Patrizio Fondi, ish Ambasadori italian i kohes komunizmit rikthehet dhe pozon aty ku qendruan vellezerit Popa

29 Qershor 2017, 19:37Dossier TEMA

Gjatë periudhës së komunizmit, ndërtesa e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara iu dha me qira misionit diplomatik italian për 1 dollar në vit.

Dje, Ambasadori Lu mirëpriti sërish Patrizio Fondi-n, i cili shërbeu në Ambasadën Italiane nga 1986 deri më 1989. Ambasadori Fondi, bashkëshortja e tij Bruna Basini, dhe Ambasadori Italian Alberto Cutillo vizituan ambasadën, zyrën e vjetër të Ambasadorit Fondi, dhe ndërtesën ku familja Popa u strehua për pothuajse pesë vjet. Ambasadori Fondi punoi fort për të mbështetur familjen Popa gjatë qëndrimit të tij në Tiranë në vitet ’80. Pavarësisht sfidave, ai e kujton atë periudhë me nostalgji. “Unë isha shumë i nderuar,” tha ai, “që isha pjesë e një periudhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje