dorheqjen nga kandidatura per president, pikerisht se ne Shqiperi dominojne mashtruesit e genjeshtaret ne politike. Nese ta mban si gazetar, shko e bej me te ne ndonje televizion ndonje debat per cilendo Teme qe te duket se e zoteron me mire, por kam bindjen se do te dalesh i humbur
Djali i Zefit edhe pak ta po i lutesh Rames qe te kalosh me socialisten