DOSJA/ Enver Hoxha është homoseksual: Dëshmia e përkthyesit të telegrameve dhe ‘axhansave’ të diktatorit për shtypin grek dhe italian

5 Korrik 2017, 10:25Politika TEMA

30 vjet më parë, arratisja e një përkthyesi të ATSH-së tronditi sistemin komunist dhe kupolën e lartë të Partisë së Punës.

Ajo që bëri bujë nuk ishte arratisja e tij, pasi arratisje ndodhnin thuajse çdo vit e çdo muaj, në të katër anët e vendit, por më shumë bënë bujë deklaratat e të arratisurit, që mbushi shtypin grek fillimisht, dhe më pas atë italian, deklarata që kishin të bënin me jetën private të ish – diktatorit: “Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha ishte një homoseksual, një paranojak dhe vrasës…”

Shtypi grek u mbush me këto deklarata në fillim të muajit nëntor 1987.

Njëra pas tjetrës gazetat greke “Akropolis”, e datës 14 nëntor 1987, “Vradhini”, e 15 nëntorit 1987, etj. dhe më pas ato italiane “Il Mesaxhero”, “La Stampa”, “Corriere della sera”, “La Republika” etj. shqetësuan seriozisht Tiranën.

Ja si qëndronte ngjarja:

Ilir Bulka, punonjës në ATSH, përkthyes i telegrameve e agjencive të huaja, që i dedikoheshin personalisht Enver Hoxhës, ishte arratisur nga Shqipëria më 26 shtator 1987, kur po shoqëronte ekipin e “Vllaznisë”, në rolin e përkthyesit.

Me 26 shtator ai po udhëtonte me ekipin e futbollit “Vllaznia” nga Tirana për në Maltë, ku do të zhvillohej ndeshja me ekipin vendas.

Në kthim, aeroplani u ul në Athinë dhe ekipi u vendos në hotel “Albatros”.

Mbasdite, përkthyesi 38-vjeçar që e fliste anglishten dhe frëngjishten në mënyrë të shkëlqyer, iku me kujdes nga hoteli, u fut në një taksi dhe u drejtua në polici ku kërkoi strehim politik.

Gjatë nëntorit 1987 Ilir Bulka, me një guxim të admirueshëm, do të zbërthente figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e konceptonte ai, në disa artikuj që janë botuar në Greqi dhe Itali.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë si dhe Komiteti Qendror i PPSH-së kanë qenë të alarmuar nga informacionet që vinin nga përfaqësuesit e tyre.

Ngaqë nuk kishin çfarë t’i bënin Ilirit, u mendua të internonin familjen e Ilir Bulkës në Tiranë.

“Kisha 10 vjet që planifikoja të ikja, por nuk gjeja rastin.

Thashë të pres sa të vdesë Hoxha e të shoh se mos ndryshon situata, por e pashë se nuk ekziston as edhe një fije lirie.

Ekonomia është në gjendje shumë të keqe. Në treg mungojnë të gjitha. Në janar – vjet – pashë se nuk ka asnjë shprese dhe mora vendimin që të arratisem.

Hoxha ishte homoseksual. Këtë e dinë mirë njerëzit e oborrit të tij, por edhe shumë të tjerë që e patën njohur qysh kur ishte për studime në Paris.

Është sikur të kemi dalë nga burgu.

Preferojmë më mirë të vrasim veten se sa të kthehemi mbrapsht. Ju lutemi të na jepni strehim politik në Greqi”, kishte deklaruar Bulka.

Pak e shumë ishin tënjëjtat deklarata që kishte bërë Bulka dhe që gazetat i kishin marrë e rimarrë.

Botimet italiane ju referoheshin atyre greke. Ja për çfarë e akuzonte Bulka diktatorin Hoxha. Për lexuesin paraqesim vetëm një pjesë nga shkrimi i gazetës  “Il Mesaxhero”,  e datës 11.11.1987.

Gazeta boton një artikull me titull: “Zbulimet/ Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës’” dhe me nëntitull: “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: i vrau vetë ministrat – dashnorë të tij’”, pa emër autori.

Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksua1 që i fshihte prirjet e tij, dhe për këtë arsye u bë paranojak dhe vrasës; ai vrau me duart e tij shumë nga viktimat e tij.

Këtë e pohoi dje, në një intervistë dhënë agjencisë amerikane UPI, Ilir Bulka, 38 vjeç, i cili për shumë vjet ishte bashkëpunëtor i Hoxhës, për të cilin çdo ditë përgatiste një përmbledhje të lajmeve kryesore nga bota. Bulka kërkoi strehim politik në Athinë, në shtator të këtij viti, ndërkohë që po kalonte tranzit në aeroportin e Athinës bashkë me një skuadër shqiptare futbolli që do të zhvillonte një ndeshje jashtë shtetit.

Duke folur për Hoxhën, Bulka tha se paranoja e tij u shtua sa më shumë që ai plakej dhe e çoi atë deri aty sa te ndalonte këngët e dashurisë, poezitë popullore dhe kërcimet e balerinëve meshkuj e femra në televizionin shqiptar. Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetet dhe kompozitorët e rinj shqiptarë meshkuj në apartamentin e tij luksoz në Tiranë. Dëshironte që të bisedonte me të gjithë intelektualët e rinj meshkuj shqiptarë për t’u siguruar se ata nuk përbenin kërcënim ndaj autoritetit të tij, por edhe sepse kërkonte dashnorë.

Në intervistë, Bulka i bëri elozhe me pas udhëheqjes së tanishme komuniste shqiptare, duke thënë se udhëheqësi i ri Ramiz Alia “po kërkon të pakësojë me ngadalë influencën e pasueseve të Hoxhës në vend, por, ashtu si udhëheqësi sovjetik Gorbaçov, ka shumë armiq të rrezikshëm”.

Enver Hoxha vdiq në prill 1985 në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar te Evropës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar. Sipas Bulkës, “vrasjet e miqve të tij në qeveri, që i kryente me gjakftohtësi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin për shkak te grindjeve midis dashnorëve me huqe ose ishin krime ne bazë të të cilëve ishte pasioni”. Hoxha bënte rregullisht spastrime në gjirin e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vetë Ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij Mehmet Shehun, përfundoi Bulka.

Deklaratat se Nexhmija ishte në dijeni të homoseksualitetit të Enver Hoxhës dhe se ky ‘ves’ i këtij të fundit kishte ndikuar në të gjitha zhvillimet e vendit, u hodhën edhe më vonë, pas vitit 1991. Por askush nuk provoi apo solli ndonjë dëshmi. Nuk dihet se çfarë ndodhi me këtë emigrant, i cili, pas vitit 1991, kur ra sistemi komunist,  nuk u “bë i gjallë, as në media e as me ndonjë libër për të vërtetuar akuzat e tij. Thjesht kjo ka ngelur një ngjarje e largët, e 30 viteve më parë, por që tronditi seriozisht sistemin komunist.(Politiko.al)

51 komente në “DOSJA/ Enver Hoxha është homoseksual: Dëshmia e përkthyesit të telegrameve dhe ‘axhansave’ të diktatorit për shtypin grek dhe italian”

  1. liria says:

    Shume bukur. Enver Hoxha paska qene demokrat dhe jo diktator se demokratet jane homeseksuale. Kete po e shikojme dhe jetojme. Ne faqet e fundit te nje reviste shkruhej: pohojne me gojen e tyre. Po kujt i intereson per jeten private te Enver Hoxhes, paski qene idiot e shkuar idioteve. Keshtu do ta demaskoni me armet qe demaskoni veten? Ky Bulka paska qene nje cope injorante kur thote se Enver Hoxha vrau vete Beqir Ballukun dhe i vriste per se i merrnin dashnoret! Aman, kjo bote me keta njerez te pa skrupullt kur gjerat i dime shume mire. Te kishte pjerdhur nga poshte do kishin qeshur rrugetaret, por meqense pjerdh nga goja do ta largojne si te papershtatshem per te ndenje afer njerezeve.

    1. Lugati says:

      po ca doni mw justifiku kete pleren o shkerdhata njerez ai i vriste njerzit sepse ishte serb antishqiptar kriminel…dhe jo se ishte bythqim dhe i semure(pranojak)

      1. fieraku NGA varibopi says:

        Të paskan ardh ato me duket. Qeke shumë nevrike sot…..

    2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      Beqiri Hoxha eshte ADN e muslimon brothers: homo,gjaxor,i pa fe,i pafytyre dhe antikombetar.

      1. .. says:

        Lexoni ne intrnet “bachi bazi” te shikoni Homo/ Ped-erast-tet Islamik.

    3. ironia says:

      Nuk eshte e thene qe te gjithe homosekualet te jene demokrat. Ata qe jetojne lirshem po, por ata qe e fshehin ose qe jane te detyruar qe ta fshehin prej llojit te shtetit dhe shoqerise ku jetojne, mund te behen shume diktatorial. Kjo eshte edhe arsyeja pse njerezit duhet te lejohen te jetojne te lirshem pa diskriminime, se ne momentin qe i kushtezon fillojne dhe krijojne mekanizma mbrojtes deri ne ate pike sa te ngjiten ne maje te fuqise dhe te bejne perderine per 50 vjet. Dhe kjo s’ka te beje vetem me homoseksualet, por ndodh edhe ne raste te tjera, per shembull me njerez te varfer qe bejne gjithcka per t’u pasuruar dhe me pas e keqperdorin lekun.

    4. spartaku says:

      Iliria! Ky mut Ilir Bulka,meriton ofendimete dhe fjalet me te renda.Pis njeri.Kafshe.Me shpifjet e tija ai qen bir qeni kerkon te uli figuren e ndritue te Enver Hoxhes.Jo more jo se nuk e deni gron dot Enver Hoxhen ky maskara,tradhetar i vendi te tij si Bulke muti.Ky Bulka do jete vete homoseksual.Zhduku qelbesire.Bene gabim TEMA qe boton keto qelbesira qe felliqin gazeyìten.Pftu ndyresire.Nuk t’i beson njeri keto qe thua,shko tregoja ature njerzeve te degjeneruar te shtepise tende.Te qifshin gjithe qent e Kines robt e shtepise.

    5. mjau says:

      “……e fliste anglishten dhe frëngjishten në mënyrë të shkëlqyer..”
      e lavdishme:)!!!
      ore, t’a kete c’virgjeruar edhe Berishen ky thua, se ne ate kohe ka qene mish i njome, ambicioz – partija ne mendje…, Enveri ne goje..?

  2. floriri i Bençes says:

    Kjo race sunitesh per te perfituar qylin neper shtetet e evropes ka vene ne pune neper trotuaret e mbare botes, edhe motrat e mbesat, lere me pastaj se ç’mund te deklaronin per komshiun, shokun apo Enverin.
    Turp per gazeten qe publikon histori ordinere e pa pike vlerash, TURP.

    1. .. says:

      Lexoni ne intrnet “bachi bazi” te shikoni Homo/ Ped-erast-tet Islamik…

  3. Tirana says:

    Ky qelbesire i cili per te perfituar nje azil deshmon urrejtjen e tij patologjike ndaj nje burri te cilin mediat Shqiptare e njohin me mire qe nga koha kurre ishte student ne Montpelje dhe ne Paris ku ka pasur edhe marredhinie me Edi Piafin dhe jeta ne kazinot e Parisit qe deshmojne jeten e tij te pasur ne emigracion . Te merret per baze nje thenie e nje injorantit qe dika 2 ose tre gjuhe te cilat sot shume shqiptare flasin 4 gjuhe te huaja por kjo nuk eshte mencuri te flasish pa baza me fotografi te kota ku dihet se edhe Brezhnjevi ka fotografi te tilla si kjo e mesipermja. Keta njerez jane fecet e kombit qe perdhunojne vetveten jo nje burre i cili sa ishte gjalle kishte nen veten e tij miliona shqiptare te cilet jepnin edhe jeten per shtetin i cili ishte shtet jo nje WC e Evropes si sot nje shtet kot se koti.

  4. Kapedani says:

    Me sa me kujtohet mua Ilir Bulku ne momentin kur iku punonte tek Qendra e Grumbullimit te Sportistave kur iku.E dyta ai ishte perkthyes anglishte dhe frengjishten nuk e fliste shkelqyeshem .Frengjishten ne ate kohe e fliste shkelqyeshem trajneri i kombetares se volejbollit per te rejat ,s’me kujtohet emri.Nejse pak rendesi ka .Njerezit qe arratiseshin thoni çfare t’ju vinte ne mendje .Ne fotografi nuk duket qarte ne eshte Enver Hoxha apo jo.Iliri ka arsyet e veta pse iku por ne ate kohe ishte i pekedheluri i regjimit.Dilte jashte shtetit , shoqeronte ekipet e huaja dhe vendi punes ishte ne vend pune qe duhet te kishe mik Mehdi Bushatin dmth kishte nje vend shume te mire krahasuar me te tjeret.Ishim ne diktature dhe Enveri ishte nje diktator kjo dihej nga te gjithe.Por çti besh sot qe jemi ne shkerdhatokraci dhe vrasjet politike vazhdojne akoma,Azemi,Gramoz Pashko ,Sokol Olldashi …
    Shkrime qe duan thjesht te bejne sensasion .E dime kush ishte Enveri dhe ç’te keqijash i solli ketij vendi ashtu sikurse dime edhe te mirat qe ai beri.

  5. Mero gazeta tema nga me te lexuaratdo te deshiroja qe te mos merret me budallalleqete lutem mos ja hiq vlerat e gazetes tende shume te preferuar nga shume lexuesPershendetje

    1. fieraku NGA varibopi says:

      Ooo Agim paske harru edhe numrin e pasaportës pa shkruajtur

  6. Mahmuti says:

    Po derisa mbante afer pederast te deklaruar e njohur nga te gjithe sic ishte Rustem Peci e Shefqet Peci, etj, kane qene grup homosh dhe e di gjithe dynjaja e oficerat qe kane ber rihe ketyre legenave

    1. pe says:

      Mahmut, Shefqet Peci e Rustemi kane qene burra te nderuar e respektuar dhe jo BQ si puna jote. Populli i nderon e respekton por ti do jesh ndonje mi halesh qe sic duket ushqehesh me mut e sta var njeri.

    2. edi says:

      O Mahmut, o te qifsha grun, motren, gocen c’te permban pragu o byth qir….. po te ishte gjalle Enveri ju qinte dhe i thoshit edhe faleminderit , per sa qelbesira jeni.

  7. Pika says:

    Mendova se keni gjetur corbengrenesin qe i ka humbur boja….Nese jo pse botoni maskaralleqe qe ju desh te shpifte per te ikur ne perendim?
    Nuk mundeni dot qe me te tilla foto, qe kane kuptime fare te ndryshme referuar koheve kur shkrepen…te zhbeni realitetet ! Varet kush je ti qe i sheh, cfar niveli djallezor ke ne mendje , dhe sa i parealizuar je ne jete dhe ne dashuri qe te perdhosesh dhe te keqinterpretosh ate fotografi !

  8. saliu says:

    Qesharake. Enveri duhet te demaskohet si diktator shtypes i inteligjences dhe masakrues i popullit te vet nepermjet luftres se klasave, dhe jo sepse na paska qene sipas ketij “gazetari ” qe kerkonte azil ne Greqi homoseksual. Shikoni kerkonte azil ne Geqi dhe jo ne SHBA, Gjermani i gjetke. Ben vaki qe Enveri na paska qene edhe homoseksual, por kjo nuk e rendon figuren e tij vecse e ben” interesante”. Se cfare bente Enveri ne krevatin e tij kete e din vetem ai dhe kushdo tjeter qe ka fjetur me te. Ndoshta ky ish gazetari ka provuar te fleje ne ate shtrat, ku i dihet sepse ka qene “spiun” i vockel i Enverit (punonte ne ATSH).

    1. Shefi says:

      Puna eshte qe aeroplani nuk kalonte nga Gjermania apo ShBA qe te kerkonte aty azil o i shkrete. Pothuaj shumica e te arratisurve kane kerkuar strehim ne piken me te afert me Shqiperine, dhe pika te tilla jane Greqia, ish Jugosllavia e Italia
      Ka te ngjare qe ky Ilir Bulka te kete qene psikopat ose agjent i sigurimit.

  9. Populli says:

    E verteta eshte krejt e kundert:
    Te gjithe homoseksualet e Shqiperise u arratisen jashte vendit sepse po te kuptoheshin si te tille ketu ne Shqiperi, varroseshin per se gjalli. Ku Ilir Bulka eshte me siguri nje i tille, per me teper qe i paska bere jehone shtypi ne Greqi – nje vend i deklaruar per homoseksuale. Per te fshehur veten, keta te orientuar seksualisht ngarkojne Enver Hoxhen.
    Dhe gazeta boton idiotizma te tilla, kujton se ngre kuriozitetin dhe nivelin. Perkundrazi.

    1. akoma ti? says:

      Moslejimi i homoseksualitetit ne Shqiperi ishte me shume ne linjen e moslejimit te fenomeneve “borgjeze” dhe ne nevojen per te shtuar sa me shume krahun punetor ne funksion te kupoles politike, sesa dicka e bazuar ne motive ideologjike apo fetare. Homoseksualiteti ne Shqiperi ishte nje realitet de fakto dhe shume i perhapur madje, per shkak te militarizimit ekstrem te vendit. Shpresoj te mos jesh aq naiv sa te mendosh se gjithe ata ushtare e oficere e kane mbajtur me dore gjate sherbimeve shumemujore. Me shume leng jete mund te gjeje ne stomakun dhe ne zorren e trashe te ushtarakeve te asaj kohe sesa te grate socialiste me gezof, per kete mund te rrish mese i qete psikologjikisht.

      1. Ateist Fluid says:

        E drejte dhe e vertete. Ushtria i ka akoma keto gjera sot,por jo edhe aq eksplicite,se demtohet figura e ushtarakeve.

  10. Nje lexues says:

    Pse genjeni.Ai ka qene perkthyse ne A.T.SH dhe jo personal i Enverit.Ne nje interviste te tije ka deklaruar se as nuk kam thene te tilla gjera[sepse skisha kontakte te drejteperdrejte me Enverin] dhe atehere nuk e kuptoja se cfare shkruanin gazetat Greke.Emigroje ne Amerike punoje pak te Zeri i Amerikes,u zhgenjye se e kuptoje qe e perdoren,me ne funde u semure dhe ka shkuar motra e tije dhe e ka sjelle ne Shqiperi ku edhe vdiq…Keto te gjitha i kam lexuar para 1-2 vitesh ne njeren nga gazetat tona,nuk mbaje mende se ne cilen gazete.Megjithate n.q.serron e motra vetem ajo munde te jap dicka per kete ngjarje..

  11. Luani says:

    Po ,tani jemi te detyruar te lexojme dhe keta perderast pasiv,qe me thene verteten,paska pas shume,ketij sma merrmendja qe i ka ardh rradha me e njoft E.H,po nanen e motrat, mbasi ka ik ky ,do ja ken njoft mire.

  12. vala says:

    Nuk e di sa besueshmeri mund te kete ajo gazete qe perkthyesin e ATSH qe nuk e kish takuar kurre Enverin ne jeten e tij , e transformon ne”sekretarin personal” te Enver Hoxhes. Qe ketu duket qe eshte fund e krye genjeshter per te krijuar sensacion. Persa i takon fotos aty jane dy partizane te thjeshte qe po pershendeten, ju them me garanci qe ka shume zona te Shqiperise(nje nga ato eshte Opari i Korces) ku burrat kur takohen puthen ne buze, dhe kjo eshte e vertete sado e peshtire te duket. Sa per vrasjet dhe spastrimet dihet qe Enveri i ka bere ato, por per te ruajtur pushtetin e tij absolut dhe jo per “huqe dashnoresh” kjo eshte me teper se qesharake.

  13. Shqiptari nga Kosova says:

    Kur flet Greqia per Enver Hoxhen kjo pune dihet.!
    Dua ta bej nje krahasim per nje ngjarje te vogel qe me ka ndodhe ne vitin 1989 ne Ulqin. Isha per nje pune dhe ne autobus me rastisi te jem ulur prane nje malazezi. Ne bisede e siper me pyet se nga jam e ku shkoj. I them se jam nga Prizreni e se shkoj te nje mik ne Ulqin. -Si eshte situata atje ne Kosove, po demonstroni po..? Pyeti ai me cinizem dhe me urrejtje , ..! I them po , sepse po na shkelen te drejtat tona. Pse po na mbyllin shkollat ? I them une.
    -Se doni shkeputje e bashkim me Shqiperine. Dhe krejt per keto eshte fajtor Enver Hoxha qe helmoj rinine e Kosoves me nacionalizem e irredentizem. Nuk iu pergjigja me. Ishte rrezik i madh te diskutoje me gjat..!
    Pra kjo tregon se si Greqi dhe Jugosllavia kishin hale ne sy Enverin, jo per tjeter pot se u prishte planet fqinjrve grabitçar, qe ketkonin me çdo kusht coptimin e trojeve tona. Ky eshte thelbi i çeshtjes.
    Per kete urrehet Enver Hoxha.

  14. befana says:

    Nuk kuptoj cfar perfiton kjo gazete te publikoje keto pallavra te armiqve te vendit,qe deskriditojne ata vete .Keta qe shkruajne keto pislleqe ,jane aq burracake sa nuk i kane thene kur ish gjalle i madhi Enver.Cfardo qe te shkruajne e thone,nuk ja ulin vlerat madheshtise atij burre shteti qe njihet se si e transformoi kete vend,pa peefituar asgje e pa vjedhur.

  15. Majmuni says:

    Beni beni llogje se ju ka ardh dita o rrace majmuni. Enver Hoxha ju gjeti kafshe dhe ju beri njerez!!

    1. edi says:

      Majmuni! Hahahahahahahahahahaha…. fiks…

  16. Xha Brahua says:

    Ky prag shkerdhyeri do jete vete bythqir…… por me bythqira jane ata qe e botojne. Sa per Enver Hoxhen ,…… sa ishte gjalle te gjithe bythqirave u shkerdhente pragun dhe u tregonte vendin, por sot per te bere lajm, bythqirat publikojne lajme bythqirash.

    1. jo says:

      jo jo nuk eshte aq e komplikuar, eshte fiks ashtu sic e ka publikuar ai. veri ishte homo dhe kishte qejf loqet.. vetem se jetonte ne Shqiperi dhe nuk kishte si ta deklaronte. por llafet dalin gjithesesi kshuqe i rrofte bunkeri hehe

  17. mirel says:

    O gazete kellire..Mero provon dhe njehere qe eshte pinjoll i Berishes. Me Ramiun vetem sa ka nderruar porten e servilisjes.
    Tipik legen.
    Enverit sa te rroni e ta kujtoni vetem do hani veten me dhembe se i rrinit gatitu si krimbat
    Dhe komandantin lab Shefqet Pecin nuk ka morr ta zere ne goje. Jane te rralle ata burra qe si ai. Dhe Saliu juaj maximumi ju fshinte bythen. Aq e kishte hapin.

  18. fredi says:

    Jam lexues i rregullt i gazetes tema edhe njehere tjeter kam shprehur mendimin tim qe mos e felliq gazeten me keto pislleqe ,jo c’do qe mund te shpreh dikush mund te jete e vertet aq me teper qe krijon neveri ,gazetat duhet te mbaje pergjegjesi per artikujt qe boton dhe te paguaje per demin moral per kedo qe i krijohet demi , deri ne mbyllje te gazetes dhe atehere do shohim gazetari te vertet dhe jo femra te zhveshura

  19. shvejk says:

    Mahmut , kur je kaq I bindur qe ka qene pederast atehere do na shpjegosh pak si ja beri Enveri qe te qiu ty e gjithe rracen tende me femra e me meshkuj . Ti o rrace e ndyre qe kenaqesh te shash trimat pasi ata te kene vdekur mund te thuash cfare te duash per Enverin sepse nje miush nuk ka cfare ti beje malit , por ama per Shefqet Pecin duhet te lash gojen para se ti zesh emrin , se ka qene trim mbi trimat ,dhe vdiq si burrat duke e peshtyre ne fytyre Saliun tend qe eshte pederast mbi pederastet.

    1. ndoshta says:

      mbase ka qene biseks. edhe homoseksualet nuk i kane qejf biseksualet se luajne me shume porta.. nga nje krah qinte nexhmien e nga krahu tjeter thithte ramizin

  20. meti says:

    edhe qelbaket duhet te thene dicka por qofte edhe keshtu ,kryesorja te permenden dhe pastaj te qelben edhe me shume.Gazeta Tema a ska pune tjeter ….

  21. Tuno says:

    Këtë person e kam njohur personalisht. Ishte një tip i mbyllur në vetbehte, nuk shoqërohej me askënd dhe nuk kishte asnjë njohje personale me Enverin. Thjesht, kërkoi strehim dhe donte të bëhej i pëlqyeshëm me armiqtë e enverit.
    Kur Greqia përqëndroi në vitet 60 një pjesë të ushtrisë në kufirin tonë, Enveri mbajti fjalimin e famshëm, ku ndër të tjera tha:
    “Askush mos të prekë kufijtë e Shqipërisë, sepse i mbron një Popull e një Parti, që u derdh plumb në gojë”.
    Prandaj, çdo sharje kundër tij në Greqi, do të ishte e mirëpritur.

  22. Pellazgos says:

    Dylberat e fares se Sulltanit,te Pashallareve,te Bej lereve,te Aga llareve te Dum Babes jane kanceri i ketij vendi me kulture,identitet,zakone Greke.
    Nje shtet me shumice Islamike ne dashuri,Fe,Identitet I krijuar ne 1912te eshte per te ardhur keq.
    “Njerez” te degjeneruar complet.

  23. tomsojeri says:

    Ky shkrim esht aq ordiner e qesharak, sa te ben te ndjehesh keq per nivelin e saj , per “huqet homoseksuale ” qe paska pasur Enver Hoxha !Te thuash qe vrau dashnoret per pun bythe ky udheheqes ,esht jasht normales e realitetit ! A nuk kuptoni qe nuk esht turpi i tij, por dhe i nje populli te ter ,qe histori e masakres me luften e klaqsave ,internimet e burgjet te armiqeve te klases, paskan qen pun bythe !!!! Ky Ilir bytha qe aty e paska par boten, rrezik se ka qen vet homoseksual e u aratis, se ne Shqiperi ky ves denohej me ligj ne koh te ktij “homoseksuali” udheheqes, por edhe ne shoqeri ste hapte kush deren ! Enver Hoxha vertet ish diktator por Shqiperin nuk e shiti ,as e vodhi e as e tradhtoi popullin e tij, si kta qe shohim sot ! Ai ndertoi e ndryshoi gjithcka e kta sot shkaterruan gjithcka ndertuam ! Po te lindete nje Enver sot e te merte pushtetin a nuk me thoni, sa do kalonin ne gijotin per hajni ,mashtrim ,krim e tradhti ? Ktu qendron cudia dhe ndryshimi ! U mesuam te na mashtrojn ,te na vjedhin ,te na vrasin e tradhtojn e jemi ber leck ne Evrop e ter Boten qe spo din si te na ven ne brazd, ata qe vet i zgjodhem e tani flasim per “qefet” e Enverit ! Enveri diktator la nje Shqiperi, qe po te mos e geryente tradhtia dhe makuteria e ktyre banditeve te politikes, sot do te ishte ender te jetonim ne kte vend ! Mendoj qe kto lloj shkrimesh nuk kan vend tani pas 27 vjetesh “diktature”hajnie,korupsioni,krimi e tradhtie !

