Zëdhënësja e PD: E vërteta e ‘abstenuesve’ mbrëmë. "Sherr" me anëtarët e Kryesisë: Je gënjeshtare

4 Korrik 2017, 17:51Politika TEMA

Zbardhja e një pjesë të mirë të bisedimeve në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe deklaratat e grupit ‘anti-Basha’, se veç votave kundër kishte edhe 20 abstenime, ka sjellë reagimin e zëdhënëses se PD-së, Ina Zhupa.

Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa i quan si Fake News, deklaratat në fjalë, pasi sipas saj e vërteta ësthë ndryshe, ndërkohë që sjell edhe numrin e votave pro, kundër dhe abstenim ndaj propozimit të Gent Malkos.

Ajo shprehet se nuk dëshiron të bëjë publik emrat e atyre që votuan dhe sesi votuan, por shprehet se të gjitha lajmet mbi abstenimet janë të gënjeshtërta.

“Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallso që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime.

Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEWS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë.

Në këtë votim rezultati ishte:

24 Kunder propozimit te Z. Malko

11 Pro propozimit të Z. Malko

10 Abstenime

Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë.

Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj.

Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë“, shprehet Zhupa.

Pas këtij reagimi, ka qenë anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak në PD, Fabian Topollaj që e ka nisur debatin. “Nxirr procesverbalet se misionin e ke kryer”, i shkruan ai ashpër.

Më pas debati vijon si më poshtë.

2 komente në “Zëdhënësja e PD: E vërteta e ‘abstenuesve’ mbrëmë. “Sherr” me anëtarët e Kryesisë: Je gënjeshtare”

  1. Mahmut koxha says:

    Ta gezosh Ina se PD – ja prandaj shkon ashtu se nuk dihet nga I vijne dhe I ikin Lulat e Inat si fantazma , pa u njohur,apo dhene ndonje kontribut ,por disa nga ju te rinjte te pakten si prurje ne PD ,keni me vete dhe pjesen “dhurate ” te ish-ave te kohes se shkuar,prandaj PD-ja eshte peng.Ina ! Pa marre parasysh vendin tend te punes po kam pyetje per ju : A prishet pune sikur :- Te zbatohet me perpikmeri statuti I PD-se ? Po sikur Lulushi (te jape doreheqje se eshte mesuar me dhurata) te jete I barabarte me te tjeret ne gare ? A e kuptoni ju qe ne keto temperatura nuk shkon ngrirja ,se del uji nen haser sic I thone malesoret ! Po kush e futi ujin nen haser ? Kur te vije momenti per kete pergjigje, Ina -t e Lula -t, kane mbaruar pune dhe jetojne ne parajsat jashte Shqiperise,por anetaresia e PD-se,do jete prape aty me besimin e verber te drejtesia ne gjthcka.A e din e nderuar In-ushe ,si lindi PD-ja si force politike ! Pyet dhe beja te qarte dhe Lul -ushit,mos rrini me shpresen qe te tjeret,do ju emerojne gjithmone,por mesohuni qe vete te fitoni betejat,se perndryshe prape anetaresia e PD-se do shkoje ne plazh dhe jo te kutite e votimit,sic ndodhi kete rradhe.Po eshte gjynah moj Ina se ti dhe Lul-ushi nuk e dini sa mund eshte bere per PD-ne! Pavaresisht qe nuk jetoj ne Shqiperi nga 10 vjet,por prape kujtoj sakrificat qe bejne demokratet e ndershem duke besuar qorrazi ne mashtrimet tuaja.
    Une nuk kam preferenca por meqe ti fol ne emer te Lul-ushit thuaji qe te filloje cdo gje nga e para brenda catise,pasi ai u mundua te vendose rregulla ne lagje,dhe po perdhos shpineThuaji qe mos mbaj shprese qe nje dite do behet kryeminister me votat e Metes,pasi Meten e majmi Berisha me deputete, dhe ate nuk e ka ne defter.Po ka plot PD-ja moj Ina,pse duhet te merret gjithe anetaresia me deshtake per nje vend pune ?Ai nuk la askund gjurme ne gjthe ato shance dhurate pa pike kontributi .

  2. vajmedet says:

    KJo eshte genjeshtare patologjike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje