Lulzim Basha ngrin postin e kryetarit: Tani do bëhen zgjedhjet për kryetar, s’iu jap llogari atyre që s’punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së

27 Qershor 2017, 20:55Politika TEMA

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të numërimit të votive.

Ai ka thënë se mban përgjegjësi për rezultatin e PD-së, pavarësisht se sipas tij, PD u përball me një garë të pabarabartë.

Basha tha se do të ngrijë postin e kryetarit, pra nuk dorëhiqet dhe ka urdhëruar dy nënkryetarët që të zhvillojnë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Deklarata e Bashës

Nuk mund ta nis këtë komunikim, përveçse me falenderim për qindra mijëra shqiptarë që mbështetën dhe votuan projektin tim dhe të Partisë Demokratike.

Iu jam mirënjohës mijëra demokratëve, që punuan në një fushatë të vështirë.

Projekti që unë kasha lindi me qytetarët.

I kam në mendjen time të gjithë ata që kam takuar dhe i di mirë hallet e tyre.

Jam bërë me tad he kam biseduar në ditë të vështira, kur ishin braktisur nga qeveria.

Në çadrën e lirisë u bashkuam për 90 ditë më radhë, ku mori jetë ëndrra për Republikën e re.

Unë jam i bindur se ata nuk më kanë pritur, sepse besonin se unë do të bëja mrekulli dhe duke bërë kalkulime për pushtet.

Të gjitha ata që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi, kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek unë dhe PD.

Por kjo nuk mjaftoi.

Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi.

Me gjithë pëprjekjet e mia dhe të PD-së për dekriminalizimin dhe luftimin e drogës, sërish krimi dhe paraja e pistët, presioni i pushtetit nuk u ndal.

U ble masivisht vota.

Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëtat mjete.

Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit, është triumi i paligjshmërisë.

Mbi 450 mijë qytetarë refuzuan ofertat për shitjen e votës, duke besuar në vlerat tonë.

Qindra mijëra qytetarë që refuzuan të shiten, janë një frymëzim për mua, që të ecim përpara me kurajo dhe vendosmëri drejt projektit tonë.

Unë dhe PD, bashkë me qytetarët nuk dorëzohemi.

Kjo është një luftë për jetë a vdekje, një luftë që kemi ndërmend ta vazhdojmë deri në fitore.

Socialistët mendojnë gabimisht se ata janë shumicë, pasi mandatet e tyre kanë dalë nga maskarada e krimit.

Ata nuk kanë asgjë për të festuar sot.

Ne do të luftojmë deri në fund.

Kam reflektuar thellë këto tre ditë.

Unë marr të gjitha përgjegjësitë për këtë rezultat.

Demokratët meritojnë një bilanc dhe transparenc të plotë.

Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së.

Këtë do ta caktojnë demokratët.

Për këtë arsye kam vendosur të ngrij funksionet e mi dhe ua kaloj detyrën dy nënkryetarëve, të cilët do të organizojnë zgjedhjet për kryetar.

Unë kam një program dhe do t’ua prezantoj demokratëve.

Zgjidhja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por unë do të luftoj deri në fund për demokratët dhe me ta.

18 komente në “Lulzim Basha ngrin postin e kryetarit: Tani do bëhen zgjedhjet për kryetar, s’iu jap llogari atyre që s’punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së”

  1. boom says:

    Nuk ka hipokrite me te medhenj se keta qe kerkojne largimin e Bashes nga kryetar te PD-se. Nqs sinqerisht dhe ndershmerisht kerkojne ndryshime ne PD atehere duhet te fillojne me largimin e menjehershem te Sali Berishes nga PD. Ishte Sali Berisha ai qe i detyroi te zgjedhin Bashen ne krye te PD-se dhe eshte Sali Berisha ai qe do ti detyroje te zgjedhin nje kukull tjeter kur te kete fshire b.then me Bashen.

    1. €piriiiiii says:

      Te Pjerdhëdha mu në mëndje o Lulush. Po kërkon justifikime tani….. o lulush ajo Çadra ishte Gropa që i bere vetes dhe PD, por ti ske faj se te tjerë te urdheruan. Ata tjeret donin te nxirrnin geshtenjat nga prushi me duart e tua, e provuan dhe u përvëluan më shumë ti por edhe ata. Me këtë mendje kurr skeni për të ardh në pushtet. Tung edhe te fala plakut Mere(Salushit)

    2. J says:

      Përgjegjësi i vërtetë i shkatërrimit të pd kushedi ku bredh me kalë. Shoqëria shqiptare Ka karakter mafjoz, të gjithë e dinë ,askush nuk Ka guzimin ta thotë.

  2. PD eshte Blue. says:

    Plehre,ti, Ruli,Topalli..
    Te gjithe..jeni uzurpuz qe luftojne me uzurpues..fuck you bitch

  3. engie says:

    Good for you Lulzim. Finally you showed you have balls. Megjithate mendoj qe mesazhi te jete me gjithperfshires . Te gjithe jemi shqiptare ne radhe te pare. Nuk te nevojitet gjithe ky antagonizem qe ishte karakteristik per Berishen.

  4. Agimi says:

    Vertet mendoni se fajin per zgjedhjet i ka vetem Basha??????!!!!!!!, -shume cudi!!!!!!. E para as qe duhet te pretendonit qe PD duhej te fitonte pas asaj katastrofe qe PD e la vendin para 4 vjetesh. Faji nuk asht vetem i Bashes. Faji i Bashes ishte qe (i nxitur nga Berisha) ai e kerkonte llokmen me pahire para kohe, por rrevolucioni behet kur piqen kushtet, nuk behet me pahir; -(fole e shaje sa te duash ti, populli gjykon vete). ashtu si ni femije qe lind vetem kur i vjen koha. Sa per dijeni, e djathta kurre nuk ka fituar zgjedhjet, edhe ne 1993 ja dha e majta vete me urdher te Ramizit. Kisha kudo shoke e miq ne gjithe qendrat e votimit, te gjithe thane se ”ja dhame vete me urdher nga Ramizi” i cili kish dhen urdher ”jepuani, vetem te na lene te qete”.

  5. Xha Braho says:

    O Luloqeeeeeee cprogram ziun tregon. Ty te vuri dermen populli ti sheh endra me blerje masive votash. Ju jeni nje cete e kriminalizuar deri ne palce qe punoni vetem per vete dhe familjen kriminale Berisha. Ti do te thuash se po te mos brockollises keto xhevahire do te shqyejne hienat e PeDese. Ketu na fal po nuk te ndihmojme dot. Me qetesi dhe dashuri Lulushhhhhhhh. Futu te breket e Salushes te inkubatori qe te rriti dhe te lancoi ne politike.

  6. Simon says:

    Hahaha ( Dhe une kame nje programe), kete programe pse nuk ja thua votuse Demokrat . Dhe ume kame nje programe , une po ta theme ky programe eshte qe ti te japeshe llogari per Rrugen e Kombit dhe per 21 Janarin ky eshte programe Lulushi .

  7. Mandi says:

    Epo ky Lul Bosha me gjith mend qeka koqe fare…O koqe a mos vall kujtoni se populli Shqipetare ju beso p’rrallave te PD-se, PS-se, se LSI-se jo e jo. Mjaft me, genjyet pafund per pushtet dhe xhepin tuaj. Mjaft. Tashti voten e marrin ato qe bejn punen. Une kam votuar PD-ne me pare por k’te her u pa qartazi puna qe u be ne Tirane dhe Shqiperi. Po ti Lul ç’a bere?! Lloqe, genjeshtra dhe tradheti siç e ke ne gjak. Bashkepunove me Ruset, Gruevskin, Greket dhe lobin Grek ne Amerike, si e si te merrje pushtetin me ç’do kusht, pa asnje limit. Edhe si konsekuence ky eshte rrezultati. Pa ç’ka se ty te vika habi e madhe per rrezultatin gjoja. Ti je me keq se plaku Sali.

  8. besi says:

    Ka motrat Vokshi lulushi sa ghysma e pd

  9. Agron says:

    Dhendrri i saĺi trapit kunder Bashes.ky eshte nje debil prej debili .po te jete vertete burre politikan Basha duhet te kerkoj falje per ate qe beri dhe nuk beri per saliun dhe suiten e tije por ama duhet ti shkoj deri ne fund kazanit te qelbur te kupoles pd dhe pastaj te kandidoj perseri dhe keshtu nund ta kuptojne dhe ta besojn edhe po humbi te pakten eshte i çliruar nga pesha e gabimeve si sherbetore i familjes berishajve.

