Djali i Fahri Balliut humb edhe në fshatin e babait, “shuplakë” e fortë për të mos shkelur më

28 Qershor 2017, 22:05Politika TEMA

Pavarësisht kontestimeve, debateve apo zhurmës së krijuar në PD dhe jashtë saj, djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu do të jetë deputet të paktën për legjistraturën 2017-2021.

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit e kundërshtuan këtë përzgjedhje të kryedemokratit të ngrirë Lulzim Basha që në momentet e para kur u lakua emri i tij duke e konsideruar që në nisje si një figurë të dështuar.

Por kjo përshtypje nuk rezultoi e gabuar. Balliu jo vetëm që pësoi një humbje të thellë në qytetin e Pogradecit por ai nuk u votëbesua as në fshatin e tij Slabinjë të Mokrës, duke u ndëshkuar dyfish.

Një shuplakë kjo mjaft e fortë që të bën të kuptosh se sa janë kapacitetet e tij.

Balliu zuri vend në listën Basha nga përjashtimi i një sërë figurash historike të PD-së.

Edhe ai vetë e ka pranuar që nuk di të shkruajë, nuk ka eksperiencë në politikë dhe i pëlqen të harbohet.

Ende nuk dihet se si mund t’i lihen në dorë fatet e vendit një njeriu që pas shtatorit do të ketë të drejtë të marrë pjesë në krijimin e ligjeve.

Mjafton të shohësh futjen e tij në listën fituese të PD-së dhe mund të shërbejë si një analizë për humbjen drastike.

3 komente në “Djali i Fahri Balliut humb edhe në fshatin e babait, “shuplakë” e fortë për të mos shkelur më”

  1. TOPLECI says:

    Nuk eshte per tu habitur qe Mokra nuk e do kete familje Balliu Klevisi u be deputet me votat e Qarkut kete e provoj i jati 2 here e futi Sala per Deputet te 2 heret Mokra e injoroj nuk a pranoj.

  2. Fari~hu says:

    Mut i jati,mut i biri,mut ai qe beri tane,mut ai qe beri evlane

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fitorja eshte e Fariut,jo e Klevisit !
    Nga llogarit del se PD ne qarkun e Korces I ka patur 4 deputet.
    Qofsha i gabuar,por fitorja e K.Balliut eshte kompromis,te tilla jane bere dhe ne votime te shkuara,ne kete qark.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje