FOTOT/ Vdekja e punonjësit në Shkodër, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakes: Mbani përgjegjësi

15 Korrik 2017, 12:29Politika TEMA
FOTOT/ Vdekja e punonjësit në Shkodër, qytetarët

Vdekja e punonjësit të Komunales teksa ishte në krye të detyrës, si dhe plagosja e kolegut të tij, ka shkaktuar indinjatën e disa qytetarëve.

Një grup njerëzit, përkrahur nga shoqëria civile dhe gazetarë, janë mbledhur para Bashkisë së Shkodrës, ku kanë protestuar për vdekjen e Kleotos Çelikut, ndërsa kërkojnë që ky institucion të marrë përgjegjësitë që i takon.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 14.07.2017, në lagjen “Partizani” Shkodër, në vendin e quajtur pranë “Kolegjit Turk”, ndërsa po punonin në një kolektor të ujërave të zeza, ka humbur jetën shtetasi K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem – Shkodër si dhe është plagosur shtetasi Gj.Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër.

Në përfundimin të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujërave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër
– L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë se rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.

1 komente në “FOTOT/ Vdekja e punonjësit në Shkodër, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakes: Mbani përgjegjësi”

  1. Edkari says:

    si me vdekjen e 15 vjecarit ne landfillin e Sharres ne Tirane
    ku menjehere dha doreheqjen Lal Eri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje