Super operacioni/ Goditet organizata e mafies në Kalabri, 1 mijë policë në terren, pranga 116 personave 

4 Korrik 2017, 16:02Kronika TEMA

Mbi 1 mijë policë kanë zbritur në terren në Itali, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin 116 personave. Sipas policisë bëhet e dituar se ata kanë goditur një organizatë kriminale kalabreze, shkruan repubblica.it.

Sipas “Repubblica”, aksioni është zhvilluar në zonën ‘jonike’ të Kalabrisë, e cila konsiderohet nga policia edhe si ‘zemra’ e Ndrangetës.

Sipas hetimeve të para mediat italiane më tej shkruajnë se në mesin e të arrestuarve ka edhe persona të klanit Morabito, ndër familjet më të rëndësishme dhe historike të Jonit, të udhëhequr gjatë nga Peppe Morabito, i njohur si “Tiradritto”, i cili  konsiderohet si një ndër mendjet më të zgjuara në Locri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje