Partia Socialiste ka rritur rezultatin e saj në këto zgjedhje 6.75 % të peshës elektorale, dhe ka grumbulluar 762,815 vota, nga 713,407 që kishte në vitin 2013. Shtesa është plot 49,408 vota.
Kkjo rritje nuk është e njëtrajtshme, dhe drejtuesit politikë e kandidatët e zonave nuk kanë të njëjtin kontribut në këtë fitore të socialistëve.
Në një analizë të votave të PS-së në 12 qarqet e vendit, po sjellim vërtetësinë e rritjes, por edhe qarqet ku ka ulje.
Vlen të theksohet se rritja më e madhe ka qënë qarkun e Kukësit, me kryesuese të listës Mimi Kodhelin, me 17.44 përqind, te perkthyera ne vota, mbi 7 mije vota me shume nga zgjedhjet e 2013-tës. Njëherësh rritje maksimale ka shënuar dhe qarku i Durrësit me drejtues fushate Vangjush Dakon me 8.11 përqind. Pas tyre vijnë qarku Fier, Berat etj.
Berati
Blendi Klosi, si drejtues politik i qarkut të Beratit, ka arritur të shënojë një rritje me 5.5% në këtë qark, duke shtuar 2667 vota krahasuar me vitin 2013. Në këtë zonë zgjedhore, LSI ka marrë 1742 vota më pak, ndërsa rënia më e fortë është ajo e PDsë, plot 2 534 vota më pak.
Dibër
Ilir Beqja si drejtues politik i qarkut Dibër, ka shënuar një ulej të vogël, me 89 vota më pak se në vitin 2013, teksa në këtë zonë, LSI është rritur me 2498 vota, ndërsa PD ka rënë me 8558 të tilla. Në këtë qark, duhet specifikuar rritja e rëndësishme e PDIUsë, e cila mori një mandat me 12,531 vota.
Durrës
Vangjush Dako ka korrur sukses në qarkun Durrës, ku ka marrë 13 065 vota shtesë, ose një rritje me 8.11 %. Në këtë qark, ka një dobësim 9046 vota të PDsë, dhe një rritje me 11,450 vota të LSIsë.
Elbasan
Taulant Balla ka shënuar një humbje të dukshme në qarkun e Elbasanit, si drejtues politik i saj. Në rang qarku, PS ka 2705 vota, ose e thënë në përqindje, rënia është me 1.97. Në këtë qark, PD ka rënë me 13 171 vota, ndërsa LSI është rritur me 5056 të tilla. Në këtë qark, edhe PDIU që mori dy mandate është rritur, duke grumbulluar 29.201 vota.
Gramoz Ruçi në qarkun Fier, shënon ndër rritjet më të larta për PSnë krahasuar me vitin 2013. PS ka marrë 14 685 vota më shumë, dhe rritja është 6.4 %. Në këtë qark, PD ka rënë me 0.54%, ndërsa LSI ka një rritje të vogël me 0.75%.
Gjirokastër
Bledi Çuçi në qarkun e Gjirokastrës, ka një rritje 2471 vota, ose e kthyer në përqindje me 4.4 pikë. Në këtë qark, PD ka shënuar një rritje të lehtë me 0.11%, ndërsa LSI është rritur me 2.09%.
Korçë
Niko Peleshi si drejtues politik i qarkut Korçë, ka marrë 1120 vota krahasuar më vitin 2013, pavarësisht se si përqindje e totalit është rritur me 1.34%. Në këtë zonë zgjedhore, PD ka humbur 5020 vota, ndërsa LSI ka fituar thuajse aq më shumë, 4971 të tilla.
Kukës
Mimi Kodheli si kryesuese e listes se kandidateve per deputete dhe drejtuese e fushates në Kukës ka shenuar nje rritje te forte me 17.44 % të totalit të votave. PS ka marrë në qarkun Kukës 7013 vota më shumë se në vitin 2013, ndërsa PD është dobësuar me 2483 vota. Edhe LSI ka vota më pak se në vitin 2013, vetem 2699 të tilla.
Lezhë
Lindita Nikolla në qarkun e Lezhës ka shënuar një rritje me 3 297 vota krahasuar me vitin 2013, ose e thënë në përqindje, është rritur me 3.97%. Partia Demokratike ka rënë në këtë qark me 3599 vota, ndërsa LSI është rritur me 2 511 të tilla.
Shkodër
Ditmir Bushati në Shkodër ka shënuar një rritje me 2.4% krahasuar me vitin 2013, dhe ka marrë 1315 vota. PD eshtë dobësuar me 4772 vota, ndërsa LSI është rritur me 221 të tilla. Në këtë qark, votat e majta i siguruan edhe një mandat Tom Doshin, vota të cilat më përpara Doshi i bashkonte për Partinë Socialiste.
Tiranë
Saimir Tahiri, në një garë të vështirë dhe me rryma elektorale të larmishme, ka arritur të mbajë lart Partinë Socialiste, madje ta rrisë nivelin e saj me votë. Edhe pse në këtë qark LSI kishte një rritje të konsiderueshme, LIBRA dhe SFIDA luftuan për çdo votë, drejtuesi i PSsë arriti të sigurojë një vlerë të shtuar votash në këtë zonë elektorale. Si qark, PS ka shtuar 3063 vota, ose 1.03%, ndërsa PD është ulur me 21 987 vota, dhe LSI është shtuar me 20 785 të tilla.
Rritja në terma realë për peshën direkte politike të Saimir Tahirit është më e lartë, pavarësisht se zbehja e rritjes është realizuar nga disa bashki që nuk drejtoheshin politikisht nga Tahiri. Vora është një prej bashkive që ka pësuar rënie. Në këtë zonë të drejtuar nga Sadi Vorpsi, PS ka një lëvizje me 3.73 %, krahasuar me vitin 2013, kur zonën e drejtonte Artan Gaçi. PD ka një rritje të lehtë me 0.33 %, ndërsa rritje të lartë ka LSIja, me 20.48 %. Rrogozhina dhe Kavaja, nën përgjegjësinë direkte të Arben Ahmetajt, kanë një ulje krahasuar me vitin 2013. Rrogozhina 542 vota, ose 3.81 % më pak për Partinë Socialiste. Kavaja ka një gropë me 1413 vota krahasuar me vitin 2013, ose 7.67 %.
Në këtë mozaik shifrash, bie në sy një rritje shumë e lartë e Partisë Socialiste, në njësi administrative si Krraba. Zona nën përgjegjësi të Xhemal Qefalisë, është rritur me 33.74 vota për Partinë Socialiste. Qefalia ka shënuar rritje dhe në Dajt, ku në KZAZnë 30, ka marrë rreth 3 000 vota më shumë.
Sa u takon njësive bashkiak, Olta Xhaçka në njësinë administrative numër 3 e ka rritur partinë e saj në zonën ku kandidonte me 6.69 %, krahasuar me vitin 2013, vlera kjo më e lartë e rritjes në të gjithë qytetin. Në njësinë 1 të kryesuar nga Elona Gjebrea PS është rritur me 1.32%, teksa PD ka rënë me 7.14% dhe LSI është rritur me 5.62% të totalit të votave.
Besnik Bare në njësinë 2 ka shënuar një rritje për PSnë, në vlerën 1.27 %, teksa Blerina Gjylameti në njësinë 4, është rritur me 3.4%. Në njësinë 6 në Kombinat, Saimir Tahiri ka shënuar një rritje me 0.48 %, Ervin Bushati në njësinë 8, bastion i PDsë, ka arritur të ndryshojë rezultatin, duke shënuar një rritje 1.29% për PS.
Në njësinë 9, Ogerta Manastirliu ka shënuar një rritje për PSnë me vlerë totale 2.88% krahasuar me vitin 2013, ndërsa Fatmir Xhafaj, përgjegjës për njësinë 10, ka shënuar një rritje të konsiderueshme plot 4.17 %. Njësia 5 e drejtuar nga deputeti Pandeli Majko ka mbledhur 1% më pak vota, se në vitin 2013. Njësia 7 e drejtuar nga kandidatja socialiste, Vasilika Hysi, ka shënuar ulje me 51.61 % të votave, nga 51.82 % të tilla. Në njësinë 11 ku punën e drejtonte Rakip Suli, PS ka marrë 1002 vota më pak, ose 44.91% nga 45.69% të totalit. LSI është rritur me 6.56%, ndërsa PD është dobësuar 5.17%.
Vlorë
Damian Gjiknuri në qarkun e Vlorës ka shënuar një rritje nga 46.62% që ishte në vitin 2013, në 60.34% ku numri i votave nga 56 mijë shkoi në 65 mijë. Partia Demokratike është ulur me 0.6 %, ndërsa LSI është rritur me 0.97%. Në këtë qark, partitë në rritje kanë marrë vota nga PDIU dhe PBDNJ, dy parti kundërshtare të cilat u përfshinë në listat e PDsë të dyja njëherësh. Në këto kushte, çamët dhe minoritarët grekë nuk kanë votuar listën e PDsë, por i kanë shpërndarë votat për partitë e tjera.
Deputetët e rinj sipas qarqeve
Qarku Berat, 7 mandate:
1Blendi Klosi
2Ermonela Valikaj
3Adnor Shameti
4Fadil Nasufi
1Eduard Halimi
1Nasip Naço
2Gledjon Rehovica
Qarku Dibër, 6 mandate:
1Ilir Beqaj
2Almira Xhembulla
1Dhurata Cupi (Tyli)
2Xhemal Gjunkshi
1Reme Lala
1Përparim Spahiu
Qarku Durrës, 14 mandate:
1Eglantina Gjermeni
2Milva Ekonomi
3Fidel Ylli
4Ilir Ndraxhi
5Rolant Xhelilaj
6Jurgis Çyrbja
7Rrahman Rraja
8Klodiana Spahiu
1Oerd Bylykbashi
2Fatbardha Kadiu
3Edi Paloka
4Florjon Mima
1Lefter Koka
2Nora Malaj
Qarku Elbasan, 14 mandate:
1Taulant Balla
2Evis Kushi
3Arben Kamami
4Musa Ulqini
5Anastas Angjeli
6Luan Duzha
7Nuri Belba
1Edmond Spaho
2Endri Hasa
3Luciano Boci
1Aqif Rakipi
2Bujar Muça
1Monika Kryemadhi
2Edmond Haxhinasto
Qarku Fier, 16 mandate:
1Erion Braçe
2Adelina Rista
3Bashkim Fino
4Ismet Beqiraj
5Antoneta Dhima
6Bujar Çela
7Tatiana Piro(Nurçe)
8Anduel Xhindi
9Gramoz Ruçi
10Xhevit Bushaj
1Enkelejd Alibeaj
2Genc Pollo
3Myslim Murrizi
4Luan Baci
1Petrit Vasili
2Robert Bitri
Qarku Gjirokastër, 5 mandate:
1Bledar Çuçi
2Mirela Kumbaro
3Flamur Golemi
1Tritan Shehu
1Vangjel Tavo
Qarku Korçë, 11 mandate:
1Niko Peleshi
2Eduard Shalsi
3Elisa Spiropali
4Ilirian Pendavinji
5Ilir Xhakolli
6Edlira Bode
1Valentina Duka
2Ervin Salianji
3Hekuran Hoxhalli
4Klevis Balliu
1 Edmond Panariti
Qarku Kukës, 3 mandate
1Flamur Noka
2Isuf Celaj
1Mimi Kodheli
Qarku Lezhë, 7 mandate:
1Lindita Nikolla
2Pjerin Ndreu
3Gjetan Gjetani
1Aldo Bumçi
2Lindita Metaliaj
3Andon Frrokaj
1 Viktor Tushaj
Qarku Shkodër, 11 mandate:
1Romeo Gurakuqi
2Izmira Ulqinaku
3Lorenc Luka
4Bardh Spahia
5Nard Ndoka
1Ditmir Bushati
2Paulin Sterkaj
3Senida Mesi
4Luan Harusha
1Tom Doshi
1 Agron Çela
Qarku Tiranë, 34 mandate
1Elona Hoxha/Gjebrea
2Besnik Baraj
3Olta Xhaçka
4Blerina Gjylameti
5Pandeli Majko
6Saimir Tahiri
7Vasilika Hysi
8Ervin Bushati
9Ogerta Manastirliu
10Fatmir Xhafaj
11Rakip Suli
12Arben Ahmetaj
13Xhemal Qefalia
14Sadri Abazi
15Ulsi Manja
16Klotilda Bushka
17Sadi Vorpsi
18Arben Servet Pellumbi
1Lulzim Basha
2Orjola Pampuri
3Rudina Hajdari
4Grida Shqima
5Albana Vokshi
6Jorida Tabaku
7Sali Berisha
8Halim Kosova
9Gent Strazimiri
10Fatmir Mediu
11Dashamir Shehi
1Klajda Gjosha
2Kejdi Mehmetaj
3Floida Kërpaçi
4Endrit Braimllari
5Luan Rama
Qarku Vlorë, 12 mandate:
1 Damian Gjiknuri
2 Vilma Bello
3 Alket Hyseni
4 Vullnet Sinaj
5 Andrea Marto
6 Edi Rama
7 Edmond Leka
8 Fatmir Velaj
1 Agron Shehaj
2 Nadire Mecorapaj
3 Vangjel Dule
1Sezai Rokaj/Shqiptarja.com
Per Kukesin ,ju garantoj se Mimi asnje vote nuk e ka fituar po, safet gjici ka paguar kuksianet mire…
Pitbulli bleu 100 evro voten ne Kukes. Lamtumire kandidati perjetshem. Ke kohe. Kandido ne Zhur tani.