Pse Basha do tërhiqet nga gara për kreun e PD-së!

15 Korrik 2017, 11:00Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Politika amerikane, a do ta denoncojë botërisht përballë opinionit publik shqiptar, gjëmën e madhe që Berisha dhe Basha i patën kurdisur shqiptarëve në muajin prill-maj të këtij viti për destabilizimin e dhunshëm të Shqipërisë?

Politika amerikanë tani e ka të hetuar me fakte që Basha dhe Berisha, nën maskën e atij që këta i thanë “revolucion demokratik”, kërkuan që, me ndihmën e falangave ruse që kishin hyrë në Shqipëri, të krijonin një trazirë shumë më të përgjakshme se ajo e Shkupit.

Sot janë të dokumentuara të gjitha.

Ishte frika nga ndëshkimi i Reformës në Drejtësi që iu grisi përfundimisht maskat, dhe e çoi Berishën te mënyra e tij e vjetër e shkatërrimit të Shqipërisë për të shpëtuar nga abuzimet e tij kundrejt vetë shqiptarëve.

Por për faktin që tani politika amerikane e ka gjithçka të dokumentuar, duhet t’ia bëjë të qartë këtë opinionit publik shqiptar, sepse sot Shqipëria është në kohën e kthesës së saj të madhe, dhe ndihma amerikane për eliminimin e këtyre hordhive duhet të jetë më evidente.

Në lidhje me këtë analizë faktesh të rënda, pyetjet që ngrihen përballë Bashes janë këto: A do të tërhiqet Basha nga gara për kryetar partie?

Për faktin që u fut në një politikë të shtrembër antiamerikane për të krijuar një situatë luftë kundër popullit të vet, a mund të ketë ky më të ardhme në politikën shqiptare?

Nëse nuk tërhiqet nga gara dhe amerikanët i denoncojnë faktet, a mund të rrezistojë dot ky më si kryetar partie dhe si shef i opozitës?

Ja, këto janë pyetjet, të cilat në fakt formëzojnë vetë Shpatën e Damokleut që asnjëherë nuk do t’i hiqet Bashës nga qëndrimi i saj vertikalisht mbi kokë, për denoncimin kundrejt tij nga politika amerikane.

Atëherë, si nuk do të tërhiqet Basha nga një garë që esencialisht është edhe e paligjshme në funksion të vetë partisë që kërkon të drejtojë?

Basha duhet të tërhiqet dhe do të tërhiqet.

Në të njëjtën kohë, Eduard Selami shumë mirë po bën që po denoncon hapur të gjithë dramën politike antidemokratike që ka kaluar Partia Demokratike.

Por duhet të jetë më vital në inkursionin e tij të përditshëm politik

Sot Shqipëria është pa fare program ekonomik dhe pa program demokratik të ristrukturimit institucional të shtetit shqiptar. Në samitin e fundit, shqipëria nuk kishte paraqitur dot asnjë projekt dhe iku bosh. Turp! E vetmja gjë që paraqiti, ishin atletët e kryeministrit, kur gjëndja ekonomike në Shqipëri sot është në regres tërësor.

Selami duhet menjëherë t’i drejtohet botës akademike dhe të fillojë bisedimet me këtë botë në të gjithë universitetet shqiptare, për t’i kërkuar kësaj ndihmën e mendjes dhe intelektit të kultivuar shqiptar; sepse Basha do të tërhiqet, ngaqë nuk ka më asnjë rrugë tjetër.

Nga kjo krizë me rrënjë trefishe ku ndodhet Shqipëria: njëherësh – në moral, në ekonomi dhe në drejtësi; shqiptarët mund të dalin vetëm nëse i drejtohen realisht mendjes dhe intelektit shqiptar. Dhe kjo sot është e përqëndruar në dy pika: nëpër universitetet shqiptare si akademizëm, dhe nëpër institucionet perëndimore si i individë shqiptarë të kualifikuar në nivele të larta.

Eduard Selami duhet t’i drejtohet të dyjave, pa humbur kohë, dhe të shpallë ristrukturimin doktrinar të shtetit, tregut dhe ekonomisë shqiptare; dhe gjithçka në favor të prodhimit.

Partia Demokratike dhe e djathta shqiptare e ka pritur prej vitesh rifutjen e saj në perimetrin demokratik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe tani është tamam koha. Prandaj plani i Selamit duhet të jetë konkret dhe i shpalosur përpara shqiptarëve. Ai gjithashtu duhet të jetë një plan paqeje për të shuar plotësisht konfliktin e brendshëm dhe absurd të të djathtës shqiptare në funksion të partisë që do të drejtojë: bashkim maksimal i shtresave dhe rikrijim real i principit liberal të idesë së djathtë në Shqipëri.

E djathta shqiptare, si vizion dhe si ide liberale bashkëkohore njëherësh, ka nevojë për një bashkim të një spektri të gjerë dhe për një krijim ex novo të programit të saj demokratik drejt Bashkimit Europian. Eduard Selami e ka kapacitetin intekektiv individual për ta bërë këtë lëvizje dhe për ta fituar.

Shqiptarët po presin kthimin e të djathtës së tyre te burimi.

Dhe ajo domosdoshmërisht do të kthehet.

23 komente në “Pse Basha do tërhiqet nga gara për kreun e PD-së!”

  1. Tradita says:

    E djethta eshte ne Veri e jo Ne Jug o Ngjela. Rusit i sollen majtistt e Jugut e jo te djethtet e Veriut. Basha u tregoj se do te blihen votat. Dhe keshtu ndodhi. Tashme nuk ka asnje dyshim. E majta do te marre rrok llosjen.

  2. alphade says:

    Z. Ngjela ,eshte i vetmi artikull qe ke shkruar nder vite qe nuk me pelqeu
    dhe nuk e di PSE ? Po ju zoti Ngjela a e dini kete PSE-ne time ???

  3. kleptofagos says:

    “Basha do terhiqet nga gara, por Selami duhet te bashkepunoje me intelektin (?!) shqiptar, ketu dhe jasht vendit”. Lajm shume i bukur, per te qene i vertete .. Dyshoj se avokati, as vete nuk e beson.. Sweet dreams !!

  4. Arber I says:

    E djathta shqiptare nuk ka lindur akoma. Selami eshte po aq injorant ne ekonomi dhe teknologji sa edhe Rama. E vetmja gje e mire qe do t’i vije PD-se nga largimi i Bashes eshte shkeputja e saj nga perbindeshi Berisha.

  5. Beluli says:

    Anbasada amerikane ka ardhur koha qe me keta te dy kriminele,sepse kane dosje dhe llogari te hapura me drejtesine,te hape letrat.Ata kane materiale konkrete qe ne si popull i thjeshte nuk i disponojme dhe eshte momenti kritik kur i gjithe populli,i majte,i djathte apo i qendres,kerkon qe keta dhe te tjere si keta te ndeshkohen nga vetingu dhe nga ana tjeter te largohen nga politika.Te mos kene imunitet,te cilin kane gjithe keto vite qe e perdorin per te mos u ndeshkuar e per tu pasuruar cdo dite e meteper.Lul hollandezi tha se bera marreveshje me Edi Ramen ngaqe me detyruan amerikanet.Shume mire,amerikanet tani duhet ta detyrojne te qerohet ai dhe mentori i tij nga politika,si te degjeneruar e te perlyer ne krime,vjedhje e korrupsion.Kjo do te jete nje kontribut i cmuar per demokracine e vertete shqiptare.

  6. E verteta says:

    Je i sigurt zoti Ngjela qe mendja “intelektuale”, e intelektit shqiptar ndodhet ne Universitetet shqiptare?Une them qe jo!Kur ne ato Universitete te futen njerez shume te kualifikuar dhe me dije te plota, atehere do te thoja se po mund te kemi mendje te intelektit shqiptar.

  7. timonjer says:

    Ky Basha kerkon nje flete-rrufe se e mériton.Rrofte Partia!

  8. timo says:

    E ke kot Spartak. Selami është shumë flegmatik për të qenë lider. Një lidër ka nevojë për nervin ëndërimtar. Ai është tepër i flashkët. Pa ëndra për të ardhmen. Thjesht është një qenie e vyshkur. Kërko mos gjen një tjetër. PD është mykur. Kërko diku tjetër.

  9. spartaku says:

    Pse bene keshtu o zoti Ngjela? Po balluket e bukura ku do t’i krehin Basha po nuk qe krietar? Atij t’i rroje Deputeti sharqirit,Murrizi,se do t’a beje Lushnjen kryeqytet te Myzeqese.Murrizi do t’a mbeshtet Bashen,dhe Basha se shpejti do jete i madhi pd-ke. Stan Me lepura.

  10. Qytetari says:

    Nuk e kuptojme,kur flisni per lulin e saliun,qe duhet te largohen e te na lene rehat,JO JO do te thonim,Jo te largohen,por tu kontrollohen dhe tu konfiskohen jo vetem ketyre por te gjitheve qe kane qene e jane ne pushtet,qe mbas ..90es,se a i justifikojne tere keto pasuri qe disponojne? Dhe pse jo edhe te denohen.

  11. tarasi says:

    O Taku , ne regull e morem veshe je me amerikan se amerikanet , per arsyen me te vogel nxjer amerikanet ne skene , ndroje kaseten e magnetofonit se na merzite veshet, amerikanet andej , amerikanet ketej amerikanet lart e amerikanet poshte , po ty o derbardhe sikur te mbajne ata me buke amerikanet , e jo ne shqipot . Ekemi kuptuar qe nuk e honeps Sali berishen , dhe me te drejte , edhe une 100 here me shume , dhe kam dhe arsye, po ti per cdo gje nxjer ne shesh amerikanet. Mblidhe mendjen e beje top Taku , amerikanet kane nje politike unike dhe standarte , nuk nisen nga emrat , atyre u bere pune si duan dhe u je i nevojshem , nuk i prek ne kallo ?? je ne rregull per ta , je kunder ketyre qe tham me lart??, te zgerbythen me menyrat qe vetem ata dine , mbaroi Taku kaq e thjeshte eshte . ti ske cpune te besh , ke kunje me Salen , dhe duan apo nuk duan ata , na i sjell tek pragu i deres ( per amerikanet ) e kam fjalen , Ndeoroje brimen e cules se na i bere boze . Mua me vjen keq qe komentoj keshtu , se kam respekt per TY o Taku , je avukat me pervoje , por mos e tepro , per gjene me te vogel , do sjellim amerikanet , mos u merzit zotrote , po kane nevoje ata vine pa i ftuar ti , une e sala dhe kushdo , nuk pyesin per asgje , ata qe mbajne nje qendrim te tille , do te thote nuk na kane nevojen , do qe te vijne qe neser ???? bej nje deklarate ti qe : p.sh, Putin eshte i mire ….. hahahaha dhe do shikosh do ti kesh te dera e shtepise , keshtu qe leri rehat atje ku jane , te shikojme ne si shqipo cdo bejme per veten tone , ata mire jane .

  12. Miri says:

    Cfare faji ka PD,Selami apo Basha se Shqiperia nuk mori asnje euro ne samitin e fundi?.
    PD nuk eshte ne qeveri,Rama eshte Kryeminister dhe atij kerkoja programin ekonomik dhe projektet.
    Por sic duket sta mban te kritikosh Ramen o avokati i leshit!

  13. Ilir says:

    Basha, edhe të dojë nuk e lënë të tërhiqet. As mos e mendo Spartak Ngjela!
    Basha dje pohoi se paktin me Ramën e bëri nga presioni ndërkombëtar, në veçanti ai amerikan. Pas këtij pohimi deklaroi divorcin me Edi Ramën. Por, menjëherë pas këtij pohimi duhej të vinte edhe urdhri për tërheqjen e ministrave dhe drejtorëve të Bashës. E bëri? -Jo. Ky është Basha, o Taku !

  14. Shullazi ju pret says:

    Ky taku vehten e tij ku e fut 27 vjet !?Tek ish blloku i vjeter per krimet qe ka bere,tek blloku i ri i Salise kur ish dhe minister i drejtesise apo ne BURG!?

  15. Eri says:

    Ngjela, me bej nje shishqebab,nje dopio raki …me sill dhe nja dy hudhra te njoma…hecrrofsh..
    Po si vone e hape sot o Taku?!

  16. Z. Ngjela me kete shkrim sikur nuk ndjej pathosin tende patriotik?!
    Jo vetem kaq, por per Juve duket se mungon lider per Shqiperin dhe aludoni per ardhjen sa me shpejte te z. Salami me gjithe te djathten.
    Deri dije shkruaje ndryshe!
    Apo ke shpresuar ndonje poste ne qeverin e re qe nuk e shikon te realizuar…?
    Edhe sikur te vij e djathta me z. Salami, do ti duhet nje dy dekada te arrij nivelin e z. Rama
    Kur ti dhe une nuk dote jemi

    1. Rea says:

      Idjot, Rama morri 0 projekte.

  17. lili says:

    po cka eshte ky debil ketu qe na dell cdo here me palavra?
    Thirr ameriken ,edhe harron me na treguar se pikerisht amerika na vuri ‘bakshish Berishen e Bashen, bile edhe nje pashaport ia fali Bashes qe te rrugetoje pa pengesa..
    Na flet per te Djathten, ky qe ne cdo parti tentoj te futet pa zane vend askkund, edhe halla kujton se PDja eshte e Djathta shqiptare!!!!
    O idiot i katundi, mblidhi bile nje here mend , edhe mos llofos kot ..
    Pyetja tjeter eshte cfare borxhi i paska Mero ketij, qe na e servir cdo dite!

  18. kastro says:

    po pse i vini verdalle more shokeni,po PD u krijua nga Raamizi,kjo dihet.si mund te ece me shume.Kaq dhe shume eshte zvarritur.Shikohen qarte daullet e alarmit.Duket sikur Ramizi po e drejton perseri,nga atje ku eshte.Ne kete rast ”po e le”vendin edhe me keq,pa opozite.te gjithe jane te pare,te gjithe pretendojne,por Demokleu i vezhgon,po mpreh shpaten.shikoni si e takojne me radhe dhe nuk guxon askush te mendoje pamvarsisht prej tij,sales.Kjo po i fundos ne puseten e ujsjellsit Shkoder,asfiksi totale.

  19. PE says:

    Eh mor Taku, paske fillu peshkimin se nga Rama spo te del ndonje “qofte”.

  20. Fatosi-kosove says:

    Une mendoi se edhe z.Ngjela dhe gjithe shqiptaret duhet te bejne qmos qe basha te mos terhiqet as te hiqet nga PD,a e dini pse?
    Sepse keshtu PD e ka te sigurt shuarjen dhe per aq vite sa do zgjas shuarja do te jete opozite katastrofe siq thot jozefina qe para kater vitesh kur luli kishte pushtetin,pasi kishte bere lazarati republike dhe njerezit aty me targen PD-mos e prek,kuptohet lulzoi hashahsi dhe droga ne shqiperi,lazarati kishte buxhetin 4.5 here me te larte se shqiperia,pastaj i fali detin greqise,vrau njerez ne shesh ne memer te “drejtesise” dhe PD-s dhe kishte njerez qe i gezoheshi atyre vrasjeve,bile jozefina kercenonte deputetet e PS-s qe ateher ishin opozite se do ua kepuste zhelet po te flisnin per detin,te vraret,lazaratin etj,prandaj siq thot populli;
    “zullumi keputet nga se trashi”,qe do te thot se ka filluar te keputet dhe urojme qe me sa me pak pasoja ne njerez,sa per PD-n dhe udheheqesit e saj hengshin koken e tyre pasi kane shume zullume ndaj keti populli,e pjese e tyre ishin edhe topalli,patozi e shum te tjere,per dallim selami e bregu qe ishin çdo here kunder prandaj edeh u lane jasht listes per deputet e qe tash basha fajeson Edi Ramen per listen dhe katastrofen e PD-s!!!!!!
    Kjo eshte qmenduria,pasi shqiptaret ne vend se te ikin nga kriminelet pasi nuk mund ti eleminojne,tentojne ta shpetojne lul bashen,sali berishen e kriminel tjere bashke me fazlliqin sikur do behet qameti pa ta,sa me shpejte qe ta kuptoje fjalen e ish deputetit Namik Dokle kur para me shume se 15 vitesh deklaronte ne kuvend se nuk kane faj gjethet qe bien por shtaga qe godet mbi to,dhe i sugjeronte ish mbeshtetsve te PD-s ku bente pjese edhe jozefina,patozi,mustafaj e shume qe tash u zgjuan se nese duan PD-n duhet ta largoni sali berishen nga aty,pasi keshtu do te mbeten opozite tere jeten,prandaj sot eshte vertetuar ajo thenje e Dokles,vetem se ata qe duan shqiperine duhet te japin çdo gje nga vetja e tyre qe lul basha e sali berisha te mbeten kryetar te PD-s sepse keshtu shqiperia sdo sundohet kurre nga ta,sepse PD do te mbetet opozite çdo here e me e vogel dhe pa rendesi

  21. atlantide ! says:

    mos ha mut me ruset; o katunar . per ruset dhe amerikanet, duhe te kerkosh pakt miqesie globale . te dy bashke. udheheqin boten . po mbeshtete njeren ne dem te tjetres, je trap, cinik, lufte nxites, zhdukes i njerezimit ..derr hiqe si trim ti zgjebarak, a je ortodoks te pakten; i krishter ?? a besone te vlerat e krishterimiit ? je me erdoganin…. te qift kina ty,, megjithe ortodoksit pederast si puna jote … do t’i besh qejfin islamikeve, se s’ta mban, te shprehesh opsionin tend kristian dhe europian, hapur .

  22. Bogonica says:

    Z.Ngjela thote se nuk morem gje nga samiti i Triestes, se nuk kishim projekte? Une nuk e besoj kete.Nuk dashka qorri syte?! Pse?Sepse asnjehere nuk kam degjuar qe ne takimet e mepareshme te Procesit te Berlinit,pales shqiptare t,i jene kerkuar projekte me rendesi ekonomike kombetare apo rajonale.Edhe sikur te ishte e vertete kjo,pra pales shqiptare te ishte vene detyre per projekte,do gjendej ndonje klecke ne projekt per te mos u miratuar.Une jam i sigurte se pala shqiptare (madje edhe nga koha e qeverise Berisha) ka projekte per vepra te reja apo rikonstruksione sa te duash si,Porte Aeroporte,Rruge Interurbane,Autostarda,Rruge lokale etj,te cilat rrine ne sirtar per mungese fondesh.Por nga BE nuk ka ate preokupacion per Shqiperine,ka me shume preokupacion per Serbine se ajo ja ben me sy here Europes e here Putinit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje