“Nipi im, Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe nuk do t’i kthehet më asaj.
Ai është kthyer nga Greqia që t’u qëndrojë afër prindërve të tij. Ishte e rëndë ajo që ndodhi.
Për më tepër që gjatë ballafaqimit me njerëzit e nuses, ia hodhën gjithë fajin atij.
Nipi ngulte këmbë se nusja nuk ishte e virgjër e që natën e parë të martesës kishte hedhur jod në çarçafë, krushqit ngulnin këmbë se vajza e tyre ishte e virgjër dhe se dhëndri nuk merrte vesh nga këto gjëra”.
Kështu u shpreh dje Ilir Stafa, xhaxhai i 20-vjeçarrit Donald Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.
Ai tha për “Gazeta Shqiptare”, se ka qenë dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive që akuzojnë njëra-tjetrën.
Familja Stafa akuzoi nusen Elda Tanushi se helmoi vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit dhe se ajo kishte lidhje jashtëmartesore, ndërsa 19-vjeçarja akuzoi vjehrrin për përdhunim.
Ndërkohë, vetë Donald Stafa ka pohuar se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund, pasi ai nuk e fal tentativën e saj për të helmuar nënën e tij.
“Unë u martova me Eldën me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin.
Ne nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar.
Elda nuk ishte e virgjër.
Për t’u dukur e tillë, ajo derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo, m’u përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë”, tha 20-vjeçari.
Ndërsa, prindërit e këtij të fundit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se Donaldi ka pasur kontakte shumë të rralla me bashkëshorten e tij, e cila nuk i afrohej.
Pas kthimit nga Greqia ku emigroi më 14 maj të këtij viti, Donald Stafa i është kthyer jetës së tij të dikurshme në fshat, si bari.
Familja e tij është shumë e varfër.
Familja e kreu punen e saj, tani radhen e ka Drejtesia.
Si ka mundesi qe gazeta te botoje gomarlleqe te tilla. Ne vend qe te perhape dhe te ndricoje mentalitet qyteteruese na nxjerr ca derdimene prapanike.
Mortja qe s’ju ha qe te gjitheve! Te parin kete djalin qe 19 vjec shkon e martohet me shkesi me nje grua qe nuk e njeh. Pastaj me rradhe familja e nuses, vjehrra dhe vjehrri e ku jane e ku s’jane. Po lerini o trushkulur femijet te jetojne si duan, jo nuse te virgjer, jo dhender i virgjer e tashi paska dale serish ne mode dhe carcafi me njolle gjaku. Pike e zeze!!!!
i jave me ket muhabet..e qiu se shkerdheu e te tjera..e ka qi baba ne komshiu..myyyyyyyyy
O perendi, cfare idiotsirash publikojne gazetat. Edhe keta qe deshomojne jane persona incapaci di intendere e volere.