  10. sit .back. _and_ relaks says:

    Er daj, e dime qe nuk ke me ik se je ne rradhe per KM pas rames ashtu sic do jete Veliaj ne rradhe pas teje. I ka venos Byroja ato pune. Ty te lumte palla qe po ja hedh bythes per maxi-vjedhjen e rruges Durres-Kukes dhe per vrasjet e 21 Janarit. E po nuk vajte ne burg ti as Sala nuk ka me shku se po vajti ke me shku ene ti. Kshuqe shqiptaret qe presin drejtesi per 21 janarin do marrin hajdarin. Vettingu u rruat e ta keni se do e perdorni per te fortifikuar vjedhjet e krimet e deritanishme. Reforma ne drejtesi do behet per te kapur lepujt e vegjel te se kaluare (po u moren edhe me te) dhe do kete vlere qe nga dita e aprovimit e prapa, cu be perpara ket 25 vjet do harrohen bashke me ata qe jane tretur nen dhe. Fitore Islam

  11. zeqo says:

    Ka ca brockulla ne ato qe thote . Nuk ka sinqeritet , nuk kupton qe e keqa nuk eshte te kundershtari qe ti dha te gjitha , qe nuk ka ndodhur ne asnje vend , por te stani i tij dhe tek BENIAMINI I TIJ . Perse nuk thote deri tani nuk kam qene KRYETAR , me beni Kryetar dhe pastaj flasim . kush te beson kur thuaj se te majtet nuk kane arsye te ndihen fitues , zgjedhjet u vezhguan dhe u certifikuan nga nderkombetaret ,Europiane dhe Amerikane , ti thuaj u blene votat .! po nuk vure gishtin ne plage nuk sherohet semundja .kete se bere as ne vitin 2013 kur quanit popullin fajtor perse votoi PS .Thirri Mendjes , mer ment nga ata qe kane ment jo nga Beniamini yt .per te cilin i shpalle lufte SHBA Dhe BE. nuk je per Drejtues , jep doreheqen .

  12. valentina says:

    Z.Basha nuk mund ta justifikoni humbjen e thelle te PD-se me akuza se paraja e piste. krimi .presioni i pushtetit,dhe qe vota u ble masivisht,cdo simpatizant i PS-apo i PD-nuk do ta shiste kurre voten e tij per dy thase mielli apo per 100 euro edhe neqoftese do ti pranonin keto oferta ata perseri do votonin sipas bindjeve te tyre.sa per ate qe ti thua se ka ndikuar presioni i pushtetit te jesh i bindur se kurr shqipetaret gjate 27 viteve nuk e kane ndjere veten kaq lirshem dha pa presion ne te drejten e tyre per te votuar, sa per ndikimin e krimit ne zgjedhje duhet te mendoheshit mire kur bete marrveshjen e 18 majit ku ju moret gjysmen me te rendesishme te pushtetit Ministrine e Drejtesise dhe Ministrine e Rendit por dhe Ministrite dhe drejtorite kryesore, dhe mbas kesaj marrveshje ju u shfaqet teper entuziaste dhe nuk eshte e drejte te hidhni te tilla akuza,neqoftese se ka pasur te interesuar per te blere votat te vetmet parti kane qene LSI-ja dhe PDIU,pra nuk besoj se PS dhe PD e ka patur kete nteres.Gabimi juaj i madh ne keto zgjedhje ishte ne listen e deputeteve qe ti bere duke larguar njerezit me proamerikane dhe properendimore ne PD dhe duke mbajtur rreth vetes politikanet me te urryer per popullin shqipetar si Genc Pollo-Flamur Noka-Tritan Shehu-Edi Paloka-Gent Strazimiri dhe super te urryerin nga shqipetaret Sali Karadzicin,neqoftese ju do i kishit pastruar qelbesira te PD-se ju sot nuk do kishit kete rezultat kaq te ulet ne keto zgjedhje,dhe persa kohe kriminelii vicidolit do ndikoje ne vendimet e PD-se cilido qe te jete ne krye te partise do kete disfata akoma me dramatike,shpetojeni PD-ne nga keto larva te peshtira.

  13. Wendy B says:

    Pfff do rinovohet partia e moderuar e xhaxhi Saliut . Sdi cte besh te qeshesh a te qash me keta kaqola.

