FOTO/ Kush është 24-vjeçari nga Maqedonia, që hyri në det të shpëtonte 2 vajzat në Zvërnec dhe humbi jetën

15 Korrik 2017, 19:46Politika TEMA
FOTO/ Kush është 24-vjeçari nga Maqedonia, që hyri në

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë në ndihmë motrave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, rreth një orë më parë.

Burme për JOQ.al bëjnë me dije se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ajo dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm disa minuta më parë në spital.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.

24 komente në “FOTO/ Kush është 24-vjeçari nga Maqedonia, që hyri në det të shpëtonte 2 vajzat në Zvërnec dhe humbi jetën”

  1. sapa says:

    Ngushellime familjes per humbjen e ketij njeriu human!

  2. Ermal says:

    Ngushellime familjes! Eshte mekat ta humbesh jeten ne moshe kaq te re. Ky djale ka bere sakrificen me te madhe per te ndihmuar te tjeret. Per mua veprimi i tij eshte i denje per ty quajtur “Nderi i kombit”. Por per fat te keq te gjitha vleresimet e larta te shtetit jane ruajtur per Mentor Petrelen edhe mamin e Armines.

  3. Adami says:

    ALLAH’U te meshiroft dhe pranoft ne Xhenet.

  4. katarakti says:

    Ketij te riu human i duhet dhene nje medalje trimerie nga presidenti. Ngushellime familjes qe humbi birin e saj te çmuar.

  5. fredi says:

    Humbi jeten ne lulen e rinis per ti ardhur ne ndihm vajzave ne nevoj , ky djalosh meriton dekorat nga presidenti , i qoft dheu leht u preft ne parajs djaloshi kurajoz , bashk me ato fatkeqet qe u mbyten jasht vullnetit te tyre , u prefshin ne paqe.

  6. David says:

    ti je nje hero , qe do te jetosh ne perjetesi.

  7. mirel says:

    Alamet djali. Po me vjen shume keq . Jo vetem gjest human,por dhe trimeror.
    Ngushellime familjes.

  8. ali vlora says:

    I pa harruar EMRI DHE VEPRA JOTE ! LUME ATA PRINDER CFARE TRIMI RRITEN. NGUSHELLIME VLLAZERORE . BEHUNI TE FORTE . VAJZES I UROJ JETE TE GJATE .

  9. gora says:

    Ngushellime familjes Largohet nje engjell qe kjo bote ka shum nevoje zoti e preft me paqe,

  10. keti says:

    i mbyturi te mbyt, rregull qe nuk duhet shkelur! Cfare dreqin do qe shkon ne ate plazh te shemtuar, pa roje bregdetare, lahesh mes dallgeve ne thellesi? Do me u mbyt vete, mbytu! Po pse me mbyt dhe tjetrin… une vete natyrisht nuk do hidhesha ne det te shpetoja askend ne nje rast si ky! As qe do kisha shkuar ne ate Zvernec leshi ku mungon cdo gje mes baltes e plehrave aty.

    1. Redjon says:

      Po ti normalisht nuk futesh se i ke mbushur qe tani qe shkruan , po gjej nje fjale te mire per ate trim qe iku si hero edhe futu posht krevatit se po ta ka shkrujt per te vdek edhe ne internet vdes duke komentuar?. Ngushellime familjeve te qofte dheu i lehte o trim tetove

  11. donjet says:

    I MIRI nuk behet jet gjate , ngushellime familjes , u prefsh ne paqe dhe i qete ashtu si ke pasur dhe shpirtin human

  12. Vjosani says:

    Shpirt i madh, i dashur, i paharruar! Qofsh ne drite, o bir!

    Nga nje baba…..

  13. Besniku says:

    Qofte i paharruar ky djale i mrekullueshem. Tragjedi e paimagjinueshme. Ngushellimet me te thella familjes dhe te dashures se tij. Dhente zoti te mos degjojme me te tilla ngjarje.

  14. KORÇARI says:

    Ngushëllime Familjes së djalit dhe të vajzave.
    Të rrojnë që ti kujtojnë.

  15. Besniku says:

    Hallall buka vella
    Ngushellime familjes.

  16. Dan says:

    Trim i madh.ngushellime familjes.
    Shpirti ne xhenet.
    Keqardhje per moshen.Zoti i dhente durim familjes.Shembull heroizmi njeri me zemer.I pa hurruar qofte.
    Presidenti dhe qeveria te bejne detyren.

    Bejamini mbete HERO.
    Shpirti i shkofte ne parajse
    Ngushellime familjeve te vajzave.

  17. Dan says:

    Ngushellime fameljeve.
    U preheshin ne parajse .
    Ngushellime
    Keqardhje per keto lule te rinise.
    Benjamini mbetet HERO
    I pa harruar per jete.

  18. Liqeni says:

    Kam qene notar me ekipin e PG dhe e di mire ujin si eshte dhe ajo fjala eshte e vertete I mbyturi te mbyt ,nuk mund te shpetosh nje neri ne thellesi pa pasur nje mbeshtetje te pakten nje top plaszhi te kesh se nuk mundet ta bindesh tjetrin ne ato momente te beje car I thua ti se eshte ne panik .ngushellime familjareve dhe ky djaloshi me zemer te madhe shkofte ne parajse..kujdesuni rini…..!!!

  19. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ngushellime familjes !
    Nje keshille per te gjallet.
    Mos u futni te shpetoni njerez ne uje, kur nuk jeni te trajnuar per dhenien e ndihmes se pare.
    Ne kete rast do shtoni numrin e viktimave.Kerkoni ndihme nga njerez te trajnuar dhe qe dine not.
    Pushtetet lokale ne bashkepunim me ate qendror te fillojne nga licensimi i firmave per mbrojtjen e qytetarve nga reziku i mbytjes ne uje.
    Perparesi ti jepet trajnimit te rojeve bregdetare apo liqenore,ku e drejta e ushtrimit te profesionit te fitohet me konkurs.

  20. Bato says:

    Ngushellime familjeve! Nje ngushellim te posacem per te dashurit e djalit qe rendi ne ndihme te vajzave. Nje gjest i larte, bujar, trimeror, heroik. O Zot c’humbje e madhe e c’goditje per nje vrull instiktiv qe meritonte shpetimin e atyre vajzave fatkeqe dhe vetes. Veprat heroike kane kosto te madhe dhe vleresim shume te larte. E mbyll i perlotur.

  21. Kumanova121 says:

    Hero nuk lind, hero behesh, u emocionova kur pash se vyrtyti i Shqiptareve per ndihme qe u humb, u rykthye ne qytetin e Flamurit, ngushllime per jeten e bashkemoshatareve te mij, mendoj qe kjo plazh te riemerohet me emrin e ketij trimi, qe te mbeten gjithmone ne kujtimin tone.

  22. Bedri Statovci says:

    Djaloshi tregoi si shkojnë burrat. Një heroizëm i rrallë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. リアルラブドール

    ラブドール js あなたのダッチワイフとの性的関係に従事する方法は?あなたの群衆を狂わせる最高のウェブカメラポイントまたはより良い満足を与える本物の人形?あなたが知る必要がある日本の人形についてのトップ6の空想

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje