Pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u ka mbaruar mandati.
“Kryetari i Gjykatës së Lartë, në bazë të dispozitave Kushtetuese dhe ligjore, përkatësisht nenit 139/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 64/6 të Ligjit Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilave mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë, mblodhi Trupën e gjyqtarëve të kësaj gjykate, për të kërkuar deklarimin e përfundimit të mandatit të disa gjyqtarëve të saj, konkretisht:
1. Aleksandër Muskaj
2. Evelina Qirjako
3. Guxim Zenelaj
4. Arjana Fullani
5. Andi Çeliku
Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatitimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve të mësipërm”.
Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 151/2013 dhe me ligjin nr. 177/2014), duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë.
Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar aktualisht mandati.
u bene supermilionera me prona te paluajtshme brenda dhe jashte vendit. Tani ikin te palaguar me rastine perfundimit te mandatit
E cfare pastaj ?! Ka gjykates, avoketer, juriste, analiste, te tere analfabete barkderra sa te duash Shqiperia. Iken Malua, vjen Larua.
Dvorani, Fullani e company duhen qerruar se jan miliarder.
qe kur krahason Dvoranin me Fullanin kuptohet qe nuk ja ke haberin Drejtesise apo milionave.
po qe se pretendojme se quhemi shtet , te gjithe pa dallim ti neneshtrohen kontrollit te famshem dhe te shume reklamuar vetting, [ ku i gjete ]pa perjashtim nese kane punuar ne menyre te paanshme , te paster , te vazhdojne te ushtrojne profesionin , detyren , dhe funksionet qe u jane ngarkuar , te tjeret tu neneshtrohen ligjeve perkatese , sic mund ti neneshtrohet nje njeriu te thjeshte ligji 1 per te gjithe pa perjashtim qe nga kryeministri deri tek me i thjeshti , eshte ruga e vetme qe te quesh shtet asnjanes i drjte i forte , potencial , per ndryshe ……… kuptohet se quhemi , si do na quajne , nje jete do admirojme qyteterime te perparuara dhe te fuqishme , nuk do na e kete fajin asnje , do te jemi te keqinje e vetes tone , per mendimin tim nuk duhet bere pyetja fare , cdo te behet me anetaret e gjykates se larte ???? te zbatohet ligji
Jan vertete miljoner,por ata duhet te ikin pa miljonat.Parat duhet t’i kthehen arkes se shtetit,se jane djersa e popullit.
Para se te qerohen duhet ti skanoje VETINGU.Nga ato qe dime per keta zaberhane ,meritojne Burgun.Ne qender te vemendjes duhet te jete peseshja e Gjytesve qe nxorren Pa lgur Like Floririn (Arjana Fullani etj.) Thuhet se morren nga 500.000 Euro seicili.Ka para Like Floriri.Keshtu sapo ka deklarue dhe deputeti i PS Pjerin Ndreu.Demaskimi duhet te shkoje deri ne FUND