  14. Fieri says:

    MENDIMI IM:
    Humbja e zgjedhjeve nga ana e PD ishte e merituar. PD-ja duhet te pranoje se nuk i ka fituar asnjehere zgjedhjet.
    Pd-ja duhet te pranoje se eshte ajo qe filloi manipulimin e zgjedhjeve.kujtojme vitin 1996. PD-ja duhet te kutoje se sa te kete Sali Berishen ne krye , pasi doreheqja e tij eshte formale e kete nuk e them une ,por njerez qe kane qene e jane afer Saliut, nuk i fiton kurre zgjedhjet.
    PD-ja duhet te kuptoje se Saliu nuk mbron parime te se djathtes ,por interesin e familjes se tij. Provat jane te shumta. PD-ja duhet te kuptoje se populli nuk pranon ne drejtim te qeverise Vrases e hajdut . Per kete shembull tipik eshte si Saliu e LUli. PDja duhet te kuptoje se duhet hequr dore nga rrugaclleqet e deputeteve ,te heqin dore nga fjalori me i ndyre i tyre. Shembuli i nje fjalori rrugacrore ne parlament eshte Saliu Flamuri ,Strazimiri. PD-ja duhet te kuptoje se nuk perfaqsohet me me pianec si Arben Ristani. Pd-ja duhet te kuptoje se s’duhet te kene vend ne listat e PD ,kryetar partishe kukulla, si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Noka ……. te ciet hane buken e kaurit e bejne duhane e turkut” A e beson populli Fatmirin ,vrasesin e 29 njerezve ne Gerdec? A e besone elektorati i tij i PR ,kur thote ju jeni Republikan ,por votoni per PD-qe te dal une deputet? Ku e ka partine Dash Shehi ? Kini pare ndonje aktivitet te LZHK-SE? Ku jane forumet e saj? Po keshtu dhe keta demokristiane qe kane nja 7-8 parti ,si partite komuniste ketu ne Shqiperi. Le te thone PD-iste c’fare kane mesuar nga fjalimet e Saliut ne parlament. Si kerkoni ju drejtuesit e PD-se vota nga populli ,kur per turp te zotit shkonit e prishnit kendin e lojnave te liqeni ,kur femijet sa me zi e prisnin ? A kini turp te coni femijet tuaj te luajne atje? Nuk ua ka fajin populli qe u denoi aq shume sa vet e dini qpo u heq kurrizi ,por eshte faj juaj,o lider te PD-se. Humbet 3 bashkite : Diber,Korce,Erseke dhe avazin e Mukes : na kane vjdhur viotat…. U blene votat . Parate e droges? Ku i kini faktet . Pse nuk denonconi ? Pse nuk denoni shkelsit e ligjit? Po si mund te besoi populli shpifjet e LSI -se e cila ishte ne pushtet , ka ministra ne qeveri e flet kundra qeverise? Po ministrat tuaj ,psh ai i mejdisit a ka pergjegjesi per shkaterrimin e pyjeve,per mbjelljen e kanabsit…… Po e them hapur; Beri mire populli qe i dha 74 deputet PS e u shporri nga pushteti ,pasi qenkerki te pa bese. Na doli dhe Saliu nga Skrapari e pa piken e turpit bene thirrje per armatosje……. Jo mor jo nuk ua ka fajin populli ,por koka juj. Populli sipas kokes u ve qylafin. Madje ka filluar edhe qylafin t;ua u heq e tu rruaj koken fare e te dolni ashtu tullac… Ndaj mos shani popullin ,por trute tuaja. Si mund te besonte populli adolishentin ,Basha ,kur thoshte se femijet e arsimit parauniversitar do ushqehen nga shteti….. ? Si mund ta besonte kur thoshte se taksat do ulen,energjia do ulet, pensionet,ndihma ekonomike do rritet , shteti do paguaje 300 kw familjeve te vobekta, ekonimia do rritet punesimi do rritet, po si ku jane te ardhurat nuk jepej pergjije. Do rritesh punesimin . Po ku ? Ku jane fabrikat ? Ku jane uzinat ? Mos kujtoni se i ha populli ? Po Ps-ne e hengri populli ? Une them JO,por eshte e keqa me e vogel. Po nuk e beri,edhe kjo ne halete te gomares ka per te shkuar. Pse akuzoni popullin qe do te largohet ? Ku e ka familjen LUlzim Basha ? Pse iku Kreshniku i maleve? Ku i kini femijet ? Si i kini ndertuar vilat? Pse avokate,gjyqtare ,doganiere, hipotekiste kane shtepi e vila moderrne? Ku.ku i gjeten …… Pse ankohen te drejtet e drejtesise kur populli e dise cilet jane ? Si mund te besohet me PD_ ja me ato veprime rrugacrore ,me ne krye nje vrases……. E te tjera e te tjera. JU beni llap-llap per blerje votash,per para kanabis te cilen e zotroni ju vet,por populli vetem qesh me ju e prisni se nuk kini pare gje akoma………

  15. Miu i arave says:

    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysht, prapa diellit vromiar…….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. lili says:

    jo jo ky halla i duhet kombit shqiptar:
    i duhet per me shkateruar deri ne fund PDne kete pjelle ramiziane
    i duhet Edi Rames per me ba kryeminister ndoshta kur ai te behet president
    i duhet erion Veliaj se per me thane sa mire une punoj karshi ketij
    i duhet Argites per burr te dyte
    i duhet Gruase se tij per me mbulluar paret e Piramidave
    A doni nje qe shitet e blehet, ja ku e keni nje..;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje