Më 14 qershor 1775, Kongresi Kontinental, i tubuar në Filadelfia, themeloi Ushtrinë Kontinentale nën komandën e George Washingtonit, duke nxjerrë dhe Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar kryesisht prej Thomas Xheffersonit, më 4 korrik 1776.
Kjo datë tani festohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Amerikës. Që nga ai vit, kjo është festa më e rëndësishme e SHBA-ve. 4 korriku festohet në të gjithë botën, kjo për vetë ndikimin absolut që kanë amerikanët.
Edhe në vendin tonë me këtë rast, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka organizuar një ceremoni në ambientet e saj.