FOTOT/ Librazhd. Kamerat kurth kapin disa pamje nga Ariu i Murrëm

14 Korrik 2017, 12:44Lifestyle TEMA
FOTOT/ Librazhd. Kamerat kurth kapin disa pamje nga Ariu i Murrëm

Sërish një set fantastik fotosh realizuar nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Shebenik- Jabllanicës nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Në setin më të fundit publikohen fotot e Ariut të Murrëm (Ursus arctos), një specie e cila bën pjesë në listën e kuqe (rrezik zhdukjeje), por që po shumohet me ritme shumë të kënaqëshme në këtë park.

Stafi i AdZM Elbasan është gazuar pa masë nga këto foto dhe argumenton se “habitati i ariut të murrmë si gjitar i madh, tashmë është në kushtet optimale që siguron ripërtëritjen e tij”.

Gjithashtu AdZM Elbasan evidenton faktin se në këtë park “vihet re një përmiresim i dukshëm i faunës së egër si një vlerë e shtuar e Zonave te Mbrojtura”.

1 komente në “FOTOT/ Librazhd. Kamerat kurth kapin disa pamje nga Ariu i Murrëm”

  1. Arb1 says:

    postoni me teper artikuj te tille. Keto foto ishin nje mrekulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje