Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka postuar një video në faqen e saj në facebook gjatë momenteve të numërimit të votave.
Kumbaro ka falenderuar të gjithë antarët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Intergrim për sjellejn shembullore që treguan përgjatë gjithe procesit të numërimit.
“Po ndaj me ju videon e ditës së fundit, të orëve të fundit kur ne socialistët, bashkë me anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, prisnim me durim rezultatin e numërimit të votave në Pallatin e Sportit të Përmetit.
Dua të falenderoj kolegët e PD-s dhe të LSI-s dhe gjithë votuesit e tyre për pjesëmarrjën në zgjedhje, për bashkëpunimin në procesin e votimit, për kulturën shembullore përmetare deri në çastin e fundit dhe për besimin që i dhamë njeri-tjetrit se në çdo rast do të jemi bashkë për Përmetin dhe përmetarët.
Dhe siç ma tha shumë bukur një përmetar i mençur në facebook, Elvis Vito, tani “do ta fillojmë aty ku e lame”, shkruan Kumbaro.
Partia Socialiste arriti një rezultat pozitiv në këto zgjddhje në qarkun e Gjirokastrës duke fituar tre mandate.