Vendimi i Komisioneres së Mbikqyerjes së Shërbimit Civil Pranvera Strakosha ka rrëzuar sërish pretendimet e ministres teknike të PD të Arsimit, Mirela Karabina. Në këtë vendim qe e publikon vete KMSHC, nënvizohet fort se nuk është gjetur asnjë parregullsi në punën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca.
Dhe për më tepër Ministrja Karabina nuk ka paraqitur asnjë provë dhe asnjë fakt në lidhje me pretendimet e saj, duke i cilësuar të gjitha akuzat e renditura në kërkesën e Karabinës për fillimin e procedimit disiplinor si të pabaza.
Njëherësh në vendim theksohet se të gjithë urdhërat e ministres teknike Karabina që nga pezullimi i sekretarit të Përgjithshëm e deri te urdhëri për ndërprerjen e lejes së vitit për nëpunësit civile, jo vetëm që ishin pa asnjë bazë ligjore por nuk ekzistonte në asnjë cep të shkresës numri i protokollit, duke e bërë të pavlefshme gjithçka që në “startin” e delegimit të shkresës.
Ndërkohë renditen dhe parregullsi të tjera të ministres Karabina dhe njëherësh veprimet e rregullta ligjore të sekretarit të përgjithshëm Ndreca.
Vendimi i plotë i Komisioneres Strakosha është publikuar, një ditë pasi ministrja teknike Karabina me anë të një njoftimi për shtyp, shprehet se lajmi i publikuar nga disa media dhe disa portale në vend, se në Ministrinë e Arsimit kishte shkuar struktura antikorrupsion e Kryeministrisë për të kontrolluar veprimtarinë e ministres nuk është i vërtetë.
Dhe sipas saj, struktura antikorrupion që ka mbërritur në ministri, nuk është për të verifikuar punën e ministres, por “për zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017”.
Karabina shprehet se “sipas legjislacionit në fuqi, detyrimin për të menaxhuar burimet njerëzore dhe për të ndjekur procedurat ligjore përkatëse mbi to, është përgjegjësi e strukturave administrative të Ministrisë së Arsimit.
Për vitin 2017, deri në momentin e pezullimit nga detyra, kjo ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e z. Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i MAS, i pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim penal për shpërdorim detyre”.
Por në të vërtetë, Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ditën e djeshme inspektorët anti-korrupsion të ndërmarrin një kontroll në Ministrinë e Arsimit, pasi dyshohet se ky institucion ka kryer shkelje nën drejtimin e ministres teknike të PD, Mirela Karabina.
Kontrolli do të nisë pasi Sekretari i Përgjithshëm në këtë institucion, Plarent Ndreca, dërgoi dy shkresa në Kryeministri për 35 shkelje ligjore që ai pretendon se i ka kryer ministrja Karabina. Ministrja teknike e PD dyshohet se ka kryer shkelje të rënda në funksionimin ligjor të Ministrisë së Arsimit për emërimet, për veprime të paligjshme ndaj nëpunësve civil, për presionin ndaj administratës publike, për informacionet e rreme të përcjella në publik si dhe për shkeljet në qarkullimin e shkresave në institucion.
Në urdhrin e Ramës thuhet se pas miratimit të rregullores lidhur me funksionet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion do të ushtrohet kontroll administrativ dhe ligjor në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, lidhur me zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017.
Javët e fundit në Ministrinë e Arsimit ka patur një sërë përplasjesh mes ministres teknike dhe sekretarit të Përgjithshëm. Ministrja teknike e PD mësohet se do të hetohet për shkelje të renda ligjore të cilat i janë përcjellë Ramës gjatë fushatës, pas fushatës dhe në kohën e shkarkimeve që ka bërë ministrja.
Më konkretisht, Njësia Anti-korrupsion e Kryeministrisë me urdhër të Ramës ka nisur një kontroll të imtësishëm në Ministrinë e Arsimit, të drejtuar nga teknikja e PD, Mirala Karabina. Në qendër të kontrollit nga Njësia Anti-korrupsion e Kryeministrisë kanë qenë të gjitha lëvizjet, emërimet dhe shkarkimet nga kjo ministri.
“Të ushtrohet kontroll administrativ dhe ligjor në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit lidhur me zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore” thuhet në urdhrin Ramës për Njësinë e Anti-korrupsionit në Kryeministri.
Shyqyr qe foli njehere , paska sherbim civil? Neve te vegjelve gjithnje na thote prisni gjyqin…nuk d dime me cfare meret …
U desh me shume se 25 vjet qe shqiptaret te binden se tegjithe kriminelet jane futur ne PD per te vetmin qellim qe te jene te paprekshem,pash ne TV se si nje “ministeresh” e lul bashe deklaron se vendimet e saj mund ti zhvleresoi vetem gjykata!!!!
Pra a do te thot kjo se shkarkimet qe kane bere ministrat teknik gjate fushtes dhe emerimet e tyre jane mbi ligjin dhe ghykaten,kurse emerimet e kryeministrit qenkan te pavlefshme!!!!!
Vetem njerez si kjo klike mund te bejne keshtu shifni lul bashen si pllat para qytetareve qe si kuptoi me çfar morali i qendrojne para,apo jane te zhytur ne krim si luli,mendoi se pas zgjedhjes se qeverise se dhe sapo te filloi vetingu te filloj pikerisht me keta ministrat teknik qe bane kerdine duke shkarkuar,kercenuar,akuzuar,share e fyer shqiptaret pse nuk duan ta votojne lul bashen dhe kriminelet e tij.