FOTOT / Komentuesit shpërthejnë ndaj Bashës: Ngrin për partinë, shkrin për kunatin

5 Korrik 2017, 09:39Politika TEMA

Që pas ngrirjes së funksioneve në PD, Lulzim Basha ka reaguar këto ditë vetëm për t’i dalë në mbrojtje kunatit të tij, i përfolur si sekser për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Edhe pse ka heshtur për akuzat e rënda të bëra nga figurat më të rëndësishme të PD-së këto ditë, Basha ka preferuar që të heshtë duke mos u shqetësuar për partinë.

Por duket se e vetmja gjë që e shqetëson Bashën në këto momente, janë akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj tij dhe kunatit për aferat korruptive në kohën që Bashkia drejtohej nga PD. Dhe të dy rastet që Lulzim Basha ka “shkrirë” nga vetëngrirja, lidhet me akuzat e hedhura ndaj tij dhe kunatit për afera korruptive me lejet e ndërtimit.

Këto qëndrime të kryetarit të PD që reagon vetëm sa herë preken interesat e familjes, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë ndaj Bashës me kritika, por edhe me foto humoristike e ironizuese. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se gjatë kohës që Bashkia drejtohej nga Basha, lejet e ndërtimit në Tiranë menaxhoheshin nga kunati, vjehrri e familjarë të tjerë të kreut demokrat.

Veliaj deklaroi se dhëndri i Berishës, Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës, i cili parashikonte ndërtime për shërbime dhe banesa nga 8-11 kate. Kryebashkiaku sqaroi se plani u hartua nga arkitektët e Bashës dhe i shkoi për firmë Berishës jo për lulishte, por për pronën private të familjes Nela për ndërtim, ndërsa kunati i Bashës kërkonte “haraçin” si shkëmbim. Në këtë situatë kur toka objekt diskutimi është pronë private e familjes Nela, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka bërë gjithçka për të maksimalizuar përfitimin në interes të qytetarëve.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/2-9-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/2-9.jpg","attachment_id":719704},{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/3-6-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/3-6.jpg","attachment_id":719705},{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/4-3-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/4-3.jpg","attachment_id":719706},{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/5-2-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/5-2.jpg","attachment_id":719707},{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/6-2-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/6-2.jpg","attachment_id":719701},{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/1-15-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/1-15.jpg","attachment_id":719703}]

2 komente në “FOTOT / Komentuesit shpërthejnë ndaj Bashës: Ngrin për partinë, shkrin për kunatin”

  1. Fatosi-kosove says:

    lulush hip ne tramvaj e ik se je ba katastrofa e njerezimit e jo veq e PD-s siq tha jozhefina,more fund si fazlliqi,dhe nese ata qe ishin ne qader jane shqiptar ateher duhet te zgjedhin ose shqiperine ose ty e fazlliqin me PD-n,hipi tramvajit lul dhe lundro neepr Tirane,ky ishte premtimi yt kur ihe kryetar dhe ektheve en biznes,merr strazimirin me dy alltia dhe del lufto per pronen qe sta paska falur ai tipi,pastaj thirr edhe nishanin dhe protestoni per parkun e lodrave,turp te kesh.

  2. Lul basha faqepetull. Jo vetem qe eshte i paafte por dhe kriminel. Lul basha eshte dora e saliut berishes. Saliu e la perdor ket toc sa here ka dashur, per abuzimet e rruges Kim it durres kukes, 21 janarin, marreveshjen per fallen e detit greqise etj. Lul toci jep doreheqjen se e more ne qafe shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje