Pasi u propozua për kryetare të LSI-së, Monika Kryemadhi ka një mesazh: Do jemi pranë problemeve tuaja, opozita jonë është e fortë

30 Qershor 2017, 10:47Politika TEMA

Pas dorëheqjes së Petrit Vaslilit nga drejtimi i  i LSI-së, e propozuara Monika Kryemadhi ka dërguar një mesazh për qytetarët.

Kryemadhi thotë se ajo tani përfaqëson opozitën e vërtetë dhe premton që do ngrejë zërin fort për çdo shqetësim qytetar.

STATUSI I PLOTE:

Mirëmengjes miq! ☀️☀️ Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim.

Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. ??

Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja.

Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin.

Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.

19 komente në “Pasi u propozua për kryetare të LSI-së, Monika Kryemadhi ka një mesazh: Do jemi pranë problemeve tuaja, opozita jonë është e fortë”

  1. Xen deledashi says:

    Monika Kryepidhi do shperndaje prape iPhone per ata qe behen anetare te LeShelIse !! Ne rradhe o njerez

    1. beni says:

      politika qe po ftohet ????? me mire thuaj ashtu si lsi qe po ftohet dhe po shkon drejt shkrirjes se pashmangshme. Po erdhe ti ne krye te lsi mendoj se numri i atyre te mashturarve nga familja meta kryemadhi do te bjere ne menyre drastike se me ne fund do ta kuptojne se leshelija nuk eshte parti idealesh por parti familjare qe duhet zhdukur urgjentisht nga skena politike shqiptare.

    2. ULLI MAGNA says:

      NE DATEN 24 KORRIK 2017 DO TE KEMI:

      1. z. ILIR META – president i republikes,
      2. z. EDI RAMA – kryeminister ne detyre, po ashtu kryeminister i zgjedhur,
      e njekohesisht kryetar i PS = mazhoranca e re parlamentare,
      3. znj. VALENTINA LESKAJ – kryetare ne detyre e parlamentit (kuvendit),
      4. z. LULZIM BASHA (ose i/e zgjedhuri/a i/e ri/e) – kryetar i PD = opozite parlamentare,
      5. znj. MONIKA (META) KRYEMADHI – kryetare e LSI = opozite parlamentare,

      D.M.TH. 40% E ESTABLISHMENTIT QENDROR POLITIK TE SHQIPERISE DO TE PERFAQESOHET VETEM
      NGA BASHKESHORTET ‘META’ (META / KRYEMADHI) …

    3. €piriiiiii says:

      Sigurisht do jesh pranë Problemeve tona, por me Bllokun e Like Floririt ne Dor.

  2. capo says:

    kam ca lek dhe kam problem se skam ku ti coj , hall te madh kam dhe ju monika kam degjuar se jeni ilaci i ketij problemi . dhe pas zgjedhjeve dhe ju jeni te uritur per “halle”, keshtu qe i zgjidhim hall njeri tjetrit

  3. mjeker cjapi says:

    Normal te jetosh ne boten e juaj te elites se pasur me vjedhje, se tek ne aristokrat nuk ka, nuk ja keni iden se cdo te thote te jetosh me 5.000 lek ne muaj. Nejse te dalim tek opozita e juaj, qe po na e shisni si sukses per te verbrit dhe militantet. Kur je ne opozite dhe nuk ke numra edhe me nje koalicion te mundshem nuk mund te besh asgje si Don Kishoti me Mullinjt me ere. Pra mbani 4 vjet e me shume opozite per me shume me mar ate page. Se po dukeni sikur ju keni fituar zgjedhjet e jo PS.
    Imagjinoni tju kemi ne qeveri.

  4. Populli says:

    Ik ore bajgë e ndyrëëëëëë

  5. Populli says:

    1. E pashoqe ne hipokrizi. Dmth. nje sulltaneshe partie qe ka sulltanin president, qe e kane bere Shqiperine ciflig te tyre dhe hengren sa iu deshi b…. ne te dy krahet per 10-15 vjet, iu djegerka barku per njerzit qe s’kane uje
    2. E pakonkurueshme ne injorance. Dmth. socialistja do iu beje opozite socialisteve. Se me cfare idesh te tjera, vetem Monika Norodmom Sihanuku e merr vesh.
    3, E paskrupullt ne moral. Dmth. Sulltanesha bashke me Sulltanin, me pushtetin qe paten per 10-15 vjet, i qorollepsen ne intriga si PD-ne, edhe PS-ne. Tani qe nuk e kane me pushtetin Sulltani dhe Sulltanesh, pushteti na qenkerka intrigant.
    Do duhet edhe ca kohe te kuptohet se fitorja me e madhe e 25 Qershorit, nuk ishte pushteti esencial qe mori PS me 74 deputete, por spastrimi i politikes shqiptare nga kucedra me emrin LSI.

  6. likja says:

    Po do beshe opozit nga gjiri lalzit anga ndo nje vend turistik Ku ti dhe koke lopa hajdut beni relaksin e fundit,race e keqe-u shofshi.

  7. devi says:

    Pse moj moni tani po ktheheni nga populli? Valle nuk e dime se veprimet kryesiht tuajat shume njerez kane humbur vendet e punes se duhet te punesoheshin njerez pa shkolle, me bujqesore apo kristal etj. te cilet duhet te votonin lesh e line. A thua keni ndryshur mend? Nuk mendoj. Mendoj se ajo kohe tashme ka kaluar dhe lesh e lia do te perfundoje ne kazanin e plehrave se bashku me familjen meta e co.

  8. PE says:

    Shendet e bythe te forta , se pushtetin do ta shihni kur te shihni veshet pa pasqyre.

  9. shushica says:

    Kush e propozoi…..cilat jane idete politike ,ekonomike ,shoqerore ,cila eshte baza mbeshtetese ,,,,ku jane konkurentet e tjere per kryetar partie….Te dashur njerez normale…ne Europe nuk ka asnje person politik qe te qendroje ne maje te piramides nga rinia shkollore per 27 vite …Eshte marrje e madhe ..kur thone shkodranet…kjo qe po ndodh ne vendin tone .Vertet nuk ka ne kete Levizje ,nga mijra militante ,nje intelektual ,jashte familjes qe te drejtoje me dinjitet……Mendoni ,ka dhjetra mijra te lauruar ne perendim ,por edhe ne Shqiperi me merite…me kulture perendimore qe jane te detyruar te degjoje idiotizmat e dy personazheve te denje per penen e Shekspirit…Me habit Kadareja ,ai qe pati guximin te shkruante per E.Hoxhen nen diktature ,si nuk guxon te thote dicka per keta personazhe te cuditeshme qe dominojne jeten politike te vendit….

  10. Gjini gunëbardhë says:

    Mos u shtrëngoni shumë (me opozitë të fortë) se do thyheni më dysh. Bëri babai juaj shpirtëror, Sali
    Barishtja, aq “opozitë të fortë” sa i doli gurmazi, po çfarë solli në dritë?.. Në vend të “lajmëtarit të tij dixhital” ju do të shpikni “hajdutin dixhital”. “Pacet fashizmit e vinceremos/se iku koha e Baba Qemos” ka vjershëruar moti Sh. Musaraj. Ca gjëra mbeten aktuale, dashur o pa dashur, sepse, edhe pse “koha (e shkuar tanimë) është e maskarejve – por Atdheu i Shqiptarëve” këndoi edhe Ali Asllani, qysh në 1942. Strukuni… strukuni dhe gjeni vrimë ku të futeni, atë bëni.

  11. Gjini gunëbardhë says:

    Kujtesë
    Ali Asllani
    MASKAREJTË

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, poshtëëë ky zot, ky palo zot!

    Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bëj” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

    Ali Asllani, moti 1942

  12. american2016al says:

    Partite ne Shqiperi jane si prone familjesh dhe bajrakesh, absurdity!!!!
    Nuk ka politike por business familjar, llum kultural nga lindja arabe.

  13. Haka Tekizoti says:

    Përkthimi në ship i shprehjes do jemi pranë halleve tuaja është: do jemi thellë xhepave tuaj. Partia e floririt e familjes së floririt.

  14. kaqi i zi says:

    partia private ekrykriminelit nga skrapari,rroft blloku i haraqit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje