Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka mohuar raportimet e mediave se ka arritur marrëveshje me ekipin italian të Torinos.
Lojtari i përfaqësues së Zvicrës, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Bayer Leverkusen duke mohuar kalimin në Serie A.
“Me Torinos nuk kam marrëveshje. Po të kisha marrëveshje nuk do të isha në stërvitje me Leverkusenin”, ka deklaruar Mehmedi për shz.de.
Përveç Torinos, është raportuar se Mehmedi kërkohet edhe nga skuadrat si: Nice, Hamburgu e Ëolfsburgu.
Ai është transferuar tek Levrkusen në vitin 2015 nga skuadra gjermane, Freiburg.