VIDEO/ Nënkryetari i KQZ-së lodhet nga numërimi, rrëzohet nga karrigia duke u rrotulluar

13 Korrik 2017, 18:31Politika TEMA

Prej më shumë se 8 orësh, vijon rinumërimi i 64 kutive të votimit të kontestuara, për Tiranën, tek të cilat Shpëtim Idrizi shpreson të fitojë mandatin.

Mirëpo, prej më shumë se 8 orësh në krye të detyrës, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba duket se është lodhur.

Pas rinumërimit të 45 kutive të para, Biba është shfaqur tejet i lodhur dhe ndërsa në një moment kërkonte pakëz rehati në karrigen e tij, ai ka përfunduar duke u rrëzuar.

Një video nga ky moment është publikuar fillimisht nga Balkanweb, ku duket qartë se si gjithë salla ka shpërthyer në të qeshura pasi kanë kuptuar se biba ishte mirë dhe nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje