Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, ka nisur punën në krye të skuadrës greke Olimpiakos, pasi është duke punuar për afrimin e disa lojtarëve cilësore në ekip gjatë kësaj merkatoje.
Në listën e dëshirave që Hasi ka për fazën sulmuese është bomberi i Lazios Filip Xhorxheviç.
Sulmuesi serb pëlqehet shumë nga trajneri i Olimpiakosit, dhe mediat italiane kanë raportuar se bisedimet mes të dyja klubeve janë në fazën e duhur dhe pritet që brenda kësaj jave të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij.
Në 63 ndeshje që Filip Xhorxheviç ka luajtur me skuadrën e Lazios ka arritur që të shënojë 11 gola.