Humbja drastike/ Basha braktis “Republikën e Re”,  i rikthehet simboleve të PD-së

5 Korrik 2017, 13:27Politika TEMA
Humbja drastike/ Basha braktis “Republikën e Re”,  i

Pas humbjes drastike, duket se dështoi edhe “ëndrra” e kryetarit të “ngrirë” të PD-së Lulzim Basha se do të ishte kryeministri i ekonomisë në “Republikën e Re”.

Ai sot ka marrë një vendim për të hequr nga kopertina në rrjetin social Facebook, sloganin “Republika e Re” dhe ta zëvendësojë atë me simbolet e PD-së.

Reagimi i Bashës duket se vjen dhe si përgjigje ndaj zërave kritikë brenda partisë të cilat e akuzuan atë se po tjetëtërsonte PD-në.

Kjo shihet edhe si një lëvizje e Bashës për të riafruar një numër të madh demokratësh të larguar nga kjo forcë politike.

Tanimë me funksione të ngrira, Basha është zyrtarisht një nga dy kandidatët për të marrë drejtimin e partisë, në një garë ku si rival të vetëm ka ish-kreun e PD-së, Eduard Selami.

Fushata brenda partisë do të zgjasë deri në 20 korrik, për të mbërritur deri në 22 korrik, kur të gjithë demokratët në listë do të votojnë për kreun e ri të PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje