Nis vala e shkarkimeve: Ja cilët do të heqë nga detyra kryeministri Rama

4 Korrik 2017, 18:06Politika TEMA

Drejtorët teknikë të vendosur pas marrëveshjes Rama-Basha pritet të shkarkohen.

Burime pranë ministrave teknikë pohojnë se atyre u është kërkuar nga kryeministri Rama që të shkarkojnë drejtorët e përgjithshëm të emëruar nga Partia Demokratike për efekte elektorale, shkruan “Panorama”.

Rama u ka kërkuar ministrave që të vijojnë punën e tyre deri në muajin shtator, kur do të miratohet në Kuvend qeveria e re.

Kryeministri Rama e ka argumentuar shkarkimin e tyre me përfundimin e objektit të emërimit të tyre dhe emërimin e drejtorëve të PS-­së, të cilët duhet të kenë kompetenca të plota për t’u ofruar shërbime qytetarëve në zyrat e ALUIZNI­t, Drejtorisë së Burgjeve, të Hipotekave dhe të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Por, sipas të njëjtave burime, ministrat teknikë nuk kanë pranuar që të propozojnë shkarkimin e tyre.

Në këto kushte, pritet që kryeministri Rama të firmosë vetë largimin e tyre, por si efekt i këtij veprimi mund të ketë akte dorëheqjeje nga vetë ministrat teknikë të PD.

Pas emërimit të gjashtë ministrave teknikë dhe zv.kryeministres Mandija, në fillim të muajit qershor nisi dhe emërimi i drejtorëve teknikë, qëllimi i të cilëve ishte ruajtja e administratës publike nga përfshirja e saj në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

3 komente në “Nis vala e shkarkimeve: Ja cilët do të heqë nga detyra kryeministri Rama”

  1. Veterani says:

    As pak tolerance.Marrveshja e permbushi qellimin te ishin shkaekuar me urdher qe diten e hene drejtor e ministra.

  2. Kanioni says:

    Nxirri prej bythe jashte, se je ti qe mban pergjegjesi per mosmbarevajtjen e puneve ne favor te publiku. Edhe ata drejtore te lesh e lise, nxiri prej bythe jashte se kane abuzuar ne menyre te tmerreshme. Mos ki frike, vec popullit ke edhe mbeshtetjen nderkombetare,. Coji perpara reformat sa me shpejt te jete e mundur.

  3. billi says:

    Lajm do perbente kur do heqi ministrat dhe drejtorat e ‘tepsise’. Ato dhe sot e ksaj dite punojne e firmosin tendera sikur asgje nuk ka ndryshuar nga mbeshtetja popullore qe ju dha partise socialiste. Z.kryeminister, filloje reformen nga keta drejtora tepsish dhe jo nga specialistet pavaresisht bindjeve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje