Bashkim Kopliku, ish ministër i Rendit Publik, njëherësh dhe ish-zv.kryeministër i Shqipërisë reagon ndaj disa lajmeve të pavërteta që për të përhapen me qëllim nga njerëz të caktuarf për të denigruar figuren e tij si ish themelues i PD dhe ish drejtues i lartëg i PD dhe i qeverisë.
Kopliku thotë se po sulmohet nga njerëz të caktuar thjeshtë dhe vetëm se ka qënë kundërshtar i Sali Berishës dhe klanit të tij, dhe i bëhet sulmi në të njejtën ditë me vendimin e gjyqtares që sipas tij shkeli ligjin me vendimin “Nishani” për fyerje.
Po citojmë të plotë reagimin e tij:
Një shkresë e Ministrisë së Rendit Publik, e përhapur nga z. Ilir Kaduku.
Një mik, sot, më 01.07.2017, më dërgoj shkresën e mësipërme, me shënimin:
Për dijeni:
Sot ne mëngjes qarkullon në internet, nga Shkodra nga z.Kaduku, ky dokument:
Reagim im, drejtuar Mikut tim, ishte si vijon:
Ka rreth një vit që Z. Ilir Kaduku ma ka dërguar mua personalisht këtë shkresë, duke shprehur indinjatën që “si unë, një mik i tij, t’ia punoja kështu” etj. Sot po marr vesh se e paska qarkulluar publikisht.
Nuk jam i sigurt nëse është rastësi apo e qëllimshme, që kjo shkresë kombinon me vendimin antiligjor, të sistemit tonë gjyqësor të degjeneruar, që më nxjerr mua fajtor, pa pasur kryer asnjë faj ndaj presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Por një emërues të përbashkët e kanë, të dy veprimet, edhe i Nishanit, edhe i “Kadukut”: goditet një politikan i lartë i PD, dhe një kundërshtar konsekuent i PB (Partia e Berishës, Salës).
Le t’i kthehemi shkresës:
Nuk e mbaj mend ta kem nënshkruar këtë shkresë, më duket si e falsifikuar, por dokumente të tilla kam nënshkruar sa e sa herë, pra e pranoj në princip të kem pasur këtë qëndrim. Isha ministri i Policisë (i Rendit Publik), dhe parandalimi i veprave penale apo i prishjes së rendit publik etj., ishte një ngadetyrat e dikasterit që drejtoja, kurse veprat që visheshin me “karakter politik”, e veprimtarive të agjenturave të huaja etj., ishin detyra të ShIK, prandaj këto lloj shkresash i dërgoheshin edhe ShIK “për dijeni”.
Në Shqipëri, Policia ishte depolitizuar që nga fillimi i vitit 1991, kështu që të angazhoje Policinë në politikë ishte thyerje ligji, ishte vepër penale. Këtë vepër penale duket se paska qene në tentativë, ose i dyshuar, për ta kryer z. Ilir Kaduku, shpërndarësi fillestar i shkresës.
Kam kryer detyrën time, edhe duke dërguar shkresa të tilla, e për këtë do të duhej të përgëzohesha nga çdokush që do demokracinë, ku pjesë qendrore e demokracisë është një shtet që zbaton ligjet, njësoj e ndaj kujtdo. Fatkeqësisht, këtë fakt nuk e kuptojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve, bile dhe e politikanëve, të cilët mendojnë se ligji nuk duhet zbatuar për të gjithë njësoj, qoftë “për tëndin”, qoftë dhe “për kundërshtarin tënd”, qoftë edhe “për atë që të ka bërë nder” etj.
Z.Ilir Kaduku është bir i një familjeje me të cilën unë kam pasur miqësi, dhe ia di për nder për ndihmën që më ka pasur dhënë në kohën e komunizmit, në sqarimin e problemeve biografike që më ngriheshin në atë kohën (viti 1969-70) —më pati ndihmuar kryesisht i ndjeri baba i tij, një veteran komunist i Luftës së Dytë Botërore, një burrë shumë i ndershëm dhe i respektuar në Shkodër. I mbetem borxhli edhe sot, pavarësisht se u pata munduar t’ia shpërblej nderat, me punë në profesionin tim të inxhinierit të televizorëve.
Nga Iliri prisja komplimente për shkresën, pavarësisht se ajo ka objekt vetë atë, sepse tregon që “miku i tij”, Bashkim Kopliku, paska mbajtur një qëndrim si më sipër, edhe ndaj tij, pra “ndaj mikut“. Fatkeqësisht edhe Iliri, i cili është një intelektual i shquar, nuk e kupton se duhet të më lavdëronte për faktin se kam zbatuar ligjin ndaj kujtdo.
Në këtë ngjarje, negativja, pisllëku, qëndron në faktin se kjo shkresë nxirret nga zyrat e shtetit dhe përhapet në publik, kur ajo akoma duhet të ruhej në nivelin “tepër sekret”. Zyrtari që ka nxjerrë nga arshivat, një shkresë të tillë, duhet të jetë ndonjë i degjeneruar, i cili duhet të vihet urgjentisht para përgjegjësisë ligjore– prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale kryesisht, kundër këtij personi shumë negativ.
Faleminderit, Bashkim Kopliku
Mjerim I madh me cfar eshte marre nje ish Zv. Kryeminister e minister I brendshem. Prabdaj kemi arritur jetu. Keta e cuan deri ketu PD- ne
Z.Kopliku!
Mos harxho asnje miligram energji per kukulla,manekine dhe karagjoze te degraduar te degjeneruar,politike.
Te gjithe intelektualet e ndershem patriote dhe ne ze,duhet te mbledhin energjite, t’i fokusojne ato dhe t’i drejtojne ato ne mbeshtetje te reformes se thelle ne sistemin edrejtesise.
Vetingu ipritshem eshte celesi “magjik,, drejt demokracise.
Shtetl i sotshem shqipetar ka nevoje per nje plugim te thelle.
Kau me i fuqishem nje here per nje here eshte kau Rama.
Deri tashti ai eshte perpjekur ka depertuar dhe ka care i vetem.Per te arire atje ku duhet dhe si duhet ai ka nevoje per mbeshtetje mbarepopullore dhe vecanerisht intelektuale.
Pershendetje nga bar Taivani
Nje sqarim nga Prof. Dr. Ilir Kaduku : Do te ishte ne nderin Tuaj Z. Kopliku qe te botonit krahas shkrimit Tuaj dhe statusin tim ne facebook. Aty kam theksuar se disponoj dhe shkresen urdheruese te Kolonel Rexhep Kollit te vitit 1981 ( aso kohe Minister i Brendshem dhe ne te njejten kohe Kryetar i Deges te Brendshme te Shkodres ) derguar Zv / Kryetarit te Deges Shkoder Shokut Fatmir Hakani ku urdherohet survejimi i studentit Ilir Kaduku. Arsyetimi i statusit tim bazohet ne diskutimin qe shkresat jane copy paste te njera thetres dhe dua te di nga ju si figura nr. 2 e shtetit te ashtuquajter demokratik, te atij shteti qe une kam sakrifikuar dhe vazhdoj te sakrifikoj. Meqenese Ju doni te dilni i lare nga kjo mesele atehere neser do te botoj ne gazeten qe une e desheroj skenen se si jam arrestuar nga vartesi juaj direkt ( jo vartesi i Bashkim Gazidedes ), i quajtur Gjergj Jorgo ( asokohe shef komisiariati i rajonit te “Mine Pezes’) dhe ku jam keqtrajtuar ne menyre cnjerezore per 69 ore me rradhe nga policet Tuaj, Zoteri Shok i Nderuar Bashkim Kopliku. per kete mund te pyesni vete policin ne fjale. Une mund te nxjerr deshmitar Z. Mark Gjonmarkaj sepse Z. Azem Hajdari nuk eshte gjalle dhe eshte ky person qe ka ardhur ne mesnate ne rajon dhe me ka nxjerre me force nga komisiariati. Sa per lidhjen time me Sali Berishen une mund t,Ju them se e kam takuar rastesisht vetem tre here ne jeten time (vetem shterngime duarsh ne rast pervjetoresh dhe vdekjesh). Persa i perket Presidentit Nishani mund t,Ju deklaroj se e kam takuar vetem nje here ne jeten time kur kam marre titullin e larte “Nderin i Kombit”. Nuk ja vlen te merrem me gjate por eshte ne nderin Tuaj te me kerkosh falje publike dhe jo te besh plagjiatura me fallsifikime e me armiq te jashtem e te brendshem. Turp te te vije per buken qe ke hanger ne shtepine time! Me gjate do te vijoj ne kete gazete ose ne nje interviste si ta shoh te arsyeshme konform etikes dhe pergjegjshmerise time. Dua t,Ju theksoj se Ju falenderoj per vleresimin qe beni babes tim te nderuar dhe mua si person nga pikpamja intelektuale!