Rraklli i shpëton prangave. Pas burgut me kusht në Austri, dënohet me shërbim prove në Shqipëri

30 Qershor 2017, 16:10Sport TEMA

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dënuar ish-sulmuesin dhe trajnerin e Kombëtares, Altin Rraklli pas hetimit për akuzat e mashtrimit me 150 mijë euro ndaj një të njohuri.

Vendimi i dhënë javën e kaluar, është zbardhur sot. Prokuroria kërkoi 7 vjet burg për ish-futbollistin, ndërsa Gjykata vendosi 5 vjet, dënim ky që për shkak të gjykimit të shkurtuar, i është ulur në 3 vjet e 4 muaj.

Por ish-sulmuesi nuk do të bëjë asnjë dite burg për shkak se dënimi është pezulluar përfundimisht dhe është konvertuar në 2 vjet Shërbim Prove, raporton panorama.

Ky është dënimi i dytë brenda vitit të fundit për Altin Rrakllin, për të cilin ekziston edhe një masë ndëshkimore prej 10 muajsh burg me kusht (të pezulluar) në Austri për përfshirjen e tij në një çështje trukimesh ndeshjesh në kampionatin e këtij vendi.

1 komente në “Rraklli i shpëton prangave. Pas burgut me kusht në Austri, dënohet me shërbim prove në Shqipëri”

  1. Llustra aga says:

    Ky ishte edhe ai qe ua lypte gocave te kombetares me sms?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje