Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit erdhi si një goditje tepër e fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha pasi përpos liderit të opozitës, përgjegjësia rëndoi edhe mbi të pasi është konsideruar deri më tani kryetar “de facto” i PD-së.
Gjithsesi Berisha, sot ka gjetur forcë për të uruar kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës, Isa Saken, për fitoren e zgjedhjeve vendore.
Pas përfundimit të procesit të numërimit Sakja arriti të zgjidhje si kreu i ri i PD-së duke marrë 28 vota më shumë se kandidati i majtë Murati.
Pas kësaj fitoreje bashkia e Kavajës i rikthehet sërish PD-së, pas 6 vitesh që u qeveri nga e majta.
‘Të dashur miq, le ti dërgojme ne një urim të përzemërt Isa Sakes dhe mbarë qytetarëve të Kavajës për fitoren e merituar!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
kerma e pa kallur ne dhe