Nard Ndoka rikthehet të bëjë “filozofin”.
Ai ka lëshuar disa perla, ndërsa ka dhënë një intervistë për “GSH”.
Ndoka thotë me ironi, se politikani është si një markë, nëse nuk pëlqehesh, mund të kesh fatin e Jozefina Topallit.
Ja disa nga përgjigjet “filozofike” të tij.
Si do të ndjehet Nard Ndoka tashmë që bën pjesë tek brezi “i vjetër” i politikanëve shqiptarë?
Eksperienca është vlerë e çmuar në politike, të jep më tepër epërsi në debat, argumente, ide dhe ballafaqim. Kur krijon një emër në politik, është njësoj si një “markë”, nëse pëlqehesh, je ‘OK’! Në të kundërt shkon si Jozefina!
Në fakt, a të plak politika? Çfarë këshille keni për deputetët që janë në të 20-tat e tyre?
Politika është një “sport i rëndë”, të kalit mendjen, por të ngarkon me emocion e përgjegjësi. Por, nëse nuk e kontrollon veten, pa diskutim që ka edhe pasoja, trauma politike e morale! Politikanët e rinj duhet të kenë kujdes, politika nuk kërkon energji fizike, por mendje të kthjellët dhe “nuhatje” maksimale.
Duket se jeni i ndërgjegjshëm që mbeteni ndër emrat më të pëlqyer edhe nga të rinjtë, a ju ka ndihmuar apo ju ka penalizuar zhurma në rrjetet sociale?
Në këtë fushatë e kuptova dhe e ndjeva në mënyrë të drejtpërdrejtë në çdo zonë, në çdo fshat të thellë, nuk takova dikë që nuk më njihte dhe që nuk shfaqte simpatinë; shumë nga politika, ca nga “DWM”, kërcimi dhe shumë të rinj nga rrjetet sociale. Të qenurit i njohur të krijon epërsi në politikë, të krijon besim tek njerëzit, aq më tepër kur krijon një imazh pozitiv, apo kur të njohin nga afër, kupton që mund të futesh lehtë në botën e çdo bashkëbiseduesi. Besoj se ata më shohin edhe një karakter ndryshe, më të sinqertë, pa shumë stërhollime dhe specifika… Ndoshta thjeshtësia ime, deri diku edhe karizma bën që të jem më afër tyre.
Batutat tuaja janë shumë të famshme në rrjetet sociale, a do të keni ndonjë batutë të re përgjatë seancave plenare që do t’ju shndërrojnë në hit?
Batutat janë “ADN”-ja e origjinës time. Ato më shoqërojnë ngado në jetën e përditshme, me shoqërinë, në politikë, shpeshherë edhe në fushatë elektorale. Për fat të keq në Kuvend, argumentet dhe idetë nuk pasqyrohen, ndërsa batutat mbesin gjatë!
A ju mërzit më batuta “Nard Ndoka filozof”?
Nuk më mërzit, më ka shqetësuar ndonjëherë, por nëse mërzitesh, të ndjek nga pas; nëse e merr me sportivitet dhe përshtatesh, kthehet në favor në shumicën e rasteve. Ndaj do harrohet me “shije të mirë”!
Në politikë, në kërcim, çfarë do të provojë më Nardi?
Të gjitha i kam bërë dhe di të bëj akoma edhe shumë gjëra të mira në politikë dhe në jetën e përditshme. “Të jesh shkodran, të tana i ban”!
Jemi në sezonin veror, ku do të pushojë Nardi këtë verë?
Mbas kësaj fushate të lodhshme i meritoj edhe unë pushimet. Pushoj me tri-katër ditë, por lëviz shumë, Velipojë, Shëngjin, Dhërmi, por edhe në Mal të Zi.
Thonë shpesh se politikanët gënjejnë, a na ke gënjyer përgjatë kësaj interviste?
Gënjen Edi Rama dhe merr vota! Unë nuk gënjej, as në këtë intervistë. Edhe nëse “të gënjesh”, kthehet në një standard për vota, unë sërish nuk do gënjej kurrë.
armet kimike jane kimike … nardi-…..haaaaaa haaaaaaa
Sidoqoftë, Zhelefina kishte, ka dhe do të ketë më shumë bole se sa ty
Nard Ndoka deputet:
Kush u zgjodh deputet , eshte si une, dhe kush nuk arriti me fitu…si Gjyzepina.
Ndoka pretendon qe politika kerkon “nuhatje” por nuk e thote qe duhet te nuhatesh podhet dhe mutin e kryetarit per te gjetur bythen qe t’a lepishe per 24/7.
undefined
Nard Ndoka si katunar qe eshte thote se Edi genjen dhe NARDI jo. Nuk dua te komentoj kete por dua ti ve ne dukje Nardit dhe kujt do nardi qe po ti beni nga nji gojore Edit ose cfardo qytetari te TIRANES TE JENI TE SIGURT QE MBAS KESAJ DO TE FLISNI DICKA ME MIRE SHQIP. Do me thone Nardet po pse keshtu do qytetrohemi ne? Skeni cbeni qytetaria ka kosto te larte por mos humbisni kohe