    Te vjen turp te lexosh

  24. Shigjeta says:

    Kush e akuzon enverin ???? Greket dhe italianet, grqket njifen qe ne kohen e lashtesisi si pederasta , si te pakufijshem ne preferimet e sexit , qe ne lashtesi , me pas u shoqeruan nga perandoria romake , qe me mire mos te shkruaj fare se dihet boterisht sec preference kishin …….. keshu qe keta dy kombe , duhet te flasin me pak dhe te lexojne me shume per te kaluaren e tyre te ( lavdishme ) akuzoje per shume gjera , por jo per homoseksual , dhe aq me shume greketdhe italianet ,

  25. arbereshi says:

    Gazetat greke ne ate kohe(edhe sot) nuk kane bere asgje me shume se cfare po ben Merua (nga fshati) sot. I vetmi ndryshim se gazetaret fshatare te meros sot nuk dine shqip dhe jane thjeshte injorante funksionale

  26. katarakti says:

    As nuk ia vlen ta lexosh kete palo shkrim. Enver Hoxhen mund ta akuzosh per mijera gjera, por vetem per moral Jo. Dhe ta akuzosh sot Enver Hoxhen per homoseksual kjo te shkrin se qeshuri. Sot kur Shqiperia eshte kthyer ne nje bordello te madhe. Kur prostitucioni ka marre dhene. kur homoseksualet na tundin bythen neper ekranet televizive etj etj. Eshte sikur pronarja e bordellos te shaje te tjeret per imoralitet. Gjate epokes se tij Enver Hoxha luftoi konservatorizmin (martesat qe ne djep), nxiti emancipimin e gruas, por luftoi edhe degjenerimin borgjez. Dhe çuditerisht sot Shqiperia vuan nga te dyja keto dukuri: nga konservatorizmi islamik ( lexoni shkrimin e Mentor Kikise) dhe degjenerimi perendimor. Ndiqni Kristi Pederin. Dhe na akuzoni tani Enverin per homoseksual. E keqja eshte se sa me shume e shani aq me shume rritet lavdia e tij. Ata qe e shkaterruan Shqiperine me te tana, qe mbollen kurverine, korrupsionin,banditizmin, qe shiten te gjitha pasurite kombetare, – nuk kane asnje te drejte morale dhe ligjore qe te shajne Enverin. I cili beri vertet shume krime, por edhe e transformoi rrenjesisht Shqiperine, aq sa ne disa drejtime duket se i ktheu majmunet ne njerez. Por u deshen vetem 27 vjet qe keta “njerez” te ktheheshin ne origjine!
    Enverin une e akuzoj se shtypi çdo lloj lirie dhe te drejte te Njeriut, se zhduku nje shtrese inteligjencie te shkolluar ne Perendim, se instaloi nje sistem terrori, por i shtrengoj doren per moralin qe instaloi dhe shnderrimin e Shqiperise ne nje vend modern per kohen dhe kushtet ekzistuese.

  27. Jimi says:

    Keta qe hedhin ne eter te tilla brockulla duhet te dine mire nje gje! Ne tere keto vitet e pluraliuzmit na kane lodhur per t’na mbushur mendjen se ne Shqiperi pas clirimit u vendos diktatura me e eger komuniste dhe se Enver Hoxha ishte diktatori me i eger ne Ballkan e me gjere!
    Perballe ketyre dy akuzave cdo njeri normal dhe qe ka nje fare eksperience nga jeta vihet ne dilem per vertetesine e tyre!?
    Te gjithe jemi deshmitare se cdo te thote “GEJ”. Me pake fjale keta meshkuj kane nje karakter te brishte dhe femeror dhe qe me veprmet e tyre kerkojne por njekohesisht duan edhe tu japin te tjereve sadopake kenaqesi….
    Tani pyetja shtrohet? O Enveri ishte “GEJ” dhe si rezultat ne nje vend si Shqiperia keta lloj njerezizh nuk do te kishin hapesira per marre pushtetrin. O vertet ai ishte tiran me nje karakter teper te forte me nje karizme te jashtezakoneshme. Sigurishte qendron kjo e dyta. Ai jo vetem qe nuk ishte gej, por me duket se i beri “gej” te gjithe keta qe brockullisin poshte e perpjete. Pinjollet e bashkepuntoreve te fashizmit kane kohe qe e kane sulmuar politikisht, por duket qe nuk jane te kernaqur per aqe sa kane thene, qe ta plotesojne tabblone ekesaj lufte po i fusim edhe nje “argument” plotesues, por qe askush nuk e ha!
    Artikullshkruesi po na cudite me foton ne krye te artikullit sigurishte edhe per t’na biondur, c’ka trajton ne te, ku na paraqet dy luftetare qe puthen ne buze! A thua edhe sot e kersaj dite shqiptaret nuk puthen ne buze? Mbase shume popuj ne bote nuk e kane kete tradite, dhe bash per kete aresye edhe mundet qe edhe t’na paragjykojne.

    1. narcis says:

      Ja ke pare ndonjehere surratin Enverit kur ka qene i ri ti? Se jo per gje po te shofesh nje gay sot dhe Enverin dje ngjajne fiks si e njejta gje. Duhet te thellohesh me shume ne njohurite e tua rreth “kultit te bukuroshave”.

  28. everteta says:

    Ooooo Milet dhe ti majmuni I pari qe majmun paske ngel se ashtu te la enveri ai skishte asnje merit Vetem qe ishte diktator Me diktatur e mban kushdo shum lehte shqiperin se per nje fjal goje te degtiste ne ferr dhe qe te gjith rrinin sus Sa per ndertimin e vendit sigurisht qe do bente dicka si mund te Kalonin dekada dhe mos te behej gje?aq me teper qe te gjitha beheshin me pun vullnetare pa pages Pse nuk coheni ju qe e dashkeni ate kriminel dhe te punoni pun vullnetare te pastroni I plerat qe u qelbet per kaq vjet dhe Po ashtu jeni akoma Do apo nuk do vendi evolon sot u Ben ata ballista qe ishanin me aq urrejtje Po keta Jan te ndryr e pa fytyr se ata e donin vendin ne tyre Keta Jan trdhetar te populit te vet se keshtu I mesoj njerez it e tij vidh e sundo as anen e vet se ndihmon po e lebetiti le me ata qe vuajten nga ai regjim kanceroz

  29. astrit says:

    nje i arratisur qe do azilin flet gjera qe ti japin azilin, por te verteten e enverin e dine njerez ne kohen e rinise se tij kur ishte ne korce,tirane apo jashte vendit. Ne mal thuhej se flente me jugosllavet dhe partizanet por nuk dihet asgje deri me sot. Gabimi i madh i tij ishte persekutimi, vrasja e intelektualeve dhe ish te pasurve, izolimi vendit dhe mos lidhja me francen , italine per ekonomi me te mire, krijimi i turizmit dhe harxhimi i parase per armatime dhe bunkere kot. Lidhja me slavet…serb,rus,kinezet ishte kot por bota tani ne perendim po vepron tamam si enveri, dikur, pra idiotesi 100%

  30. Luli says:

    Ja me ne fund u gjend edhe shkaku I humbjes se thelle te PeDe-se…….sepse Enver Hoxha na paska qene homoseksual……
    Flini rehat tani….nuk u dhemb me koka.

  31. Korcari1 says:

    Asgje per te cuditur.Ne Korce Enver Hoxha jetoi nje kohe te caktuar dhe pati nje sere aferash me disa bukuroshe te asaj kohe.Flitej se kishte dhe nje femije me nje grua te martuar po nuk u provua kurre.Megjithate ai nuk ishte homo po ishte Bi dhe vinte si me gra ashtu edhe me burra.
    Pas clirimit ne anen e lumit ai vrau pa gjyq disa intelektuale qe kishte lidhje para lufte dhe qe e pallonin.Kjo gje dihet mire nga korcaret e vjeter dhe mjaft kercyet enverista i binte apo nuk i binte bythes Enveri.

  32. fieraku NGA ferrasi says:

    Pina e b.se Enverit nuk i paska interesu as nexhmijes.
    Pse s’ shkruan per krimet
    Ti merrni nji per nji
    Sa ka pushkatu sa ka interrnu.Sa njerez Kane vujte per buke e veshje ne ate kohe.
    Lugati
    A si ke PA homoseksualet si tu turren me komentet per Kikine.
    Keta Kane problema me b e duan zbuluar.Respekte lugati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje